LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Qeveri horrash, ministër kriminel"/ Vasili lëshon gjuhën

14 Prill 2019, 12:14, Aktualitet CNA
"Qeveri horrash, ministër kriminel"/ Vasili lëshon

Ish kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Brendshëm Lleshaj, për dhunë në protestë.

Vasili u shpreh se e gjithë dhuna ishte një skenar i organizuar nga vetë policia. Sipas tij arrestohen qytetarët e thjeshtë e lihen të lirë kriminelët dhe hajdutët e qeverisë.

?Mitingut që mediat botërore e konsideruan mitingun më të madh të parë ndonjëherë në ballkan.

Qeveria e horrave organizoi kurthe për dhunë në protestë. Jo më larg se dje u kosumua një akt terrorist ku skenari i një makine, shpërthimi i cili mund të kishte shkaktuar viktima.

E kujt ishte ajo makina? Kush e vendosi atë makinë  aty? Kush i fiku dritat?

Kam një pyetje për ministrin kriminel të ministrisë së Brendshme? Kush e dhunoi fotografin?

Kjo është dhuna, e këtij fotografi që doli të protestojë për mjerimin e vendit.

Kush është shkaku që u goditën me ujë protestuesit. Pa asnjë shkak. Pse bënit thirrje që të iknin protestuesit, ndërkohë që në shesh nuk kishte asnjë protestues. Arrestuan dhe propceduan dhjetëra protestues, ku u gjetën provat, kush i denoncoi?

Në unazën e re hajdutët e qeverisë i njohin të gjithë, po nuk arrestohet asnjë. Përkundrazi arrestohen ata që mbrojnë banesën e tyre nga hajdutët e qeverisë.

Ndërkohë horrat që vodhën 10 milion euro në Rinas, asnjë nuk është arrestuar. Sepse nuk janë të aftë të arrestojnë asnjë. Të vetmit që arrestohen janë protestuesit dhe qytetarët e thjeshtë të këttij vendi?,- tha Vasili. /CNA.al

Lajmet e fundit nga