Connect with Us

Doli kundër Kryemadhit/ Manjani ironizon deputetin e LSI-së

Aktualitet

Doli kundër Kryemadhit/ Manjani ironizon deputetin e LSI-së

Publikuar

-

/
Imoralisti Ylli Manjani/ Një pyetje publike për ish-ministrin e Ramës

Ish ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga Avokati i Popullit se në protestë nuk ka patur asnjë polic të plagosur.

Sipas Manjanit, Lleshaj, Cakaj dhe Rama gënjyen kur raportuan 5 policë të plagosur.

Më tej Manjani ka ironizuar edhe deklaratën e bërë nga deputeti Ralf Gjoni i cili mbështeti publikisht Policinë duke dalë kundër Monika Kryemadhit.

Gjoni doli kundër vendimit të LSI-së për djegien e mandateve duke pranuar të marrë mandatin e deputetit.

LEXO EDHE:  Zbardhet lista/ Ja emrat e kandidatëve për deputetë të LSI

“Avokati i Popullit raporton se: “nuk ka patur asnjë polic të plagosur ditën e protestës…”

Pra Ministri i Brendshëm më tej Ministri i Jashtëm dhe Kryeministri na gënjyen, kur raportuan për 5 policë të plagosur.

Shumë turp!

Nejse, shkoi dëm edhe mbështetja publike që ju bëri dhe Ralf Gjoni…”,-shkruan Manjani./CNA.al

Doli kundër Kryemadhit/ Deputeti i LSI-së në krah të policisë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Kamerat e filmuan autorin të maskuar para vrasjes/ Si e qëlloi ish-deputetin me pistoletën e futur në qese

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Nga Xhensila Kodra

ABC siguron dosjen e vrasjes së biznesmenit Pashko Ujka, ngjarje e ndodhur një javë më parë pranë banesës së tij në Shkodër. Referuar provave të mbledhura në vendngjarje si dhe nga kamerat e sigurisë në zonë, hetuesit kanë ngritur dyshimet se autorët e kanë vëzhguar biznesmenin dhe kanë pritur momentin ku ai të rikthehej në banesë.

Në dosje citohen lëvizjet e kryera nga Ujka pak para se të ndodhte krimi. Biznesmeni kishte dalë nga banesa e tij së bashku me bashkëshorten, Natalina, si dhe të vëllanë, Gjek Ujka.

Pasi janë përshëndetur me Gjekën, ata kanë ecur drejt vendit të quajtur “Te dollari” dhe janë kthyer në rrugën para Kishës Ortodokse ku në një kioskë, Pashk Ujka ka blerë një paketë cigare. Bashkë me gruan, ai është nisur më pas në drejtim të pallatit ku banonte. Por, në afërsi të një shatërvani në mesin e lulishtes, i është zënë pritë nga autorët, të cilët e qëlluan me një plumb në shpinë.

Kamerat e sigurisë aty parën, nuk kanë mundur të fiksojnë momentin e ngjarjes. Kjo për shkak të errësirës dhe se fushëpamja e tyre ishte e zënë nga pemët. Referuar dosjes, në kamera është fiksuar vetëm hija e një personi që lëvizje me shpejtësi në momentin që sheh se po afrohej çifti Ujka.



Ndërsa një tjetër kamer sigurie ka fiksuar momentin kur në pedonale kalon një person i dyshimtë, trup i mbushur, i veshur me të zeza, në kokë mban kapele të zezë me strehë e me kapuç pas qafe, doreza në duar dhe maskë anticovid në fytyrë. Në dorë, ai mban një qese të bardhë e cila mbulon një qese ose çantë tjetër të zezë, ku dyshohet se ndodhej arma. Përdorimi i qeses, për hetuesit shpjegon edhe mungesën e gëzhojën në vendngjarje.

LEXO EDHE:  Zbardhet lista/ Ja emrat e kandidatëve për deputetë të LSI

LEXO EDHE:  Ironia e fortë e gazetarit/Njeriu më i kërkuar këto ditë ... lideri i opozitës!

Për hetuesit, ky person ka ngjashmëri me trupin e Marjan Kolës ose Aleksandër Kelmendit, të arrestuar si autorë të dyshuar të ngjarjes. Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e përplasjes të Pashk Ujkës me babanë e Kristianit, Aleksandër Kelmendi për shkak të prishjes së pazarit për blerjen e një apartamenti të ndërtuar nga viktima.

Sipas djalit të biznesmenit, babai i tij kishte nxjerrë jashtë nga banesa Aleksandër Kelmendin, pasi nuk i kishte paguar paratë për apartamentin. Ndërsa Kristian Kelmendi ka deklaruar se familja e tij i kishte dhënë një shumë prej 20 mjë eurosh viktimës. Për shkak të gjetjes së barutit në duart e Kristian Kelmendit dhe Marjan Kolës, hetuesit dyshojnë se ata janë autorë të vrasjes. Por, të dy të arrestuarit e kanë kundërshtuar fortë akuzës, duke thënë se ditën e vrasjes kanë qenë në Kosovë dhe se në Prishtinë kishin kryer qitje në një poligon.

