Connect with Us

U pushtua nga flakët/ Cila është historia e Katedrales “Notre Dame”?

Aktualitet

U pushtua nga flakët/ Cila është historia e Katedrales “Notre Dame”?

Publikuar

-

Zjarri i rënë në Katedralen e Parisit shqetësoi qytetarët në mbarë botën.

Francezët janë përlotur teksa shihnin flakët që pushtonin një ndër ndërtesat historike në Paris dhe në botë, e cila çdo ditë vizitohet nga mijëra turistë.

Po cila është historia e Katedrales historike “Notre Dame”?

Katedralja e sotme e Shën Marisë së Parisit, dikur ka qenë tempull galo-romak ku mbi tempullin e rrënuar, u ngrit një kishë romanike.

Punimet për ndërtimin e Katedrales së Shën Marisë filluan me nismën e ipeshkvit të Parisit, Moris de Syli. Gurin e parë e bekoi dhe e vuri në themel, më 1163, Papa Aleksandri III. Pasi u ndërtua gjithë tempulli, në fund u përfundua edhe fasada me  kullat karakteristike. Simboli i Francës mund të zërë 6. 550 vetë.

Katër rozonet, lule të mëdha prej guri e qelqi, me diametër trembëdhjetë metra, mbi një balaustër shtatë metrash, janë kryevepra të papërsëritshme. Lakueshmëria e plumbit u krijon vetratave mundësinë t’i bëjnë ballë erës, ndërsa struktura e fuqishme prej guri e prej hekuri e mba prej shekujsh gjithë peshën e ndërtesës.

Sapo i afrohesh katedrales, gjëja e parë që të bie në sy, janë tre portalet: ai i veriut, kushtuar Virgjërës; qëndrori, Gjyqit të mbram, me Krishtin që vjen për të gjykuar të gjallë e të vdekur e me shtatoren e Shën Mëhillit, që shtyp nën këmbë shejtanin, si dhe portali i jugut, kushtuar Shën Anës me Krishtin.

Vjen, pastaj, galeria e mbretërve, ku mund të admirosh 28 mbretërit e Izraelit e të Judës, e sa e sa mrekulli të tjera arti, pa harruar se poshtë Katedrales është kripta më e madhe arkeologjike e Evropës, ku mund të lexosh gjithë historinë e Parisit.

Ndërmjet relikeve të Katedrales, kujtojmë një copëz dru nga kryqi i vërtetë i Krishtit, kurorën e ferrave dhe një nga gozhdat me të cilat qe mbërthyer Krishti në kryq.

Në fund të korit, një Zojë e Dhimbshme, vepër e Kostu, të kujton shpalljen e Virgjërës Mari, Pajtore e Francës nga mbreti Luigji XIII. E kjo ngjarje e madhe përkujtohet vit për vit me një procesion publik, që kremtohet më 15 gusht, festa e të Ngjiturit të Zojës në Qiell. /CNA.al

 

 

Aktualitet

“Si i mashtroi Rama studentët”/ Ish deputeti “i çjerr maskën”kryeministrit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama gjate takimit me studentet ne Gjirokaster

Ish deputeti demokrat Luciano Boçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ka renditur të gjithë mashtrimet që kryeministri Rama i ka bërë studentëve.

Duke iu referuar tarifave për vitin e ri akademik, Boçi shkruan se përgjysmimi i tarifave ishte një dhelpëri momentale e monumentale, për të zbutur zemërimin që mori përpara qeverinë Rama.

Postimi i plotë

Pas rritjes së mesatares që detyron të rinjtë shqiptarë t’i drejtohen eksodit akademik drejt vendeve të rajonit e drejt Evropës, vjen një tjetër goditje fatale për ëndrrat e tyre nga Rama.

Tarifat e Bachelorit, të cilat miratohen nga qeveria, nuk kanë konsideruar kërkesat e tyre protestuese.

Ato sërish janë të plota dhe penalizuese për familjet e studentëve.

Përgjysmimi ishte një dhelpëri momentale e monumentale, për të zbutur zemërimin që mori përpara qeverinë Rama.

Pakti për Universitetin ishte thjesht një Pakt për Mashtrimin e rradhës.

Edhe Karta e studentit ishte mashtrim, edhe tarifat, edhe kushtet e konvikteve e gjithçka.

Rama nuk mund të quhet Kryeministër më, për mijëra arsye, për mijëra grabitje, për mijëra mashtrime.

