“Rama kundër pronës private”/ Tabaku i përmend vendimet e Strasburgut – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Rama kundër pronës private”/ Tabaku i përmend vendimet e Strasburgut

Publikuar

-

Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me atë që ka bërë qeveria Rama kundër pronës publike dhe private në 6 vite qeverisje.

Tabaku duke iu referuar raportit të Gjykatës Europiane të Strasburgut shkruan se Shqipëria zë vendin e parë në Europë përsa i takon çështjeve të pronësisë.

Sipas Tabakut, gllabërimin e pronës publike e gjejmë tek rasti i kompanisë “Fusha Shpk” e cila do të merrte në pronësi tokën tek teatri kombëtar.

Postimi i Tabakut:

Cfarë ka bërë qeveria Rama kundër pronës private dhe publike në 6 vite!

Gjykata Europiane e Strasburgut; vetëm vitin e kaluar 14 milionë Euro dëme për shtetin, i jep të drejtë pronarëve të ligjshëm!

Në raportin e fundit të Gjykatës Europiane mbi çështjet në gjykim dhe vendimet e saj, Shqipëria zë vendin e parë sa i takon çështjeve të pronësisë. Plaga e buxhetit të shtetit, ekonomisë por edhe pronarëve vazhdon të lëngojë ndërsa drejtësia kërkon të zbatohet. Fatkeqësisht, qeveria dhe njerëzit që drejtojnë atë në gjashtë vite kanë prodhuar vetëm ligje që nuk shërojnë plagët por i përkeqësojnë.

Vendimi i parë i qeverisë Rama ishte ai i tjetërsimit të 18 000 Ha prone të vendosura nga qeveria e fundit demokratike në dispozicion të pronarëve për kompensim fizik, të cilat i kaluan ministrisë së bujqësisë dhe që kurrë nuk u vendosën në përdorim. Vendimi i dytë ishte dhe më arbitrar, votimi i një ligji investimesh strategjike me përcaktimin që prona e pronarit merret nga shteti për një shumë qesharake dhe i falet investitorit. Një ligj që ka hapur një sërë problemesh sidomos në brigjet e jugut të Shqipërisë. Më pas do të vinte radha e ligjit të Kompensimit të Pronave, që nuk u kthente kurrgjë pronarëve dhe u kompensonte vetem një pjesë të vogël të shumës së pronës. Kjo e fundit llogaritej mbi çmimin e pronës në vitin 1945. Pra një pronë në mes të Bllokut do të vlerësohej me çmimin e vitit 1945 dhe do të kompensohej jo 100% nga qeveria me atë çmim. Sot pronarët po detyrohen të firmosin kontrata për kompensim të vetëm 20% të vlerës së pronës.

Natyrisht, çdo vendim i qeverisë në dëm të pronës private shoqërohej me një gllabërim të saj ndaj pronës publike. Shembullin më të mirë të kësaj lidhje e gjejmë në Ligjin Fusha. Ky ligj special i destinuar për firmën FUSHA shpk që do të prishte teatrin kombëtar, do të mundësonte ndërtimin e 8 kullave atje ku sot ndodhet godina historike e teatrit. Gjithashtu shkatërrimin e pedonales, për të cilën BE ka shpenzuar 2 mln euro.

Qeveria qendrore dhe kryeministri, vendosën të nxjerrin në punë parlamentin për të firmosur një dhuratë që kish bërë ndërmend t’ia jepte Fushës. Ndërsa kryebashkiaku Veliaj, imitoi deri në detaj shefin e tij duke shkelur me të dyja këmbët ligjin e pushtetit vendor. I dhuroi kompanisë Fusha shpk një sipërfaqe në pronësi të Bashkisë Tiranë pa 2/3 e votave në Këshill Bashkiak. Pjesa e mbetur e sipërfaqes, është në pronësi të pronarëve privatë të cilët nuk i kanë dhënë asnjë firmë për ndërtim kompanisë Fusha shpk. Por, siç duket Fusha do të përdorë pushtetin e qeverisë për t’ua marrë me përdhunë.

LEXO EDHE:  Lutja e Kryemadhit/ “Zoti na faltë që sollëm në pushtet Edi Ramën”

Hapi i radhës i qeverisë Rama, në kurriz të pronarëve, është krijimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare. Një projektligj që kanalizon çdo pronë publike (dhe private që është në administrim publik) të qytetarëve në duart e kryeministrit (Arkitektit real të këtij projektligji). Kjo korporatë, për të qenë mbi ligjin pasi është një feud personal i kryeministrit, do të jetë e përjashtuar nga Ligji i Prokurimit Publik. Korporata e Investimeve Strategjike është gjetja më e fundit djallëzore me të cilin Kryeministri angazhohet për të fundit herë për të marrë çdo lloj prone publike dhe private në vend.