Dy të rinjtë u ndaluar në Morinë më datë 30 nëntor kur po tentonin që të futeshin në territorin e Shqipërisë. Të shtunën, Gjykata e Shkodrës caktoi për masën arrest në burg me afat 30 ditë, ku tashmë janë kërkuar si provë edhe pamjet e kamerave të poligonin në Kosovë, për të vërtetuar deklarimet e tyre.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Skandali grek/ Si u pajis me pasaportë false vrasësi i oficerit në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Vrasësi i oficerit të policisë në Shqipëri është një nga klientët e bandës së falsifikimit të dokumnetave në Greqi.

Shqiptari, i akuzuar për vrasjen e oficerit, Artan Cuku, është pajisur me dokument identifikimi grek fals nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminelave shqiptarë që të mos binin në gjurmët e drejtësisë.

Porositësi i vrasjes së Artan Cukut, Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, kishte siguruar në Xania një kartë identiteti dhe pasaportë greke në emrin Xristos Xamkidis.

Për ndryshimin e identitetit, ai ka paguar shumën 35 mijë euro.  Rrjeti i falsifikatorëve u zbërthye falë një identiteti të rremë të zbuluar rastësisht dhe raportohet se kishte struktura të ngritura me detyra të ndara specifike.

Ky grup i mundësonte kriminelëve kryesisht shqiptarë që të “pagëzoheshin” si grekë të ish Bashkimit Sovjetik.

LEXO EDHE:  Ironia e fortë e gazetarit/Njeriu më i kërkuar këto ditë … lideri i opozitës!

LEXO EDHE:  Ironia e fortë e gazetarit/Njeriu më i kërkuar këto ditë ... lideri i opozitës!



Sipas Abc news rrjeti me identitete të rreme dhe helenizime të paligjshme vepronte kryesisht në Atikë. Deri më tani janë arrestuar dy drejtuesit, nëntë oficerë policie, një nëpunës civil, një avokat, një sekretar dhe pesë anëtarë të tjerë të unazës falsifikuese.

Një klient u arrestua edhe për ryshfet punonjësi, certifikatë false dhe përdorim certifikate false. Në dosje janë përfshirë edhe 195 persona, ku 21 janë policë, 2 pensionistë, një nëpunës civil dhe 171 persona të tjerë.

Gjithsej 200 persona janë përfshirë në “klientelën” e këtij qarku që u shiste kriminelëve të huaj, kryesisht shqiptarë, karta identiteti dhe pasaporta false.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Papa Françesku kritikon Evropën për krizën e emigrantëve

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Papa Françesku vizitoi të dielën një kamp refugjatësh në ishullin grek të Lesbos për të shprehur mbështetjen për ta. Ai kritikoi ashpër indiferencën e treguar nga Evropa, e cila ka përdorur fondet e përgjithshme për të ndërtuar mure për bllokimin e emigrantëve.

Gjatë vizitës në një kamp refugjatësh në ishullin grek të Lesbos, Papa Françesku dënoi shfrytëzimin e çështjes së refugjatëve për propagandë politike. Ai u përshëndet nga dhjetra njerëz, përfshirë fëmijë, në kampin Manvrovouni, ku ndodhen rreth 2,300 refugjatë.

“Unë erdha këtu përsëri, për t’ju takuar dhe për t’ju siguruar që jam pranë jush. E them këtë me gjithë zemër”, tha Papa Françesku në një fjalim para një grupi refugjatësh.

Ai gjithashtu kritikoi ashpër indiferencën dhe interesin vetjak të treguar nga Evropa në qasjen ndaj krizës së emigrantëve.

“Është shqetësuese të dëgjosh për propozime që fondet e përbashkëta të përdoren për të ndërtuar mure dhe për të vendosur tela me gjemba si zgjidhje për këtë çështje. Kjo është epoka e mureve dhe telave me gjemba”, tha Papa Françesku.



Ai bëri thirrje që të ndalet “fundosja e qytetërimit”, gjatë fjalimit në kampin Mavrovouni, pranë një grupi kontejnerësh të bardhë të OKB-së në buzë të detit të rrethuar me tela me gjemba.

LEXO EDHE:  Zbardhet lista/ Ja emrat e kandidatëve për deputetë të LSI

LEXO EDHE:  Kritika të forta për Lu-në/ Aleati i Bashës i bën skanerin ish-ambasadorit

Kjo është vizita e dytë e Papa Françeskut në Lesbos në pesë vjet dhe ai u ankua se kishte ndryshuar pak që nga viti 2016, kur Lesbos ishte pika kryesore e një vale masive migrimi në Evropë dhe ai solli me vete 12 refugjatë myslimanë sirianë gjatë kthimit në Vatikan.

Ky gjest konkret solidariteti kishte ngjallur shpresa tek refugjatët e kampit të Lesbos, shumë prej të cilëve kanë lindur fëmijë këtu ndërsa prisnin shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil dhe e panë vizitën e Papa Françeskut si një mundësi për t’u larguar përfundimisht nga ishulli.

Vizita pesë-ditore i Papa Françeskut në Qipro dhe Greqi është mbizotëruar nga çështja e emigrantëve.Ai tha se Deti Mesdhe, “djepi i kaq shumë qytetërimeve”, ishte kthyer në një varrezë të madhe ku mbyten anijet kontrabandë të mbushura me njerëz të dëshpëruar.

Në fjalimin e Papa Françeskut para një grupi refugjatësh në Lesbos ishin të pranishëm edhe Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou dhe zëvendëspresidenti i Komisionit të Bashkimit Evropian Margaritis Schinas./VOA

LEXO TE PLOTE