Në thelb Rama i urren studentët, sepse ata tronditën themelet e regjimit të tij të votës së vjedhur në bashkëpunim me krimin, të ekonomisë së vjedhur në mënyrë kriminale, të së ardhmes së vjedhur hajdutërisht.

Ai e urren universitetin, urren kërkimin shkencor, urren dijen, si njeriu i palarë që urren ujin.

E vetmja zgjidhje është protesta!!!!

Por tani jo vetëm e studentëve.

Duhet të jetë e tyre, e pedagogëve, kërkuesve shkencorë e qytetarëve solidarë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dikur prezantonte lajmet me gjoks jashtë/ Aktorja “çmend” meshkujt me fotot provokuese

Publikuar

-

Aktorja e “Duplex” Eliona Pitarka u bë e njohur fillimisht në “Zjarr TV”, ku prezantonte lajmet me dekoltenë komplet të hapur.

Më pas ajo nisi karrierën e saj si aktore në “Apartamentin 2XL” ku u identifikuar për format e saj perfekte, për të vazhduar në “Duplex”.

Së fundi Eliona është duke kaluar pushimet e verës në shtetin fqinj Greqinë, nga ku po “çmend” fansat me fotot provokuese./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi/ Çertifikimi i hotelerisë, bizneset i vendosin vetë yjet

Publikuar

-

Nga

Në Maj të vitit 2018 me një VKM, në zbatim të ligjit për turizmin u miratuan kriteret apo standardet që duhen të kenë hotelet, në bazë të pikëve që grumbullojnë për t’u certifikuar më pas me yje.

E gjitha kjo për të njohur jo vetëm standardet e hoteleve të cilat operojnë në vendin tonë, por për të ofruar edhe një shërbim akoma më cilësor duke bërë më pas që turisti i vendit apo i huaj të zgjedhë në bazë të kategorisë dhe po në bazë të kategorisë të paguaj, për të mos lënë vend për abuzime.

Por pavarësisht se standardet janë miratuar, certifikimi i subjekteve akomoduese, duke filluar nga bujtinat e vogla e deri tek resortet me pesë yje është ndaluar. Ministria pretendon se ky proces është ndaluar për t’i lëne kohë subjekteve për të plotësuar standardet, por nga ana tjetër kjo sjell një mos vlerësim apo ndarje të atyre që vërtet i meritojnë yjet dhe atyre që mashtrojnë duke vendosur yje mbi godinat e tyre.

Në vitin 2005-2008 ka qenë hera e fundit që është bërë certifikimi i disa hoteleve me yje, yje që i mbajnë edhe sot pavarësisht se standardet kanë ndryshuar apo nuk është bërë një rivlerësim për të parë nëse i kanë ruajtur standardet për yjet që kanë të vendosura.

Pavarësisht se nuk ka nisur ende certifikimi, edhe hotelet e reja, kanë vendosur mbi godina yje. Yje të cilat i vendosin siç mendojnë vet, por kjo sipas ministrit nuk mund të ndalet. Ata mendojnë se atë standard kanë, por nuk janë të certifikuar. “Unë nuk mund të ndalojë vendosjen e këtyre yjeve, ai që vuan është konsumatori i cili mund te mashtrohet në bazë të yjeve qe vendosen dhe shërbimit që merr” shprehet ministri Klosi.

Fiksi bëri një vëzhgim nëpër Tiranë, ku pavarësisht se nuk janë bërë certifikimet, yjet nëpër hotele nuk mungojnë. Madje edhe në hotele që janë ndërtuar së fundmi. Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizëm, ku aderojnë mbi 250 hotele pretendon se certifikimi është i domosdoshëm, pasi do të bënte përfundimisht ndarjen e drejtë, shërbim- pagesë që merr konsumatori.

“Do të merrnin fund edhe abuzimet me çmimet e larta pasi me vendosjen e yjeve do të vendosej standardi edhe çmimi do të përkonte me shërbimin, ndaj do të shmangte kështu mashtrimin që i behet turistëve vendas apo të huaj” shprehet Zak Topuzi për Fiksin.

Ndërsa Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, përdor fjalën “stopim” kur vjen puna tek mos nisja e certifikimit. Duke pretenduar që i duhet lëne kohë subjekteve për të plotësuar standardet, por nga ana tjetër kjo sjell një mosvlerësim apo ndarje të atyre që vërtet i meritojnë yjet dhe atyre që mashtrojnë duke vendosur yje mbi godinat e tyre./ Top Channel/

LEXO TE PLOTE