Pikërisht nën frymën e projektligjit për Korporatën e Investimeve Strategjike si dhe ligjit të Investimeve Strategjike u shkrua dhe VKM 708 e datës 27.02.2019, në të cilën qeveria rishtetëzonte pronat private në jug të vendit. Do të ishte fati me pronarët, pasi në mungesë të një Gjykate Kushtetuese (që mungon prej 1 viti), qeveria Greke ndërhyri duke pyetur deri edhe komisionerin Hahn për problemin e pronave në Shqipëri. Ndërkohë që qeveria shqiptare vazhdon të mashtrojë delegacionin e BE dhe shqiptarët mbi plotësimin e kushteve të vendosura, ku prona është prioritet kyç. Pasi në fund të ditës, kushti i pronës nuk është plotësuar nga qeveria Rama dhe fatkeqësisht për pronarët sjellja e qeverisë ndaj pronës private është përkeqësuar.

Aktualisht, qeveria e ka shtyrë edhe për pak kohë implementimin e VKM-së që do t’i hapte rrugë thjeshtëzimit të kalimit të këtyre pronave në buxhetin e kompanisë personale të kryeministrit Rama. E cila nëse do të krijohet do të jetë pronarja më e madhe në Shqipëri, duke shndërruar kështu Edi Ramën në hajdutin më të madh të pronave në rajon.

E të mos harrojmë VKM pa fund që japin me 1 euro pronat e pronarëve bizneseve në përdorim, asnjë vendim real për kthim prone në 6 vite të funksionimit të agjensisë dhe dhjetëra shtëpi që shemben në shkelje të ligjit duke flakur banorët jashtë tyre.

Ka ardhur koha që prona të vlerësohet dhe pronari të respektohet. Projekti i PD jo vetëm që nuk lidhet me tjetërsimin e pronës dhe as shtetëzimin e tij për interesa personale. Përkundrazi, projekti jonë për pronën dhe tokën lidhet pashmangshmërisht me ekonominë dhe rigjallërimin e saj. Prona e pronarit të mos jetë më plaçka e zilisë që qeveria dëshiron ta gllabërojë, por të jetë e drejta që e gëzon i zoti. Parimi jonë ndaj pronës është po aq i shenjtë sa ndaj Zotit, familjes dhe atdheut./CNA.al

Aktualitet

Ana e errët e komisionerëve të vettingut/ Kërkohet shkarkimi i Luan Dacit dhe Ardian Hajdari

Publikuar

-

Ish-prokurorja dhe ish-anëtarja e KLP, Antoneta Sevdari, ka kërkuar procedim për dy anëtarët e KLP,  Ardian Hajdarit dhe Luan Dacit me anë të dy letrave drejtuar Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Sevdari ka kërkuar gjithashtu edhe mbarimin e mandateve të këtyre dy gjyqtarëve.

Ajo argumenton se ata kanë qenë figura të papërshtatshme për të dhënë vendimin për shkarkimin e saj.

Sevdari ka shkruar ndër të tjera se çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, ndërsa paralajmëron se vendimin për shkarkim do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut.

Konkretisht ajo shkruan se Ardian Hajdari nuk plotëson kushtin “të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administrative ose sfera të tjera të së drejtës”…. Ardian Hajdari, e ka mesataren në studime 6,44 në këto kushte ai nuk përmbush kushtin e parashikuar në germën d) të pikës së dytë të nenit 6 të ligjit 84/206, pra notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj”.

Ndërsa për anëtarin tjetër, të KPA, Luan Daci, ajo shkruan: Nga procesverbali i mbledhjes së KLD-së i datës 18.11.2016 rezulton se z. Luan Daci ka aplikuar për vendet vakante të shpallura nga ky institucion në pozicionin e “Gjyqtarit të Shkallës së Parë”. Komisioni i Shqyrtimit të kandidaturave për vendet vakant të Gjyqtarit të Shkallës së Parë, ka skualifikuar z. Luan Daci nga gara për shkak se nuk plotëson kushtet ligjore. Sipas këtij procesverbaliky kandidat me vendimin nr.06 datë 24.12.1997, është shkarkuar nga detyra…. Luan Daci nuk plotëson kushtin “të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administrative ose sfera të tjera të së drejtës”….

LEXO EDHE:  "Epshi i papërmbajtur i sundimtarit"/ Ish-Ministri thirrje për të ndaluar Ramën

Një tjetër pikë, e përmendur në kërkesën e Antoneta Sevdarit është edhe se të dy këta anëtarë të KPA, nuk e njohin mirë gjuhën angleze, një tjetër kusht ky për të qenë pjesë e Vetting.

Seanca gjyqësore publike për Antoneta Sevdarin u zhvillua më 25 shkurt, teksa ishte Komisioneri Publik që kishte apeluar vendimin e shkallës së parë, atë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e konfirmonte atë në detyrën e prokurores prej 18 korrikut të vitit të kaluar.

