Nuk plotësoi kërkesat e studentëve?/ Zëvendësohet Mynyr Koni – CNA
Connect with us

Aktualitet

Nuk plotësoi kërkesat e studentëve?/ Zëvendësohet Mynyr Koni

Publikuar

-

rektori i universitetit te tiranes, mynyr koni, ne zyre

Dy ditë i janë dashur Ministres së Arsimit Besa Shahini për të gjetur rektorin e ri.

Kështu rektor në Universitetin e Tiranës është komanduar  Bernard Dosti.

Mynyr Koni, është pezulluar nga detyra para dy ditësh nga ministrja Shahini e cila kërkoi nga presidenti Ilir Meta shkarkimin e tij.

Koni, u shkarkuar pasi nuk ka reaguar në lidhje me plotësimin e kërkesave të studentëve.

Të paktën këtë arsyetim përdori ministrja Shahini, në momentin që njoftoi pezullimin e tij./CNA.al

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ Ekstradohet nga Greqia 36-vjeçari

Publikuar

-

By

Një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe vjedhje me armë, është ekstraduar nga Athina drejt Shqipërisë.

Mësohet se Interpol Tirana ka kryer ekstradimin nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar Ali Toskaj, 36 vjeç, lindur në Fier.

Toskaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin në vitin 2017 e ka dënuar me 16 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana – Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen  dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Ali Toskaj, 36 vjeç, lindur në Fier.

Shtetasi Ali Toskaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin në vitin 2017 e ka dënuar me 16 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Gjithashtu, po nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar G.B., 48 vjeç, pasi autoritetet Greke të drejtësisë kanë miratuar ekstradimin e tij, drejt vendit tonë.

Shtetasi G.B. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale,” Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tyre në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nuk ndalet Dritan Dajti/ I kundërvihet prokurorisë

Publikuar

-

By

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila pranoi gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, dhe e dënoi këtë të fundit me 25 vite burg, organi i akuzës bëri rekurs në Gjykatën e Lartë.

Por, Dritan Dajti ka vendosur sërish të sfidojë drejtësinë, duke bërë kundër rekurs ndaj Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda.

Sipas gazetarit të Report TV, Arsen Rusta, me argumentin se ankimi i prokurorisë së Apelit nuk është bërë nga prokurori i dosjes, por nga një tjetër, Dajti pretendon të mos pranohet rekursi i prokurorisë, si i bërë në kushte joligjore. Kujtojmë se tre muaj më parë, Dajti iu hoq dënimi i përjetshëm dhe dënua përfundimisht me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve, pas 10 vitesh proces. Vendimi u diskutua gjatë në opinionin publik, ndërsa ndaj gjyqtarëve që dhanë vendimin ka nisur edhe një hetim për “Korrupsion pasiv”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Interi hap thesin/ 70 milionë euro për sulmuesin 23-vjeçar

Publikuar

-

Interi është gati të bëj çmendurinë e radhës në merkato. Skuadra zikaltër nuk po kalon një moment të mirë dhe shpenzimet kanë qënë me pikatore në vitet e fundit. Por duket se prezenca e Beppe Marotta dhe financat e shëndosha të Grupit Suning do të rikthejë shpenzimet marramendëse. Kështu të paktën informon edhe prestigjozja “France Football” që konfirmon se Inter ka shfaqur interes për xhevahirin e Ligue 1, Nicolas Pepe.

Sulmuesi i Lille po shkëlqen në këtë sezon dhe Inter është gati të bëj çmendurira për ta “rrëmbyer” e për ta sjellë në Milano. Lille nuk e lëshon bomberin nga Bregu i Fildishtë për një shifër më të vogël se 60 milionë euro, ndërkohë që Inter është e gatshme ta kalojë atë shifër. Sipas “France Football”, zikaltërit do të ofrojnë rreth 70 milionë euro për kartonin e 23 vjeçarit.

