LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministri Lleshaj takon policët e plagosur/ “Organizatorët do të mbajnë përgjegjësi”

14 Prill 2019, 07:28, Aktualitet CNA
Ministri Lleshaj takon policët e plagosur/ “Organizatorët do

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka takuar në mbrëmje policët e plagosur gjatë protestës së opozitës.

Lleshaj tha se organizatorët e protestës do të mbajnë përgjegjësi dhe se nuk është dëmtuar vetëm policia, por edhe rendi publik dhe imazhi i vendit.

”Sapo vizitova policët e plagosur në Spitalin e Traumës. Pasojë e një protestë të dhunshme, të maskuar nga nata dhe maskat e vërteta, si ato që përdor jo rrallë krimi.

Mirënjohje për punonjësit e Policisë shqiptare. Solidaritet me fëmijët, bashkëshortet, nënat dhe familjarët e tyre.

Organizatorët dhe ekzekutorët e dhunës, kanë sulmuar jo vetëm institucionet kushtetuese dhe Policinë, por edhe qetësinë e qytetarëve, rendin publik dhe imazhin e vendit dhe për këto do të mbajnë përgjegjësi ligjore, publike dhe politike.

Dhuna nuk është opsion!”,- tha Lleshaj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga