Connect with Us

Magjistrat pa Shkollën e Magjistraturës/ KLP “rehaton” burrin e deputetes së PS

Aktualitet

Magjistrat pa Shkollën e Magjistraturës/ KLP “rehaton” burrin e deputetes së PS

Publikuar

-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka marrë sot një serë vendimesh, pas shkarkimit të drejtuesve të Prokurorisë nga Vettuingu.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar me 5 vota pro caktimin në detyrë të prokurorit Bledar Valikaj në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë. Në  mbledhjen e datës25 Mars, KLP do të vendosë dhënien e statusit të prokurorit, Bledar Valikaj.

Risjellim në vëmendjeje se në vitin 2015 Presidenti Nishani, pasi kreu verifikimet e tij, e rrëzoi propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm, duke refuzuar në këtë mënyrë emërimin e bashkëshortit të deputetes socialiste Ermonela Felaj në detyrën e “prokurorit”.

Nishani nuk e dekretoi  Valikajn si prokuror në rrethin gjyqësor të Kukësit me arsyetimin se nuk ishte magjistrat, pra nuk kishte përfunduar shkollën e magjistraturës.

Valikaj reagoi me padi ndaj Nishanit në Gjykatën Administrative ku kërkonte “Konstatimin e paligjshmërisë së veprimit administrativ të President të Republikës dhe detyrimin e Presidentit te Republikës për të marrë në shqyrtim propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin “prokuror” të kandidaturës së Bledar Valikaj.

Gjykata i dha të drejtë Valikajt, kështu KLP, ndonëse me debat vendosi ta rehatojë përfundimisht Valikajn.

Paraprakisht, Komisioni i Zhvillimit të Karrierës pranë KLP ka propozuar prokurorian Sali Hasa për caktim të përkohshëm 3 mujor si drejtues në Sarandë.  Ky propozim është miratuar me 7 vota pro.

Ndërsa për caktim të përkohëshem në Prokuriëne e Apelit në Durrës është propozohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës në KLP,  Ludovik Doda, kandidaturë kjo e miratuar me 10 vota.

Me shumicë votash është miratuar edhe  caktimi i z Isa Jata në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Krimeve të Rënda.

Me 8 vota është emëruar përkohësisht Aferdita Ndoi Prok pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Me 5 vota pro është miratuar edhe  caktimi në detyrë (rikthim në sistemin e prokurorisë) pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, të prokurorit Leonard Filopati për shkak të mbarimit të afatit të komandimit në Ministrinë e Drejtësisë./CNA.al

Aktualitet

“Si i mashtroi Rama studentët”/ Ish deputeti “i çjerr maskën”kryeministrit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama gjate takimit me studentet ne Gjirokaster

Ish deputeti demokrat Luciano Boçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ka renditur të gjithë mashtrimet që kryeministri Rama i ka bërë studentëve.

Duke iu referuar tarifave për vitin e ri akademik, Boçi shkruan se përgjysmimi i tarifave ishte një dhelpëri momentale e monumentale, për të zbutur zemërimin që mori përpara qeverinë Rama.

Postimi i plotë

Pas rritjes së mesatares që detyron të rinjtë shqiptarë t’i drejtohen eksodit akademik drejt vendeve të rajonit e drejt Evropës, vjen një tjetër goditje fatale për ëndrrat e tyre nga Rama.

Tarifat e Bachelorit, të cilat miratohen nga qeveria, nuk kanë konsideruar kërkesat e tyre protestuese.

Ato sërish janë të plota dhe penalizuese për familjet e studentëve.

Përgjysmimi ishte një dhelpëri momentale e monumentale, për të zbutur zemërimin që mori përpara qeverinë Rama.

Pakti për Universitetin ishte thjesht një Pakt për Mashtrimin e rradhës.

Edhe Karta e studentit ishte mashtrim, edhe tarifat, edhe kushtet e konvikteve e gjithçka.

Rama nuk mund të quhet Kryeministër më, për mijëra arsye, për mijëra grabitje, për mijëra mashtrime.

Në thelb Rama i urren studentët, sepse ata tronditën themelet e regjimit të tij të votës së vjedhur në bashkëpunim me krimin, të ekonomisë së vjedhur në mënyrë kriminale, të së ardhmes së vjedhur hajdutërisht.

Ai e urren universitetin, urren kërkimin shkencor, urren dijen, si njeriu i palarë që urren ujin.

E vetmja zgjidhje është protesta!!!!

Por tani jo vetëm e studentëve.

Duhet të jetë e tyre, e pedagogëve, kërkuesve shkencorë e qytetarëve solidarë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dikur prezantonte lajmet me gjoks jashtë/ Aktorja “çmend” meshkujt me fotot provokuese

Publikuar

-

Aktorja e “Duplex” Eliona Pitarka u bë e njohur fillimisht në “Zjarr TV”, ku prezantonte lajmet me dekoltenë komplet të hapur.

Më pas ajo nisi karrierën e saj si aktore në “Apartamentin 2XL” ku u identifikuar për format e saj perfekte, për të vazhduar në “Duplex”.

Së fundi Eliona është duke kaluar pushimet e verës në shtetin fqinj Greqinë, nga ku po “çmend” fansat me fotot provokuese./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi/ Çertifikimi i hotelerisë, bizneset i vendosin vetë yjet

Publikuar

-

Nga

Në Maj të vitit 2018 me një VKM, në zbatim të ligjit për turizmin u miratuan kriteret apo standardet që duhen të kenë hotelet, në bazë të pikëve që grumbullojnë për t’u certifikuar më pas me yje.

E gjitha kjo për të njohur jo vetëm standardet e hoteleve të cilat operojnë në vendin tonë, por për të ofruar edhe një shërbim akoma më cilësor duke bërë më pas që turisti i vendit apo i huaj të zgjedhë në bazë të kategorisë dhe po në bazë të kategorisë të paguaj, për të mos lënë vend për abuzime.

Por pavarësisht se standardet janë miratuar, certifikimi i subjekteve akomoduese, duke filluar nga bujtinat e vogla e deri tek resortet me pesë yje është ndaluar. Ministria pretendon se ky proces është ndaluar për t’i lëne kohë subjekteve për të plotësuar standardet, por nga ana tjetër kjo sjell një mos vlerësim apo ndarje të atyre që vërtet i meritojnë yjet dhe atyre që mashtrojnë duke vendosur yje mbi godinat e tyre.

Në vitin 2005-2008 ka qenë hera e fundit që është bërë certifikimi i disa hoteleve me yje, yje që i mbajnë edhe sot pavarësisht se standardet kanë ndryshuar apo nuk është bërë një rivlerësim për të parë nëse i kanë ruajtur standardet për yjet që kanë të vendosura.

Pavarësisht se nuk ka nisur ende certifikimi, edhe hotelet e reja, kanë vendosur mbi godina yje. Yje të cilat i vendosin siç mendojnë vet, por kjo sipas ministrit nuk mund të ndalet. Ata mendojnë se atë standard kanë, por nuk janë të certifikuar. “Unë nuk mund të ndalojë vendosjen e këtyre yjeve, ai që vuan është konsumatori i cili mund te mashtrohet në bazë të yjeve qe vendosen dhe shërbimit që merr” shprehet ministri Klosi.

Fiksi bëri një vëzhgim nëpër Tiranë, ku pavarësisht se nuk janë bërë certifikimet, yjet nëpër hotele nuk mungojnë. Madje edhe në hotele që janë ndërtuar së fundmi. Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizëm, ku aderojnë mbi 250 hotele pretendon se certifikimi është i domosdoshëm, pasi do të bënte përfundimisht ndarjen e drejtë, shërbim- pagesë që merr konsumatori.

“Do të merrnin fund edhe abuzimet me çmimet e larta pasi me vendosjen e yjeve do të vendosej standardi edhe çmimi do të përkonte me shërbimin, ndaj do të shmangte kështu mashtrimin që i behet turistëve vendas apo të huaj” shprehet Zak Topuzi për Fiksin.

Ndërsa Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, përdor fjalën “stopim” kur vjen puna tek mos nisja e certifikimit. Duke pretenduar që i duhet lëne kohë subjekteve për të plotësuar standardet, por nga ana tjetër kjo sjell një mosvlerësim apo ndarje të atyre që vërtet i meritojnë yjet dhe atyre që mashtrojnë duke vendosur yje mbi godinat e tyre./ Top Channel/

LEXO TE PLOTE