LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Toka e parë nga sipër/Foto spektakolare që tregojnë ndryshimin tragjik të planetit tonë

15 Prill 2019, 10:53, Aktualitet CNA

Fotot spektakolare që do shikoni më poshtë që nga delta e lumenjëve më e madhe në botë në ?Gjirin e Bengalës?, tek një varrezë avionësh në Arizona janë vetëm disa nga 300 imazhet e sjella nga satelitët dhe janë aq të detajuara sa nëse do të printoheshin në formatin e tyre origjinal, do të zinin një hapsirë prej 9000 metrash katrorë, ekuivalente e 40 fushash tenisi.Një gjë që është e dukshme, është fakti që vit pas viti duket zgjerimi i qyteteve dhe se si ato bëjnë pjesë të tyren çdo hapsirë të fshatrave përreth. Mund të shihen dhe si një masë e madhe pyjesh janë kthyer përpara syve tanë në toka të mbjella me agrikulturë dhe se si akulli shkrihet nga maja e maleve dhe tokat e ngrira.

Kamerat e teknologjisë së lartë na tregojnë disa prespektiva të reja se si habitatet në Tokë kanë ndryshuar, si pjesë e dokumentarit më të ri të BBC-së ?Toka nga Hapësira?. Ata na sjellin dhe imazhe të jetës së egër në planetin tonë, si për shembull të një familje elefantësh që luftojnë me etjen apo një koloni të pazbuluar pinguinësh që përpiqen ti mbijetojnë ndryshimeve nga Ngrohja Globale.

Producentët e dokumentarit thonë se këto janë pamjet më vizuale dhe më të jashtëzakonshme që janë kapur ndonjëherë nga hapësira dhe i quan dëshmi të ndryshimeve që po përjeton planeti ynë.

 

Lajmet e fundit nga