“Këto breza i rriti muzika jote”/Aurela Gaçe bën dedikimin prekës për ditëlindjen e Irma Libohovës – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Këto breza i rriti muzika jote”/Aurela Gaçe bën dedikimin prekës për ditëlindjen e Irma Libohovës

Publikuar

-

Ditën e sotme këngëtarja e njohur Irma Libohova feston ditën e saj të lindjes dhe sigurisht nuk kanë munguar urimet nga të afërm miq e kolegë.

Por si me i veçanti ishte urimi i Aurela Gaçes.Pak pas mesnate ajo ka publikuar një foto të Irmës në Facebook dhe përbri saj ka bërë një urim.

Aurela ka kujtuar se Irma ka qenë këngëtarja e saj e preferuar kur ishte e vogël dhe ajo dëgjonte çdo këngë që Irma këndonte në festival.

“Sapo ka mbushur 20 vjec, në pasaportë sapo i bëri 60 vërtetë, por në energjinë e pashtershme që ka ,është frymëzim .

Edhe 100 Diva e vërtetë e muzikës Shqiptare.
Je pasuri.!

Kam qenë ,jam ,e do të mbetem fansja jote .
Postime ditelindjesh bëj rrallë këtu në faqe, por unë nuk mund të mohoj kurrë se figura e saj në skenë, zëri i saj, mua më ka rritur.
Po, isha mbase 13 vjeç kur e pashë në skenën e festivaleve , e si fëmijë, nuk isha e aftë të zgjidhja për famën ,a për emrin , as mbase të kuptoja vokalin e saj , por zemra e zgjodhi vetë.
Sepse zemra ndjen. Ndjesi reale , e sinqertë.
Ashtu siç e ka fëmija. Këndoja vetëm këngët e saj, në çdo shfaqje, konkurrim shkollash. Kur dilte në skenë, duhet të pushonin të gjithë sepse unë mezi e prisja. Të nesërmen e dija këngën përmendësh, sepse e incizoja në kokë, e për mua ishte gjithmonë fituesja, edhe kur nuk merrte të parin.

Krenare që zemra ime prej fëmije zgjodhi këtë figurë, që edhe sot, akoma më emocionon.
Prandaj nuk mund të mos e uroja publikisht ,
Edhe 100 IRMA LIBOHOVA.
Emrin e ke të gdhendur me shkronja të arta në muzikën Shqiptare, e në brezat që rriti muzika jote”.- ka shkruajtur Aurela Gaçe në postimin e saj.

Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Genc Prelvukaj e “djeg” në dasmën e të vëllait

Publikuar

-

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prelvukaj, pasi vëllai i tij Orges u martua me partneren e tij.

Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me këngëtaren Eni Koçi dhe duken sikur e kanë tepruar paksa me pijen.

“Deri këtu, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, shkruan reperi karahas fotos. Ndërkohë Eni në koment i shkruan se është e habitur që mban mend edhe aq.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta tek Unaza e re/ Klevis Balliu thirrje të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

By

Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i Unazës së re, kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar rrugën.

Në protestën e sotme, banorët janë përplasur me forcat e policisë.

Por, i pranishëm në mbështetje të protestuesve është edhe sih-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili iu ka bërë thirrje banorëve të mos bien pre e dhunës.

Sipas tij, Edi Rama kërkon dhunë dhe viktima.

“Është e drejta juaj të protestoni për sa kohë që qeveria nuk iu përgjigjet. Është Rama që kërkon dhunë, ne jemi qyt të këtij vendi. Është Edi Rama ai që kërkon viktima, është Edi Rama ai që kërkon dhunë. Është në turpin e policisë nëse qëndrojnë këtu për të arrestuar qytetarët e ndershëm.”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros

Publikuar

-

By

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi përkohësisht fluturimet për në Egjipt. Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke shqyrtuar kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani të një anieje çisternë me flamur britanik.

Kompania “British Airways” njoftoi të dielën pezullimin e fluturimeve drejt Kajros për arsye sigurie, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anullimi i fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian do të zgjasë një javë.

“British Airways” njoftoi se masa u mor pas vlerësimeve të njëpasnjëshme të masave të sigurisë në aeroporte, duke i quajtur “masa paraprake që do të mundësojnë vlerësimin e mëtejshëm” të situatës.

Edhe kompania ajrore gjermane “Lufthansa” pezulloi gjithashtu fluturimet drejt Kajros, por shtoi se ato do të rifillonin të dielën.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se ishte një masë paraprake dhe zëdhënësat e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të shtypit për më tepër sqarime.

Ndërkaq një zëdhënës i “Air France” njoftoi se Franca do të vazhdojë fluturimet drejt Kajros, pas vendimit të marrë nga kompanitë rivale britanike dhe gjermane.

Pasagjerët e ngelur në Egjipt nuk dinë se si të veprojnë.

“Ndodhem në Egjipt për dy javësh dhe tashmë çdo gjë duhet të shtyhet. Nuk di se kur do të mundem të kthehem”, thotë Khalid Keshta, pasagjer i mbetur në Egjipt.

Po kështu, edhe egjiptianët që planifikonin të ktheheshin në atdhe gjenden tashmë të bllokuar.

“Na ka shkaktuar probleme të mëdha dhe kërkojmë informacion sa më shpejt se kur do të shkojmë në shtëpi dhe si do të shkojmë”, thotë Ayman Omar, pasagjer.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke vendosur për kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani ditën e premte të një çisterne karburanti në Ngushticën e Hormuzit dhe tensioneve në rritje nga efektet e sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë së Iranit dhe eksporteve të tij në karburant.

Ngushtica e Hormuzit dhe kryeqyteti egjiptian Kajro kanë një distancë prej 2500 kilometrash mes tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending