Çudira në listën e Ajaxit/ Trajneri i befason të gjithë me vendimin për ndeshjen ndaj Juves – CNA
Connect with us

Sport

Çudira në listën e Ajaxit/ Trajneri i befason të gjithë me vendimin për ndeshjen ndaj Juves

Publikuar

-

Këtë mesjavë do të njihen skuadrat gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve dhe të martën, do të zbresin në fushë katër ekipe, ku Man. United udhëton në transfertën e Barcelonës, ndërkohë që Juventusi pret në shtëpi Ajaxin. Në prag të këtij takimi ndaj Juventusit, trajneri i Ajaxit, ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar.

Mungesa e madhe e Ajaxit për ndeshjen ndaj bardhezinjvem, është ajo e Nicolás Tagliafico, i cili mori karton të verdhë në ndeshjen e parë dhe për pasojë, nuk mund të luajë në ndeshjen e kthimit duke qenë se ka plotësuar numrin e kartonëve.

Megjithatë, trajneri Erik Ten Hag e di mirë rëndësinë që argjentinasi ka për skuadrën dhe ka vendosur ta grumbullojë pavarësisht se nuk mund të luajë kundër Juventusit. Ai do të udhëtojë me skuadrën në drejtim të Torinos për të dhënë mbështetje dhe leksione nga eksperienca e tij për të rinjtë, ndërkohë që është i detyruar të qëndrojë në tribunë. /CNA.al

Aktualitet

Stërvitje në kushte “ferri” për ekipin e njohur/ Pa tualete dhe pa telefona

Publikuar

-

Shumë skuadra zgjedhin zonat me kushte klimaterike mesatare për tu përgatitur për sezonin e ri.

Disa prej tyre zgjedhin zonat kodrinore, ndërsa skuadra e Augsburg ka një tjetër destinacion. Gjermanët e drejtuar nga Martin Schmidt kanë vendosur që fazën përgatitore për sezonin 2019-2020 ta zhvillojnë në Alpet zvicerane.

Sipas tij, stërvitja në këto kushte do e ndihmonte skuadrën që të ndërtonte një frymë më të mirë dhe një formë më të lartë atletike.

Augsburgu do të kalojë disa ditë duke jetuar në kushte shumë të ndryshme për atë që lojtarët profesionistë të futbollit janë mësuar normalisht. Lojtarët dhe trajnerët do të flenë në kabina, me vetëm pajisje bazë dhe nuk do të kenë dushe ose tualete në dispozicion brenda kabina.

Nuk ka valë për celularët dhe nëse kjo nuk ishte e mjaftueshme, lojtarët duhet të ngrihen në orën 05:30 çdo mëngjes për të qenë gati për disa ngjitje malore, e cila fillon në orën 06:00.

Sipas trajnerit, përvoja do të tregojë aftësitë dhe kufizimet që secili lojtar ka. Schmidt gjithashtu beson se kjo metodë do të ndihmojë lojtarët të përballojnë nëse gjërat shkojnë keq gjatë sezonit.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I ofrojnë 35 milionë euro në sezon/ Ja kush është klubi i marrosur pas Gareth Bale

Publikuar

-

Nëse Gareth Bale thotë “po”, brenda pak orësh mund të shndërrohet në një nga 2-3 futbollistët më të paguar në botë.

Sigurisht, për ta bërë një gjë të tillë duhet të pranojë një ofertë që i ka ardhur nga Kina, ku sigurisht milionat nuk mungojnë.

E përditshmja britanike “Telegraph” raporton se Beijing Gouan, klubi me qendër në Pekin, i ka ofruar uellsianit një kontratë prej rreth 35 milionë eurosh në vit, që do ta bënte atë futbollistin më të paguar në Azi dhe jo vetëm.

Tani mbetet të mësohet nëse Bale do të vendosë të braktisë Europën, apo do të vazhdojë luftën e tij me Real Madrid, duke insistuar që të largohet nga dera kryesore e jo në mënyrën se si po mundohen ta largojnë nga “Los Blancos”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ndeshja me Sherifin/ Lerda ndryshon totalisht formacionin, ja si do luajë Partizani

Publikuar

-

By

Partizani u eliminua nga Karabaku në turin e parë të Champions-it. Por, përpos dështimit, u vlerësua paraqitja e skuadrës së drejtuar nga trajneri Lerda, kryesisht për disiplinë taktike.

Nëse ndaj kampionëve të Azerbajxhanit u luajt kryesisht në mbrojtje, ndaj Sherif Tiraspolit, kundërshtari i turit të dytë i Ligës së Europës, pritet të shikohet një Partizan ndryshe, më i guximshëm, më kërkues dhe i etur për të shënuar.

Përpos arritjes së qëllimit që kanë në këtë raund në Europë, të kuqtë nga dje kanë nisur të mendojnë më konkretisht edhe për mënyrën e rreshtit në start të edicionit të ri në futbollin shqiptar. Trajneri Franko Lerda ka dhënë dje sinjale të forta, pasi tre titullarë nga ekipi kampion (Trashi, Asani dhe Mala), do të jenë jashtë planeve të 11-shes për Sherifin.

Më e rëndë situata dje ishte me Trashin, që në minindeshjen e kontrollit, nuk bëhet pjesë as në 22- she, por u la ta mbyllte parakohe seancën. Trashi nuk ka polemizuar dhe me kokën ulur e ka pranuar vendimin e trajnerit, ndonëse mërzia dukej qartë.

Ndërsa Asani dhe Mala u rreshtuan te formacioni rezervë. Pra, trajneri italian pritet të përmbysë formacionin. Nga ajo që u pa në seancën e djeshme, ndaj moldavëve 51-vjeçari nuk parashikon ndryshime në portë dhe mbrojtje.

Në mesfushë mbijeton Telushi, i cili ndaj Sherifit parashikohet të bashkëpunojë me dy prurje të reja, Rron Broja dhe Aristoteles Romero, ku venezueliani i bie që të debutojë. Në sulm dje trajneri provoi këtë treshe, Solomon në qendër, ndërsa nga krahët ishin Melo dhe Çinari.

Pak a shumë ky ishte piketimi i parë i trajnerit Franko Lerda, por nuk mund të merret si formacion i sigurt, pasi në ditët në vijim italiani mund të ndryshojë planet dhe të ketë ide të tjera për anti-Sherifin.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending