Connect with Us

Dy ish-deputetët socialistë në gjykim/ Krimet e Rënda japin vendimin

Aktualitet

Dy ish-deputetët socialistë në gjykim/ Krimet e Rënda japin vendimin

Publikuar

-

Prokuroria per krime te renda perfshihet ne skandal

Ditën e sotmë në Shkallë e Parë në Gjykatën e Krimeve të janë paraqitur dy ish-deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka të cilët janë dënuar me “arrest shtëpie” në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”.

Mësohet se ish deputetët kanë kërkuar ndryshimin e masës “arrest shtëpie” për ta, por një kërkesë e tillë është refuzuar nga Gjykata duke lënë në fuqi vendimin e marrë më parë.

Avokati i Arben Ndokës, Maks Haxhia ka apeluar edhe vendimin e sekuestrimit të pronave të klientit të tij duke e justifikuar se në emër të tij nuk ka asnjë metër tokë, gjë të cilën e kishte deklaruar edhe më herët Ndoka në një reagim në rrjetet sociale./CNA.al

Aktualitet

Dikur prezantonte lajmet me gjoks jashtë/ Aktorja “çmend” meshkujt me fotot provokuese

Publikuar

-

Aktorja e “Duplex” Eliona Pitarka u bë e njohur fillimisht në “Zjarr TV”, ku prezantonte lajmet me dekoltenë komplet të hapur.

Më pas ajo nisi karrierën e saj si aktore në “Apartamentin 2XL” ku u identifikuar për format e saj perfekte, për të vazhduar në “Duplex”.

Së fundi Eliona është duke kaluar pushimet e verës në shtetin fqinj Greqinë, nga ku po “çmend” fansat me fotot provokuese./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi/ Çertifikimi i hotelerisë, bizneset i vendosin vetë yjet

Publikuar

-

Nga

Në Maj të vitit 2018 me një VKM, në zbatim të ligjit për turizmin u miratuan kriteret apo standardet që duhen të kenë hotelet, në bazë të pikëve që grumbullojnë për t’u certifikuar më pas me yje.

E gjitha kjo për të njohur jo vetëm standardet e hoteleve të cilat operojnë në vendin tonë, por për të ofruar edhe një shërbim akoma më cilësor duke bërë më pas që turisti i vendit apo i huaj të zgjedhë në bazë të kategorisë dhe po në bazë të kategorisë të paguaj, për të mos lënë vend për abuzime.

Por pavarësisht se standardet janë miratuar, certifikimi i subjekteve akomoduese, duke filluar nga bujtinat e vogla e deri tek resortet me pesë yje është ndaluar. Ministria pretendon se ky proces është ndaluar për t’i lëne kohë subjekteve për të plotësuar standardet, por nga ana tjetër kjo sjell një mos vlerësim apo ndarje të atyre që vërtet i meritojnë yjet dhe atyre që mashtrojnë duke vendosur yje mbi godinat e tyre.

Në vitin 2005-2008 ka qenë hera e fundit që është bërë certifikimi i disa hoteleve me yje, yje që i mbajnë edhe sot pavarësisht se standardet kanë ndryshuar apo nuk është bërë një rivlerësim për të parë nëse i kanë ruajtur standardet për yjet që kanë të vendosura.

Pavarësisht se nuk ka nisur ende certifikimi, edhe hotelet e reja, kanë vendosur mbi godina yje. Yje të cilat i vendosin siç mendojnë vet, por kjo sipas ministrit nuk mund të ndalet. Ata mendojnë se atë standard kanë, por nuk janë të certifikuar. “Unë nuk mund të ndalojë vendosjen e këtyre yjeve, ai që vuan është konsumatori i cili mund te mashtrohet në bazë të yjeve qe vendosen dhe shërbimit që merr” shprehet ministri Klosi.

Fiksi bëri një vëzhgim nëpër Tiranë, ku pavarësisht se nuk janë bërë certifikimet, yjet nëpër hotele nuk mungojnë. Madje edhe në hotele që janë ndërtuar së fundmi. Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizëm, ku aderojnë mbi 250 hotele pretendon se certifikimi është i domosdoshëm, pasi do të bënte përfundimisht ndarjen e drejtë, shërbim- pagesë që merr konsumatori.

“Do të merrnin fund edhe abuzimet me çmimet e larta pasi me vendosjen e yjeve do të vendosej standardi edhe çmimi do të përkonte me shërbimin, ndaj do të shmangte kështu mashtrimin që i behet turistëve vendas apo të huaj” shprehet Zak Topuzi për Fiksin.

Ndërsa Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, përdor fjalën “stopim” kur vjen puna tek mos nisja e certifikimit. Duke pretenduar që i duhet lëne kohë subjekteve për të plotësuar standardet, por nga ana tjetër kjo sjell një mosvlerësim apo ndarje të atyre që vërtet i meritojnë yjet dhe atyre që mashtrojnë duke vendosur yje mbi godinat e tyre./ Top Channel/

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Reforma në Drejtësi 3-vjeç”/ Soreca zbulon se sa miliona euro po investon BE për finalizimin e saj

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luingi Soreca ka reaguar lidhur me inagurimin e godinës së re të SPAK, e quajtur ndryshe “Poli i Drejtësisë”.

Soreca shprehet se në këtë tre vjetor të Reformës në Drejtësi është për të festuar por dhe për të parë nga e ardhmja, ndërsa ka bërë me dije dhe investimin e BE-së në vend në kuadër të kësaj reforme.

Reforma në Drejtësi është 3 vjeç! Një moment për të festuar, por edhe për të parë të ardhmen.

BE  po vë 42 milionë euro për të konsoliduar këtë arritje historike dhe për të finalizuar reformën. Për të mirën e çdo qytetari shqiptar. #BE për Drejtësinë #BE për Shqipërinë.”

Ndërkohë, më herët Shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera tha se reforma në drejtësi do të çelë derën e Shqipërisë për në BE.

 “Ju bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të ndërmarrin procesin pa asnjë vonesë. Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur. Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet.

Po ashtu të gjitha institucionet kanë një mundësi dhe shans historik. Është një mundësi, pasi do të jenë brezat e ardhshëm që do të na gjykojnë, është një mundësi për të çelur derën për në BE”, tha ajo./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE