LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sundimi i Ligjit në Shqipëri/ Basha i bën thirrje KE nga Ljubjana

15 Prill 2019, 14:45, Aktualitet CNA
Sundimi i Ligjit në Shqipëri/ Basha i bën thirrje KE nga Ljubjana

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ftuar nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin.

Basha ndodhet në Ljubjana për të marrë pjesë në këtë takim, nga ku ka folur për monitorimin e reformave nga KE, siç ka bërë në Bosnje dhe Hercegovinë.

?Monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015.

Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e Priebe për të monitoruar të gjithë sistemin e Sundimit të Ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri?,- tha Basha. /CNA.al

Lajmet e fundit nga