Connect with Us

“Nuk më pëlqeu e ktheva”/Këngëtari i njohur e thotë troç mendimin për kolegun e tij

Kryesore Show Biz

“Nuk më pëlqeu e ktheva”/Këngëtari i njohur e thotë troç mendimin për kolegun e tij

Publikuar

-

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Dani ka folur sot në emisionin e mëngjesit për një projekt të ri muzikor të punuar nga kantautori Irkenc Hyka.

I ftuar në #Gjesi në “T7”, Dani ka thënë se shumë shpejt do të publikojë edhe dy projekte solo, për të cilat është duke punuar.

Njërën prej këtyre këngëve ia ka realizuar kantautori Irkenc Hyka, por Danit nuk i ka pëlqyer dhe ia ka kthyer kantautorit për ta punuar sërish.

Ai tha se pret që Irkenci t’i realizojë një tjetër këngë sepse beson që ai mund të bëjë më shumë.

“E kam incizuar këngën edhe e kam përfunduar krejt, por kur e mora dhe e dëgjova nuk më pëlqeu, nuk ju pëlqeu as djemve e as shokëve, asnjërit nuk na ka pëlqyer”, tha ndër të tjera Dani.

 


Këngëtari i njohur do të publikojë të shtunën projektin e tij më të ri muzikor.

Aktualitet

Pyetja që “pushtoi” rrjetin/ E “zhduku” apo jo kërthizën Xhensila Myrtezaj?

Publikuar

-

Ditën e djeshme një foto e këngëtares Xhensila Myrtezaj pushtoi të gjitha mediat. Këngëtarja u akuzua nga fansat se në foton e saj të fundit kishte përdorur photoshop.

Ndërkohë Xhensila reagoi duke publikuar një video, ku tregonte se kërthiza e saj ishte shumë e vogël dhe nuk kishte përdorur fotoshop.

Gjatë një kërkimi të vogël në Instagramin e këngëtares gjetëm foton e mëposhtme ku shumë qartë mund ta dallojmë pjesën e kërthizës.

Ndërkaq po iu paraqesim të dyja fotot dhe krahasimin bëjeni vetë./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Artiste me vokal dhe potencial të lartë?/ Fansi “ngre në qiell” Luana Vjollcën

Publikuar

-

Moderatorja Luana Vjollca është kritikuar shumë herë për pasionin e saj për muzikën. Megjithëse ka korrur shumë suksese me projektet e fundit muzikore, të shumtë janë ata që komentojnë se nuk është një këngëtare.

Por jo të gjithë mendojnë kështu pasi për fansat e saj ajo është një artiste me vokal dhe potencial të lartë.

Në njërën nga fotot e publikuara në Instastory, Luana ka treguar vlerësimin që i ka bërë një nga fansat më të zjarrtë të saj dhe për këtë moderatorja është emocionuar pasi e shoqëron postimin me fjalët Wa waaaa dhe emoji me sytë më zemra./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arbana Osmani surprizon fansat/ Publikon foton që po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

arbana emision

Ajo është një nga moderatoret që publiku e do shumë dhe e mbështet në çdo dalje të sajën në ekran.

Arbana Osmani po përflitet shumë në shtypin rozë për lidhjen e saj me regjsiorin e “Dua të të bëj të lumtur” Eduart Grishaj.

Megjithatë, moderatorja ka zgjedhur të heshtë përsa i përket kësaj teme dhe ka vendosur t’i shijojë në maksimum pushimet e saj me familjen.

Moderatoren e kemi parë gjithnjë të kuruar dhe së fundi na befasoi me foton ku shfaqej e sapo zgjuar nga gjumi dhe pa make up.

LEXO TE PLOTE