Një shifër ekstreme për një futbollist të ri, i cili në të ardhmen mund të bëhet një nga kampionët më të mëdhenj në fushën e blertë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:49 - 24 Prill, 2019

Pritje vllazërore/ Udhëheqësi komunist Kim Jong Un mbrin në Rusi

Sikurse ishte paralajmëruar, udhëheqësi komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbriti në qytetin port të Vladivostokut, në rajonin...

Aktualitet18:30 - 24 Prill, 2019

KQZ nuk çertifikon kandidatët e Listës serbe për zgjedhjet në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i certifikoi katër kandidatët e subjektit Lista serbe, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e...

Aktualitet18:22 - 24 Prill, 2019

Gjykata vendos masën e arrestit shtëpiak për 10 gra të kthyera nga Siria

Një gjykatë në Prishtinë vazhdoi të mërkurën dëgjimin e një grupi grash të kthyera nga Siria, nën dyshimet për përfshirjen...

Aktualitet10:28 - 24 Prill, 2019

Luftë kundër dhunës seksuale në rajonet e krizave

Me nismën gjermane Këshilli i Sigurimit të OKB kërkon me një rezolutë që komuniteti botëror të luftojë më ashpër dhunën...

Aktualitet19:04 - 23 Prill, 2019

Rusia do të marrë me qira portin sirian të Tartusit

Medie të të dyja vendeve raportojnë se përfaqësues të qeverisë ruse kanë zhvilluar konsultime me Presidentin Assad për një marrëveshje....

Aktualitet18:32 - 23 Prill, 2019

Kim Jong Un dhe Vladimir Putin takohen të enjten në Vladivostok

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të udhëtojë këtë javë drejt qytetit rus të Vladivostokut për një...

Aktualitet18:26 - 23 Prill, 2019

Gratë e kthyera nga Siria nën hetime për përfshirje në terrorizëm

Rënia e grupit militant Shteti Islamik, që dikur kontrollonte mbi 100 mijë kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë...

Aktualitet09:16 - 23 Prill, 2019

Fitorja e Selenskyjt në Ukrainë/ Shpresa e lindur nga zemërimi

Në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë aktori i komedisë, Volodymyr Selenskyj arriti një rezultat rekord. Pse i besojnë atij kaq shumë...

Aktualitet16:54 - 22 Prill, 2019

Vrau bashkëshorten dhe gruan e djalit/ Zbulohet arsyeja e krimit

Vrasja e trefishtë në lagjen Dardania në Prishtinë ka tronditur vendin. Një burrë ka vrarë gruan e djalit, gruan e...

Aktualitet14:56 - 22 Prill, 2019

Horror në Prishtinë/ Tre të vrarë me armë zjarri 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Prishtinë. Policia e Kosovës bën të ditur se tre...

Aktualitet14:42 - 22 Prill, 2019

Zeng Yi në Firenze, Kina në një shkrepje fotografike!

Intervistoi Dr. Dritan Haxhiraj: Prof Rocca, Ju jeni Drejtori i Akademisë së Arteve te Bukura të Firences, kohët e fundit...

Aktualitet14:00 - 22 Prill, 2019

Tragjedia në Sri Lanka/Miliarderi i ASOS humb tre fëmijët e tij

Numri i të vdekurve në sulmet e Sri Lanka është tani në 290, pas një serie shpërthimesh në kishat dhe...

Aktualitet11:23 - 22 Prill, 2019

Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova në balotazh/ Vendosin votat e Rekës

Në Maqedoninë e Veriut u mbajt dje raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në balotazh u kualifikuan dy kandidatët maqedonas....

Aktualitet09:47 - 22 Prill, 2019

Bilanc lufte/ 290 të vdekur, mbi 500 të plagosur  

Ka shkuar në 290 numri i personave që kanë ndëruar jetë, ndërsa 500 të tjerë kanë mbetur të plagosur në...

Aktualitet09:27 - 22 Prill, 2019

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Pendarovski fiton raundin e parë 

Stevo Pendarovski, kandidat i 31 partive në pushtet të udhëhequr nga Lidhja Social-Demokrate, është shpallur fitues në raundin e parë...

Aktualitet23:31 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale/ Kandidati Blerim Reka fiton komunat shqiptare

Blerim Reka, kandidati shqiptarë në garën për president të Maqedonisë së Veriut, ka dalë kryesues në shumicën e vendbanimeve shqiptare,...

Aktualitet23:01 - 21 Prill, 2019

Numërohen 70 % e votave/ Mësoni kush e kryeson garën për President i Maqedonisë

Burimet më të fundit nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin se janë numëruar rreth 70 % e votave....

Aktualitet22:28 - 21 Prill, 2019

Komediani mposht bisnesmenin, zgjidhet president i Ukrahinës

Presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko, përfundimisht e pranoi humbjen, duke i njohur fitoren rivalit të tij në zgjedhje Volodimir...

Aktualitet21:16 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni/ Kandidati shqiptar fiton Gostivarin

Burime nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, kanë publikuar në ueb faqen e vet zyrtare rezultatet e para...

Aktualitet20:23 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale maqedonase/ Ja pjesëmarrja në komunat me shumicë shqiptare

Shqiptarët janë faktor determinues në përcaktimin e kandidatit fitues të garës për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo...

Aktualitet20:15 - 21 Prill, 2019

Forcohet aleanca e populistëve para zgjedhjeve europiane

Euroskeptikët bashkojnë forcat para zgjedhjeve europiane. Tani edhe kryetarja e „Bashkimit Kombëtar“ francez, Marine Le Pen iu bashkua aleancës së...

Aktualitet20:11 - 21 Prill, 2019

Edhe sa kohë do të qëndrojë në post Angela Merkel?

Largim i parakohshëm i Merkelit? Për këtë po flitet shumë. Në fokus është vendosur kryetarja e re e CDU-së, Annegret...

Aktualitet20:02 - 21 Prill, 2019

Fitore apo balotazh?/ Përfundon votimi për Presidentin e Maqedonisë së Veriu

 Ndërkohë që konform ligjit zgjedhor, ora 19.00 ka sjellë mbylljen e të gjitha qendrave të votimit, duke i dhenë fund...

Aktualitet18:41 - 21 Prill, 2019

Ukrainë, kandidatët presidencialë në balotazh

Zgjedhësit në Ukrainë u drejtuan sot tek kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit. Balotazhi ka...

Aktualitet18:30 - 21 Prill, 2019

Po merrte pjesë në një ceremoni mortore/ Rrihet lideri i opozitës

Lideri opozitar, megjithse mbrohej nga Njësia e Operacioneve Speciale e policia, pasi u mor nga zona ku ndodhej, është dërguar...

Aktualitet16:49 - 21 Prill, 2019

Maqedonia e Veriut në zgjedhje/ Shqiptarët dynden në kutitë e votimit

Në Maqedoninë e Veriut, sot po mbahen zgjedhjet presidenciale. Në garë për të parin e shtetit janë tre kandidatë, Blerim...

Aktualitet16:42 - 21 Prill, 2019

Votimet në Maqedoninë e Veriut/ OSBE vlerëson procesin

“OSBE e ndjek procesin zgjedhor me 250 vëzhgues të sistemuar nëpër tërë vendin, ndërsa procesi deri më tani po zhvillohet...

Aktualitet16:18 - 21 Prill, 2019

Kina “pushton” Europën/ KE pritet të marrë vendimin drastik

Siç shkruan BBC, invesitimet e Kinës po përhapen gjithmonë e më shumë në Europë dhe kjo gjë ka shtuar ankth...

Trending

Read previous post:
Eufori kineze në Dubrovnik/ Kina shpëtimtarja e Ballkanit?

Një numër kontratash nënshkruan me Kinën pjesëmarrësit e samitit të grupit 16+1 në Dubrovnik. Ndërkohë që Europa Lindore e Juglindore...

Close