Pavarësisht kundërshtive të subjektit të rivlerësimit Sevdari ndaj konkluzioneve përfundimare të paraqitura nga Komisioneri Publik, pasi i konsideronte të pabazuara në ligj dhe në faktet e provuara gjatë hetimit administrativ të KPK-së, ajo u shkarkua të enjten e 28 shkurtit të këtij viti.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Emisioni i fundit/ Arbana Osmani “mallëngjehet” dhe zbulon prapaskenat e “Dua të të bëj të lumtur”

Publikuar

-

Para pak ditësh moderatorja Arbana Osmani paralajmëroi fundin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” i cili do te përfundojë mbrëmjen e sotme.

Emisioni i cili sjell histori prekëse përmes personazheve reale është bërë një ndër më të ndjekurit nga shqiptarët duke arritur me mijëra klikime në platformën “Youtube” dhe komente të shumta në rrjetet sociale si “Facebook” apo “Instagram”.

LEXO EDHE:  Ramën e kishte gjetur belaja me Tut Kokëmadhin/ Bashës ia nxinte jetën Çim Lopa

Arbana është bërë nostalgjike dhe ka postuar disa foto nga regjistrimi i parë e deri në selfiet që i dërgonte mamasë dhe përgatitjet për mbrëmjen e sotme.

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Paralajmërojnë ekspertët/Mos përdorni fisha publike për karikim, ja çfarë i ndodh telefonit tuaj

Publikuar

-

“Të përdorësh një fishë publike karikimi është njëlloj si të gjesh një furçë dhëmbësh në mes të rrugës dhe ta fusësh në gojë”. Kështu është shprehur për Forbes, zv.presidenti i X-Force Threat Intelligence, Caleb Barlow.

Nëse ju ndodh që nuk keni karikim dhe e vendosni telefonin në vende publike ekspertët paralajmërojnë se nuk duhet ta bëni.

Sipas tyre, portat USB të rimbushësve publikë mund të jenë të modifikuara nga njerëz që kanë qëllime të këqia.

LEXO EDHE:  A i shërben Bindja Edi Ramës?/ Përgjigjet Astrit Patozi

Në një rast të quajtur “juice jacking” kriminelët e kibernetikës mund t’i modifikojnë portat USB dhe t’u instalojnë viruse të cilët mund t’ju vjedhin të dhënat tuaja personale.

Pas komprometimit të portës së karikimit hakerat mund të vjedhin lehtësisht një gamë të gjerë të të dhënave, duke përfshirë këtu mesazhet tuaja, postën elektronike, fotot dhe kontaktet.

 

 

Burimi:https://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-7068881/Airport-charging-stations-risk-juice-jacking-experts-warn.html?ito=social-facebook&fbclid=IwAR28t54pYE7fB99DWHf6sw9xjDaiv8YGkVheff6TtPqEFag_KEcry7dr05g

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

kryeministri edi rama ne zyre kryeministri edi rama ne zyre
Aktualitet11:07 - 25 Maj, 2019

“Rama nuk ndalon së vjedhuri”/ Ish-deputeti denoncon skandalin me koncensionet

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj, ka reaguar sot lidhur me dy koncesione që sipas tij, po përdoren për vjedhje të mëdha...

Aktualitet20:34 - 24 Maj, 2019

Profecia e Presidentit serb: “Shqiptarët do të përballen me probleme të shumta”

Aleksandër Vuçiç, presidenti në detyrë i Serbisë ka thënë sot gjatë një konference shtypi se është i gatshëm të nëshkruajë...

Aktualitet19:51 - 24 Maj, 2019

Senati i SHBA konfirmon emërimin e Ambasadores së re në Shkup

Senati i SHBA-së votoi mbrëmë emërimin e Kejt Mari Bërns si ambasadore e re në Maqedoninë e Veriut. Kandidatura e...

kryeprokurorja arta marku kryeprokurorja arta marku
Aktualitet19:44 - 24 Maj, 2019

Siguria në burgje/ Arta Marku firmos zbatimin e regjimit 41/bis

Në burgjet shqiptare do të fillojë të zbatohet regjimi 41-biz, i cili i ndalon të denuarit të komunikojnë me persona...

Aktualitet18:35 - 24 Maj, 2019

Njëzet akuza të reja në rastin “veteranët” në Kosovë

Prokuroria Themelore në qytetin e Pejës në Kosovën perëndimore, tha të premten se ka ngritur 20 aktakuza ndaj 21 personave...

Aktualitet15:54 - 24 Maj, 2019

Protesta e nesërme/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të distancohen nga protesta e nesërme...

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

Trending

Read previous post:
Eufori kineze në Dubrovnik/ Kina shpëtimtarja e Ballkanit?

Një numër kontratash nënshkruan me Kinën pjesëmarrësit e samitit të grupit 16+1 në Dubrovnik. Ndërkohë që Europa Lindore e Juglindore...

Close