Presidenti Meta në Romë/ I shpreh mirënjohjen NATO-s
Presidenti Ilir Meta, ishte i ftuar në Kolegjin e Mbrojtjes ...
Nga Tomorr Sinani
-Për kriminelët që administrojnë shëndetësinë publike
Ka shumë arsye se pse shqiptarët duhet të bërtasin sot. Por një nga më kryesoret ndër to është genocidi që qeveria ushtron mbi njerëzit e pamundur përmes sistemit shëndetësor. Ai që duhet të ishte simboli i shpresës për fatkeqët që jeta u ka vënë mbi shpinë barrën e rëndë të sëmundjes, në fakt është shndërruar në një instrument të shkatërrimit masiv përmes të cilës qeveria ekzekuton njerëz pa gjyq. Qëllimisht dhe në mënyrë sistematike. Ky është mirëfilltazi genocid.
Spitalet tona publike janë të mbushur me klithmat e të sëmurëve nën kujdes paliativ, të cilëve u privohet mjekimi kur nuk kanë para të paguajnë për ilaçet e shtrenjta të kemioterapisë. Kur këto histori bëhen publike, ata që janë përgjegjës kanë gjithmonë gati justifikimin tinëzar: shteti nuk ka para. Por a është kjo thjesht cështje buxheti? Fatkeqësisht jo.
Sistemi ynë shëndetësor nuk administrohet më për të mirën e përgjithshme të qytetarëve, por është vënë nën shërbim të interesave okulte. Të gjitha politikat shëndetësore, janë në shërbim të këtij funksioni. Si të maksimizojnë interesat private, qoftë edhe përmes veprimeve kriminale.
Si ekonomist nuk do ta besoja asnjeherë se mund të ndodhte, që spitalet publike të ngarkojnë çmime më të larta se ato private për të njëjtat procedura mjekësore. Në një sistem shëndetësor me dy kollona, ku shëndetësia publike subvencionohet 500 milionë dollarë në vit përmes buxhetit nuk ka asnjë llogjikë, që spitalet publike të jenë më të shtrenjta se ato private. Por kjo ndodh dhe mua mu desh ta provoja personalisht.
Për shkak të disa problemeve kronike një të afërmit tim mjekët i rekomanduan kryerjen e një rezonance cervicale. Për pacientët nga Jugu, procedura ofrohet në spitalin e Durrësit, por për ta marrë shërbimin në shtet pacienti duhet të presë së paku një muaj. Pasi priti një muaj dhe u paraqit në spital, i thanë meqë je i pasiguruar ti nuk mund ta përfitosh shërbimin falas, por duhet të paguash. Tarifa e rezonancës magnetike në spitalin publik të Durrësit kushton 200 mijë lekë (të vjetra).
Një njeri i pasiguruar është edhe i papunë. Për një të papunë 200 mijë lekë janë shumë. Por edhe sikur t?i paguante ato para, procedura duhet të fillonte sërish nga e para. Pra duhet të priste edhe një muaj tjetër.
E pyeta doktorin se ca alternative tjetër ka dhe mu përgjigj: shko bëjë tek X spital privat. Kushton 70 mijë leke (të vjetra), pra tre herë me pak dhe nuk duhet të presësh fare.
Në fillim nuk e besova. I thashe si ka mundësi që spitali publik t?i ketë çmimet tre herë më të larta se sa privati. Por më tregoi që kjo nuk ishte procedura e vetme. Sot konsultat në spitalet publike kushtojnë 30 mijë lekë, ndërsa në shumicën e spitaleve private bëhen për 20 mijë lekë. E të tjera, e të tjera pafund. Spitalet publike të shëndetësisë falas kushtojnë më shumë se sa ato private.
Shëndetësia është një barrë e rëndë për buxhetin e shtetit dhe do të vazhdojë të jetë, teksa popullsia shkon drejt plakjes ndërsa inovacionet shkencore rrisin koston e shërbimeve shëndetësore. Por kufizimet buxhetore sado të ashpra të jenë nuk mund të përligjin dot këtë politikë irracionale çmimesh. Arsyeja është një tjetër.
Spitalet publike kushtojnë me shtrenjtë se ato private sepse qeveria bën prostitucion me politikat e çmimeve. Dikton tarifa të shtrenjta në shtet, për të favorizuar privatët. Kjo është politikë kriminale. Ndërsa ata që i diktojnë nuk janë as më shumë e as më pak Milosheviçët e rinj të shqiptarëve. Vetëm se këtë herë monstrat nuk vijnë nga jashtë, por i kemi krijuar vetë. Gra lavire dhe burra kurva të veshur me pushtet, që tregtojnë jetë njerëzish për rryshfete. Te neveritshem.
Presidenti Ilir Meta, ishte i ftuar në Kolegjin e Mbrojtjes ...
Gazetari Ylli Dylgjeri para disa kohësh është pushuar nga pu...
Dalin në dritë të tjera fakte mbi mungesën e theksuar të sig...
Një grabitje banese është raportuar ditën e sotme në qytetin...
Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në një banesë në qytet...
Një avokat nga Durrësi ka rënë pre e grabitësve.Mësohet se g...
Grupi terrorist ISIS pretendon se ka vrarë 362 njerëz për 3 ...
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i bën thirrje të fortë Komis...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ftuar nga ...
Ish komando i ushtrisë shqiptare Erzen Uka është arrestuar n...
Syri i Kaltër është një vend turistik mjaft i frekuentuar jo...
Edhe pa ka kaluar thuajse një javë nga grabitja e Rinasit, d...
Deputetët e opozitës së re kanë kërkuar interpelancën e parë...
Sipas KQZ-së ka mbetur edhe një javë nga skadimi i afatit pë...
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni u pezullua ng...
Këto ditë ju doni të përjetoni emocione të bukura. Jeni ndër...
Ndryshe nga marsi që na solli temperatura të larta, prilli d...
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, është angazhuar së fundmi me ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku një...
Nuk kanë të ndalur plagjiaturat nga drejtuesit e sistemit ar...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...