Connect with Us

Nga Lutfi Dervishi/ Krimi(neli) si model suksesi

Aktualitet

Nga Lutfi Dervishi/ Krimi(neli) si model suksesi

Publikuar

-

Lutfi dervishi ndryshimet e Shqiperise

Në Shqipëri, çdo vit shpallen lista për biznesmenët më të mëdhenj. Publiku i interesuar i njeh si përfitues të parave publike përmes favoreve politike, për shkak se lyejnë me graso rrotën e qeverisë dhe rrotat e opozitës. Nëse çmimet do të jenë për taksapaguesit më të mëdhenj, atëherë publiku do të njihet me një listë tjetër, me njerëz të tjerë, me sipërmarrës që punësojnë dhe nuk skllavërojnë punëtorët.

Sipërmarrësit gjenerojnë vende pune, sepse biznesi i tyre bazohet mbi aftësitë dhe ligjet e tregut të lirë; biznesmenët mbyllin vende pune, madje edhe sipërmarrje, sepse marrin frymë vetëm përmes monopolit, mbytjes së konkurrencës dhe lidhjeve politike.

Sipërmarrësit fokusohen te prodhimi; biznesmenët e kanë fiksim betonin.

Mjafton të hedhësh sytë te godinat, te gropat e shumta dhe kullat e reja në kryeqytet. Ndërtohet me ritmet e rindërtimit të një vendi të dalë nga lufta. Ndërtohet pa marrë asnjë kacidhe në banka. Paratë nuk janë problem. Shpjegimi është i gatshëm: “Paratë nuk mbajnë erë”. “Çdo gur themeli është në baltë”. ”Kështu e kanë nisur të gjithë kapitalizmin”.

Paratë vijnë nga aktivitete kriminale.

Shqipëria ka më shumë të burgosur jashtë se brenda, por paratë e tyre të përfituara në rrugë kriminale kthehen në “real estate” në Shqipëri. Keqbërës, kriminelë të famshëm e banditë injorantë shfaqen me makina luksoze me shumë para për të shpenzuar dhe u hiqet kapela si “njerëz të zotë”!

Tre vite më parë vendi u kanabizua, por ekspertë politikë thanë se lufta ndaj kanabisit nuk të sjell vota. Përkundrazi, mund të humbasësh. Prioritetet për njerëzit janë të tjera halle: papunësia, varfëria, strehimi. Nuk duhet pritur 50 vjet për të parë frytet e rrënjëve të kanabisit të mbjella masivisht tri vite më parë. Vrasjet, përplasjet e bandave, penetrimi i krimit në politikë është një spektakël që prodhon tituj të bujshëm çdo orë.

Këta “deliquent” janë mysafirë të rregullt në faqet e gazetave dhe edicionet televizive të lajmeve për sherre banale të tipit “pse më pe”, për përplasje me armë për territor, për gjobëvënie marramendëse, për rrëmbime, për plagosje e vrasje, por publikut i prezantohen me titullin e lartë: “biznesmenë”.

Biznesmeni X kërkoi të “sqarohej” me biznesmenin Y për një keqkuptim, por biznesmeni Z e keqkuptoi lëvizjen dhe nxori armën. Një biznesmen u vra, një u plagos, një në kërkim…. Ata që merren vërtet me sipërmarrje mendojnë si të paguajnë “gjobën” e radhës për biznesmenët që mund të jenë në kërkim, mund të jenë në burg, por mund të jenë edhe në Parlament. Në fillim politika i trajtonte si “shërbëtorë” si “zara” këta namuzqarë me muskuj të fortë e me xhepa të thella. Por tani politika duket se është kthyer në skllave të shërbëtorëve të dikurshëm. Pasi bën stazhin me ligjin në rrugë, biznesmenët bëjnë ligjin në Parlament.

LEXO EDHE:  Pardesytë më “cool” të momentit, për këdo që i është mërzitur modeli klasik

(Me presionin e fortë kryesisht të amerkanëve këta tipa ka pak gjasa të jenë më në Parlament apo këshilla bashkiakë, por vendet bosh po ua lenë fëmijëve dhe bedelëve të tyre)

A mbani mend se si të akuzuar për vrasje, të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare krekoseshin para mikrofonave shumëngjyrësh duke thënë me zë të lartë: “unë jam ligjvënës”. “Si ligjvënës nuk më lejohet…”

Janë këta biznesmenë që nuk është nevoja të blejnë vota. Mjerisht, ka votues boll që i admirojnë si burra të zot, burra të fjalës, që nuk janë përzier ndonjëherë me kënd në lagje apo në qytet. Veç ndere kanë bërë. Në i kanë rënë dikujt në qafë, ky dikush është shteti! (Vota është përgjegjësi – nuk mund të kërkosh përgjegjshmëri për votën në një vend ku 50% e popullsisë nuk paguan asnjë lloj takse).

Për fat të keq, politika nuk frymëzon me modelet e veta të suksesit. Krimi ka penetruar jo vetëm në politikë, por edhe në ekonomi, drejtësi, gazetari e art. Rrezikojmë t’i ngjajmë borgjezit fisnik të Molierit, që ishte i lumtur ditën që mësoi çfarë ishte proza. “Prozë?! Po unë prozë kam folur gjithë jetën”.

A ka më shpresë?

25 vjet më parë, vendi kaloi një histeri kolektive me fajdet. Politika heshti nga të dy krahët. Të dilje kundër fajdeve ishte si të dilje kundër vetes. Vota mbi të gjitha! Për politikanin, vota është pija pa të cilën nuk mund të jetojë. Po “liderët” që nuk kanë nevojë për votat e vdekatarëve? Në një prej librave të shenjtë është e ndaluar rreptësisht dhe qartësisht fajdeja, për fat të keq asnjë prej liderëve shpirtërorë të komunitetit nuk ngriti zërin kundër rrymës së përgjithshme se zemërohej populli. Për fat të keq komunitetet fetare ulin kokën para donacioneve të biznesmenëve! Paraja çon ujin përpjetë!

Sot krimi(neli)është kthyer në model suksesi!

A është e mundur një kthesë 180 gradë ku t’i hiqet kapela sipërmarrësit, jo biznesmenit, artistit e jo lolos, profesionistit dhe jo amatorit, bamirësit dhe jo fajdexhiut?

A është e mundur një kthesë 180 gradë, një kthesë ku grabitësi, hajduti, dhunuesi, mashtruesi, teveqeli, të mos jenë modele suksesi në shoqëri, por lëndë e parë për drejtësinë?

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Ironia e fortë e gazetarit për Bashën/Demokratët që s’votuam më 25 qershor, u derdhën lumë dje!

LEXO EDHE:  Puthje dhe përqafime të nxehta në mes të rrugës/ Ylli i famshëm “kapet mat” me modelin

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Ironia e fortë e gazetarit për Bashën/Demokratët që s’votuam më 25 qershor, u derdhën lumë dje!

LEXO EDHE:  Adrola Dushi në një lidhje me modelin milioner?/ Ish-bashkëshorti bën komentin e papritur

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: