Connect with Us

Grabitja e Rinasit/ Dalin detaje të reja tronditëse

Aktualitet

Grabitja e Rinasit/ Dalin detaje të reja tronditëse

Publikuar

-

Grabitja në Rinas

Grabitjet e një pas njëshme të ndodhura në aeroportin e Rinasit kanë sjellë edhe një përplasje mes koncesionarit edhe Policisë së Shtetit në lidhje me sigurinë e aeroportit.

Mësohet se Komisiariati i Rinasit i ka dërguar një letër TIA-s në lidhje me mangësinë e sigurisë ne aeroport në 7 Maj të 2018-tës. Në letër janë përmendur edhe dy portat nga të cilat ndodhi grabitja e fundit si dhe sensorët e sigurisë.

LEXO EDHE:  Konfirmohen 29 fluturime për nesër nga Rinasi/ Lejohen të udhëtojnë vetëm…

Mirëpo në përgjigjen e kthyer nga TIA është refuzuar marrja e masave raporton Report Tv duke ia kaluar përgjegjësinë e sigurisë Autoritetit të Aviacionit Civil.

“Vetëm Autoriteti i Aviacionit Civil vlerëson masat e sigurisë dhe Policia duhet tia adresojë këtij institucioni ankesat e saj”,-thuhet ndër të tjera në përgjigjen e TIA për Policinë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Opozita parlamentare kërkon ulje të pragut zgjedhor: Të bëhet 2%

Publikuar

-

Nga

Opozita parlamentare kërkon ulje të pragut zgjedhor/ Të bëhet 2%, ai 5% thellon hendekun me votuesit

Grupi demokrat i opozitës parlamentare ka dalë me një propozim të ri sa i përket Reformës Zgjedhore duke kërkuar ulje të pragut zgjedhor.

Deputetët Korab Lita, Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari kanë kërkuar një ulje të pragut zgjedhor në 2%. Sipas Litës, një prag 5% bashkë me ndalim koalicionesh thellon hendekun e partive me votuesit. Ai ka shtuar se në zgjedhjet e fundit për shkak të pragut 3% shumë votues kanë ngelur të papërfaqësuar.

Fillimisht propozimi u hodh nga Korab Lita dhe u mbështet më pas nga kolegët Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Korab Lita: Pragu 5% dhe ndalimi i koalicioneve ngushtojnë hendekun. Pragu 2% e plotëson më së miri nevojën e shfaqur. Propozoj që në pikën 2 të nenit të parë, të bëhet jo më pak se 5% të votave të vlefshme por 2% të votave të vlefshme.
Myslim Murrizi: Edhe unë mbështes propozimin e relatorit në emër të opozitës. Që paragrafi 2 i nenit, të ndryshojë pragu. Në propozimin fillestar ka qenë 5%. Por në ndonjë mbledhje tjetër të merret parasysh që të ndryshohet nga 5% në 2%.
Rudina Hajdari: Propozimi i pragut zgjedhor 5% nuk ka ardhur nga grupi demokrat, ka ardhur nga deputetë të tjerë. Ulja e pragut do ishte më e drejtë dhe do të krijonte konkurrueshmëri.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasje, trafik droge dhe grup kriminal/ Kush është shënjestra e radhës e OFL

Publikuar

-

Nga

Vrasje me dashje, trafik droge dhe grup kriminal/ Kush është shënjestra e radhës e OFL

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularët e vetëdeklarimit të pasurisë, katër personave, dy prej të cilëve banues në Kavajë dhe dy në Tiranë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL bën të ditur se i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. B., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

E. L., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

P. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje, në lidhje me një krim tjetër”;

E. S., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal;

LEXO EDHE:  Reagon Berisha pas grabitjes në Rinas/ Ja ku do të shkojnë paratë e vjedhura

LEXO EDHE:  Vidhet shtëpia e nënës së Gjiknurit / Policia mbajti të fshehtë ngjarjen

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbulohet pse iu hoq viza amerikane Ben Blushit

Publikuar

-

Nga

Zbulohet pse iu hoq viza amerikane Ben Blushit

CNA.al një ditë më parë raportoi se një ndër personazhët publikë, që iu është hequr viza nga ambasada e SHBA, është edhe ish-politikani, aktualisht drejtor i Top Channel, Ben Blushi.

Ndërkohë, CNA.al ka zbuluar nga burime zyrtare se disa biznesmenë të rëndësishëm në vend kanë çuar letra për përplasje, shantazhe, gjoba pranë ambasdës së SHBA-ve në Tiranë.

Mësohet se dy personat e parë që kanë pasur kontakte me ambasadën është biznesmeni Nadir Çausholli dhe Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan.

Por, CNA.al ka mësuar se edhe dy persona të tjerë kanë çuar letra për Ben Blushin pranë ambasadës së SHBA.

  Pallati në Tiranë

Andon Dhima, biznesmeni në ortakëri me vjehrrin e Ben Blushit, ku dyshohet se shkak është bërë një pallat i ndërtuar tek Stadiumi Dinamo, për të cilin ka pasur përplasje të forta, dhe pronësia është në emër të ish-politikanit, Ben Blushi. Gjithçka e përfituar gjatë kohës që ai ka qënë deputet.

Një tjetër letër në ambasadë është ajo e biznesmenit Arben Rreli.

Nuk është një, por burime zyrtare theksuan se janë më shumë se katër personazhe të botës së biznesit që i janë drejtuar selisë diplomatike amerikane, në lidhje me përplasjet dhe problematikat që kanë me Ben Blushin.

Nga ana tjetër kujtojmë këtu edhe një reagim të bërë kohë më parë, nga një zyrtar i Ambasadës së SHBA.

Shefi i Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Brian Beckmann në prill 2019, u shpreh se mediat përdoren si armë kundër biznesit, personave apo partive politike dhe jo si mjet për të treguar të vërtetën. “Shohim histori që janë shkruar, jo të bazuara në të gjitha faktet e vlefshme, por në të kundërt, me informacion të pjesshëm, të shtrembëruar që ofrohet për të promovuar interesin e një industrie, partie, një individi kundrejt një tjetri. Ata përdorin median me qëllimin e vetëm që të arrijnë atë që duan. Çdo takim ditor editorial në Shqipëri duhet të fillojë me pyetjen “Cila është historia që duhet të tregojmë?” dhe jo “Kujt do t’i vihemi nga pas sot? Lajmet duhet të përqendrohen tek e vërteta, dhe jo si mund të përdoret forca e shtypit si një armë kundër një personi, biznesi, apo një partie politike”, deklaroi në atë kohë Brian Beckmann.

LEXO EDHE:  Arrestohen shtatë persona në Tiranë/ Policia jep detaje

LEXO EDHE:  Grabitja në Rinas/ U injorua paralajmërimi për sigurinë

Për kë e kishte fjalën zyrtari Amerikan, këtë mund ta dijë më mirë vetë Ben Blushi./ CNA.al

A udhëton dot Ben Blushi në SHBA?!

Ekskluzive/ Ambasada amerikane i heq vizën Ben Blushit

Foto ekskluzive/ Ben Blushi kapet me ortakun e inceneratorëve dhe Vjollcës

Pse Blushi nuk ndahet dot nga krimi?

Dokumentet/ Ben Blushi shtoi pasurinë një miliard lekë, me Rilindjen

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Ekskluzive/ Dy biznesmenë në Ambasadën e SHBA kundër Blushit, Vjollcës dhe Top-it

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

LEXO TE PLOTE