LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump i bën thirrje kompanisë Boeing të riparojë avionin 737 MAX

15 Prill 2019, 16:46, Aktualitet CNA
Trump i bën thirrje kompanisë Boeing të riparojë avionin 737

Presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje të hënën kompanisë Boeing që të riparojë avionin 737 MAX dhe t?i ndryshojë atij emrin, pas dy aksidenteve fatale të këtij avioni. Thirrja e presidentit vjen ndërkohë që rregullatorët e aviacionit në mbarë botën vazhdojnë të punojnë me kompaninë Boeing për një rishikim të sistemeve të këtij avioni, më i shituri i kompanisë, por që aktualisht është i pezulluar.

Presidenti Trump i bëri komentet ndërkohë që kompania Boeing përpiqet të rikthejë besimin tek avioni i saj më i shitur, burimi kryesor i fitimeve të firmës. Kompania Boeing me qendër në Çikago ka marrë rreth 5 mijë porosi, që mbulojnë rreth shtatë vjet prodhimi të firmës.

Shefi Ekzekutiv Dennis Muilenburg ka kërkuar falje në emër të tij dhe të kompanisë për jetët e humbura në dy aksidentet e fundit dhe ka premtuar se do të zgjidhë problemet në sistemet elektronike të avionit./VOA

Lajmet e fundit nga