“Messi” i Serisë A bën gati valixhet/ Ja cili do të jetë destinacioni i tij i ri – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Messi” i Serisë A bën gati valixhet/ Ja cili do të jetë destinacioni i tij i ri

Publikuar

-

Juventusi është në pikën më delikate të sezonit, sepse ëndrra Champions League është gjithnjë e më e realizueshme, në një sezon ku emra si Real Madrid e Bayern kanë hapur krahun. Megjithatë, drejtuesit e Juves duhet të mendojnë edhe për të ardhmen, sepse ka disa çështje, duke nisur nga Paulo Dybala.

La Joya, i cili para pak vitesh konsiderohej si “Lionel Messi i ri”, duket se ka mbërritur në fundin e rrugëtimit si bardhezi, sepse mbërritja e Ronaldos e ka lënë në hije dhe tashmë ka shpërthyer edhe Moise Kean, i cili ka shënuar më shumë se Dybala, duke luajtur vetëm 300 minuta në Serinë A.

CR7 mori frerët e sulmit dhe Dybala u largua nga porta kundërshtare, duke u bërë gjithnjë e më pak vendimtar në sulm, me golat që kanë shteruar.

Natyrisht, shumë gjëra do të varen nga përfundimi i aventurës në Champions League, sepse Max Allegri me shumë gjasa do të vendosë për të ardhmen edhe në varësi të misionit europian. Është e qartë se trajneri bardhezi nuk e konsideron lojtar kyç Dybala-n, i cili luajti 90 minuta ndaj Spalit, duke marrë sinjalin se për Ajax-in nuk është në planet e trajnerit.

Ndonëse nuk ka bërë fjalë deri tani, Dybala nuk vazhdon më nëse nuk i garantohet hapësirë dhe Juve nuk ka ndërmend të mbajë futbollist pa dëshirë në ekip. Me 80-100 milionë argjentinasi largohet dhe Atletico Madrid, Real Madrid, Bayern e Inter janë gati të bëjnë sakrifica të mëdha financiare, edhe pse pista zikaltër nuk merret fare në konsideratë nga Juve, që nuk dëshiron të përforcojë rivalin direkt. /CNA.al

Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Genc Prelvukaj e “djeg” në dasmën e të vëllait

Publikuar

-

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prelvukaj, pasi vëllai i tij Orges u martua me partneren e tij.

Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me këngëtaren Eni Koçi dhe duken sikur e kanë tepruar paksa me pijen.

“Deri këtu, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, shkruan reperi karahas fotos. Ndërkohë Eni në koment i shkruan se është e habitur që mban mend edhe aq.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta tek Unaza e re/ Klevis Balliu thirrje të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

By

Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i Unazës së re, kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar rrugën.

Në protestën e sotme, banorët janë përplasur me forcat e policisë.

Por, i pranishëm në mbështetje të protestuesve është edhe sih-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili iu ka bërë thirrje banorëve të mos bien pre e dhunës.

Sipas tij, Edi Rama kërkon dhunë dhe viktima.

“Është e drejta juaj të protestoni për sa kohë që qeveria nuk iu përgjigjet. Është Rama që kërkon dhunë, ne jemi qyt të këtij vendi. Është Edi Rama ai që kërkon viktima, është Edi Rama ai që kërkon dhunë. Është në turpin e policisë nëse qëndrojnë këtu për të arrestuar qytetarët e ndershëm.”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros

Publikuar

-

By

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi përkohësisht fluturimet për në Egjipt. Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke shqyrtuar kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani të një anieje çisternë me flamur britanik.

Kompania “British Airways” njoftoi të dielën pezullimin e fluturimeve drejt Kajros për arsye sigurie, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anullimi i fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian do të zgjasë një javë.

“British Airways” njoftoi se masa u mor pas vlerësimeve të njëpasnjëshme të masave të sigurisë në aeroporte, duke i quajtur “masa paraprake që do të mundësojnë vlerësimin e mëtejshëm” të situatës.

Edhe kompania ajrore gjermane “Lufthansa” pezulloi gjithashtu fluturimet drejt Kajros, por shtoi se ato do të rifillonin të dielën.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se ishte një masë paraprake dhe zëdhënësat e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të shtypit për më tepër sqarime.

Ndërkaq një zëdhënës i “Air France” njoftoi se Franca do të vazhdojë fluturimet drejt Kajros, pas vendimit të marrë nga kompanitë rivale britanike dhe gjermane.

Pasagjerët e ngelur në Egjipt nuk dinë se si të veprojnë.

“Ndodhem në Egjipt për dy javësh dhe tashmë çdo gjë duhet të shtyhet. Nuk di se kur do të mundem të kthehem”, thotë Khalid Keshta, pasagjer i mbetur në Egjipt.

Po kështu, edhe egjiptianët që planifikonin të ktheheshin në atdhe gjenden tashmë të bllokuar.

“Na ka shkaktuar probleme të mëdha dhe kërkojmë informacion sa më shpejt se kur do të shkojmë në shtëpi dhe si do të shkojmë”, thotë Ayman Omar, pasagjer.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke vendosur për kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani ditën e premte të një çisterne karburanti në Ngushticën e Hormuzit dhe tensioneve në rritje nga efektet e sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë së Iranit dhe eksporteve të tij në karburant.

Ngushtica e Hormuzit dhe kryeqyteti egjiptian Kajro kanë një distancë prej 2500 kilometrash mes tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending