LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Prokuroria në Partinë Socialiste/ Zbardhet pasuria e "shefit" të Arta Markut

15 Prill 2019, 10:28, Aktualitet CNA
Nga Prokuroria në Partinë Socialiste/ Zbardhet pasuria e

Vettingu në politikë, do të hidhte dritë me pazarllëqet e politikanëve. Jo se nuk dihen, por e konfirmuar zyrtarisht ashtu siç po ndodh me gjyqtarë dhe prokurorë, do të kishte një peshë tjetër.

Njëherësh me zbardhjen e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në kuadër të procesit të Vettingut, CNA.al, ka vijuar edhe me pasuritë e politikanët, pa dallim krahu politik.

Deputeti socialist Ulsi Manja i njohur në publik si kumbari i Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku, do të jetë në objektivin e CNA.al si në aspektin e pasurisë edhe në kënvështrimin e politikanit.

Kujtojmë se në qershor të vitit 2009, Ulsi Manja është bërë pjesë pjesë e listës konkuruese të PS në Qarkun e Dibrës dhe nga Korriku i vitit 2010 është Drejtues i Degës Lokale të PS Dibër. Ndërsa në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 ai është zgjedhur Deputet i Dibrës në Kuvendin e Shqipërisë, ku vijon të jetë ende.

Manja ka qenë shpesh objekt akuzash nga PD për një sërë çështjesh, por kryesisht në lidhje me kryeprokuroren Arta Marku.

Sipas PD-së, ka qenë Ulsi Manja, që e “peshkoi” Markun nga prokuroria e Shkodrës me qëllim që ta përdorte më vonë për interesa politike.

Arta Marku është ish-kolege e deputetit socialist Ulsi Manja, madje e ka pasur shef atë në Shkodër.

Kujtojmë se Marku u zgjodh në krye të Prokurorisë së Shtetit, mes tymit dhe flakadanëve.

Ndërkohë, Manja është jsutifikuar duke përdorur CV e Arta Markut.

“Të punosh për 15 vite në Prokurorinë e Shkodrës, në të cilën dihen problematika e shumta që ka, të jeni të bindur se janë prokurorë të fortë nga karakteri dhe me integritet. Pse ka bërë çudi zgjedhja e zonjës Marku në atë post? Sepse ne jemi mësuar që figurat e larta t? i gjejmë vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera ka prokurorë me integritet. Kam qenë eprori i saj në Prokurorinë e Shkodrës. Zonja Marku ka hetuar krimet nga më të rëndat në Prokurorinë e Shkodrës, si krimet kundër jetës si dhe ka qenë kryetarja e TASK- FORCËS anti- korrupsion”, ka thënë Manja më herët për mediat, duke mos e mohuar se ka qenë ai që e ka sjellë Markun në Tiranë.

Sa i përket pasurisë, rezulton se Manja, ndryshe nga kolegët e tij burimet e të ardhurave i ka paga.

Më poshte po sjellim deklaratat e pasurisë, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Viti 2013

Paga dhe shpërblime si deputet në vlerën 788 319 lekë.

Mbyllur llogaria ne nje banke te nivelit te dyte ne vleren 15 000 leke.

Karte krediti ne nje banke te nivelit te dyte ne vleren 250 000 leke.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si deputet, 2 781 820 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 185 590 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 315 915 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 20 455 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si deputet, 2 873 391 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 875 180 lekë.

Të ardhura nga shitja veturës tip Ford Focus, 4 500 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 340 099 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 30 340 lekë.

Viti 2016

Gjendja e llogarisë së pagës, 2 192 139 07 lekë.

Bashkëshortja zonja Ermira Manja, të ardhura nga paga, 902 422 lekë.

Gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 2 192 139 lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogari bankare më 31 dhjetor, 55 368 lekë.

Viti 2017

Të ardhura të vitit me vlerë 2 404 642 Lekë nga paga, dieta, shpërblime dhe pjesëmarrje në komisione.

Bashkëshortja, të ardhura të vitit me vlerë 902 293 Lekë nga paga.

Pakësim me 881 379 Lekë në llogarinë rrjedhëse pranë BKT, gjendja e të cilës në 31 Dhjetor 2017 ishte 1 252 529 Lekë.

Kartë krediti Gold me limit 250 000 Lekë pranë BKT, për të cilën gjendja e detyrimit në 31 Dhjetor 2017 ishte 0 Lekë.

Bashkëshortja Znj. Ermira Manja, gjendje me vlerë 649 Lekë në llogarinë pranë Credins Bank./CNA.al

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga