LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U pezullua nga ministrja Shahini/ Koni shpjegon arsyet e sulmit politik

15 Prill 2019, 19:49, Aktualitet CNA
U pezullua nga ministrja Shahini/ Koni shpjegon arsyet e sulmit politik

Rektori Mynyr Koni  u pezullua nga ministrja e Arsimit Besa Shahini.

Nga studio e lajmeve në ?Ora Neës? Koni tha se e priste një vendim të tillë pas sulmeve të fundit.

Sipas tij kryeministri Rama flet pa fakte, ndërsa pezullimi i ministres është krejtësisht politik.

Pjesë nga intervista:

Koni: E prisja sepse donin të legjitimonin të gjitha problemet nga të gjitha strukturat. Unë nuk kam përplasje me Kryeministri ai ka përplasje me mua, për shkak të detyrës që ushtroj dalë nga zgjedhjet legjitime të 20 prillit 2016. Në asnjë moment Rama nuk ka pranuar të diskutojë për problemet e univesitetit. Sulmi ka nisur në 14 shkurt 2018, kur kërkova pagesën e personelit, që ishte bllokuar. Kam dy veti: perfeksionin akadmik dhe menaxherial, kështu që Kryeministri flet pa fakte.

Vendimi i zonjës Shahini është politike, me porosi të veçantë Argumentet që ka bërë janë vetëm trillime pa prova dhe pa fakte.

Njuma: Vendimi që është marrë nga ana e ministres së Arsimit, a e konsideroni një cënim të autonomisë së Universitetit?

Koni: Absolutisht që po, sepse argumentat që ka paraqitur ministrja janë të pavërteta dhe më vjen keq që duhet ta them këtu, por janë edhe gënjeshtrime. Minimalisht zonja ministre duhet të kishte gjetur një hapësirë të kohës për të kontaktuar me rektorin e UT, gjë që nuk e ka bërë në asnjë moment. E kam takuar, por jo për probleme të Universitetit të Tiranës. /CNA.al

Lajmet e fundit nga