LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Disa këshilla që duhet t’i dimë patjetër/Si të zhdukim stresin si me magji

15 Prill 2019, 13:10, Lifestyle CNA
Disa këshilla që duhet t’i dimë patjetër/Si të

Nëse jemi të stresuar, atëherë fillimisht gjëja e parë që duhet të bëjmë është të çlirojmë veten nga mendimet negative.

Mos u ankoni gjithë kohën!

Në momentin që ankoheni vazhdimisht është e vërtetuar shkencërisht që do ndiheni keq me veten tuaj dhe me të tjerët që iu rrethojnë. E kundërta ndodh në rastet kur mendoni pozitivisht.

Pra me fuqinë e mendimit keni aftësinë të ndryshoni gjithçka, dhe kini parasysh se asgjë nuk është absolute në këtë botë, gjithçka është relative.

Shmangni dramat! Qëndroni me miq apo shoqërohuni me kolegë të cilët nuk përgojojnë të tjerët. Dijeni se në një të nesërme të afërt do e keni ju radhën.

Kërkoni ndihmë. Në punë, në shtëpi, apo kudo që të jeni kërkoni ndihmën që iu nevojitet. Kësisoj nuk do jeni të mbingarkuar.

Flini mjaftueshëm gjumë, hani shëndetshëm dhe kryeni aktivitet fizik të rregullt. Të gjithë këto elementë janë shumë të rëndësishëm dhe duhet t?i mbani vath në vesh.

 

 

Lajmet e fundit nga