Connect with Us

Më thuaj në çfarë date ke lindur, të të tregoj çfarë do të thotë për personalitetin tënd!

Aktualitet

Më thuaj në çfarë date ke lindur, të të tregoj çfarë do të thotë për personalitetin tënd!

Publikuar

-

3, 9, 12, 15, 21, 29, 30: Tejet krijues! Nëse keni lindur në një prej këtyre datave, atëherë keni prirjen të jeni ndër njerëzit më krijues të kohës suaj. Ju doni shumë botën e artit dhe kulturës, jeni person që i shihni gjërat nga të gjithë këndet, me qëllim që të krijoni një imazh sa më të mirë në kokën tuaj. Nëse ndieni që doni të përfshiheni në ndonjë lloj aktiviteti krijues, atëherë duhet t’ia nisni menjëherë. Do të befasoheni vërtetë se sa të mirë jeni.

1, 10, 18, 19, 27, 28: Liderë nga natyra- Ju jeni një person pasionant, kur vjen puna tek njerëzit e dashur. Nuk ndaleni para asgjëje, për të siguruar që të gjithë arrijnë objektivat e tyre të suksesit, edhe nëse kjo kërkon që të largoheni që ata njerëz të arrijnë objektivat e tyre. Shumë modestë dhe tejet të guximshëm në mënyrën si paraqiteni, ju jeni shumë të sigurtë dhe mirëkuptues për botën që ju rrethon. Jeni ndër liderët më të natyrshëm në botë dhe asgjë nuk ju ndal!

2, 6, 7, 11, 20: Shumë të dhembshur Nëse keni lindur në këto data, jeni ndër njerëzit më të dhembshur në botë. Ju kuptoni të bëni dallimin mes të drejtës dhe të gabuarës, nuk i lini kurrë njerëzit në dyshim apo frikë, dhe mund të përballoni pothuaj gjithcka. Keni një mendje me aftësi të lartë vetëshëruese kur vjen puna tek stresi dhe trysnia, por gjithashtu i përballoni problemet me logjikë dhe arsye, duke u siguruar që e kuptoni cdo gjë në tërësinë e vet, para se të merrni një vendim se si të zgjidhni konfliktet tuaja.

4, 25, 16, 5, 14, 23: Shpirt aventure Nëse keni lindur në këto data, atëherë jeni ndoshta ndër njerëzit më aventurierë. Gjithmonë kërceni sapo ju shfaqet mundësia për të eksploruar një gjë të re, cfarëdo qoftë ajo, hobi, vend, person, nuk ka rëndësi! Ju keni shpirt aventure dhe inkurajoni këdo përreth jush që të jetë po kaq i dhënë pas aventurës,sa edhe ju. Jeta është e bukur kur dilni dhe kërkoni gjëra të reja e të mrekullueshme, që nuk e keni menduar se kanë ekzistuar më parë.

8, 17, 22, 26, 13, 24, 31: Familja është vendi ku është zemra Jeni ndër njerëzit më të orientuar nga familja. Ju kujdeseni shumë për familjen tuaj dhe në shumicën e rasteve jeni me ta duke u argëtuar. Kujdeseni shumë për të dashurit tuaj, pavarësisht se cfarë po ndodh në jetët e tyre, ju jeni gjithmonë aty për ta. E njëjta gjë vlen për miqtë. Miqtë tuaj janë në thelb një familje e dytë në jetën tuaj.Burimi:in tv

Aktualitet

“Si i mashtroi Rama studentët”/ Ish deputeti “i çjerr maskën”kryeministrit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama gjate takimit me studentet ne Gjirokaster

Ish deputeti demokrat Luciano Boçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ka renditur të gjithë mashtrimet që kryeministri Rama i ka bërë studentëve.

Duke iu referuar tarifave për vitin e ri akademik, Boçi shkruan se përgjysmimi i tarifave ishte një dhelpëri momentale e monumentale, për të zbutur zemërimin që mori përpara qeverinë Rama.

Postimi i plotë

Pas rritjes së mesatares që detyron të rinjtë shqiptarë t’i drejtohen eksodit akademik drejt vendeve të rajonit e drejt Evropës, vjen një tjetër goditje fatale për ëndrrat e tyre nga Rama.

Tarifat e Bachelorit, të cilat miratohen nga qeveria, nuk kanë konsideruar kërkesat e tyre protestuese.

Ato sërish janë të plota dhe penalizuese për familjet e studentëve.

Përgjysmimi ishte një dhelpëri momentale e monumentale, për të zbutur zemërimin që mori përpara qeverinë Rama.

Pakti për Universitetin ishte thjesht një Pakt për Mashtrimin e rradhës.

Edhe Karta e studentit ishte mashtrim, edhe tarifat, edhe kushtet e konvikteve e gjithçka.

Rama nuk mund të quhet Kryeministër më, për mijëra arsye, për mijëra grabitje, për mijëra mashtrime.

Në thelb Rama i urren studentët, sepse ata tronditën themelet e regjimit të tij të votës së vjedhur në bashkëpunim me krimin, të ekonomisë së vjedhur në mënyrë kriminale, të së ardhmes së vjedhur hajdutërisht.

Ai e urren universitetin, urren kërkimin shkencor, urren dijen, si njeriu i palarë që urren ujin.

E vetmja zgjidhje është protesta!!!!

Por tani jo vetëm e studentëve.

Duhet të jetë e tyre, e pedagogëve, kërkuesve shkencorë e qytetarëve solidarë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dikur prezantonte lajmet me gjoks jashtë/ Aktorja “çmend” meshkujt me fotot provokuese

Publikuar

-

Aktorja e “Duplex” Eliona Pitarka u bë e njohur fillimisht në “Zjarr TV”, ku prezantonte lajmet me dekoltenë komplet të hapur.

Më pas ajo nisi karrierën e saj si aktore në “Apartamentin 2XL” ku u identifikuar për format e saj perfekte, për të vazhduar në “Duplex”.

Së fundi Eliona është duke kaluar pushimet e verës në shtetin fqinj Greqinë, nga ku po “çmend” fansat me fotot provokuese./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi/ Çertifikimi i hotelerisë, bizneset i vendosin vetë yjet

Publikuar

-

Nga

Në Maj të vitit 2018 me një VKM, në zbatim të ligjit për turizmin u miratuan kriteret apo standardet që duhen të kenë hotelet, në bazë të pikëve që grumbullojnë për t’u certifikuar më pas me yje.

E gjitha kjo për të njohur jo vetëm standardet e hoteleve të cilat operojnë në vendin tonë, por për të ofruar edhe një shërbim akoma më cilësor duke bërë më pas që turisti i vendit apo i huaj të zgjedhë në bazë të kategorisë dhe po në bazë të kategorisë të paguaj, për të mos lënë vend për abuzime.

Por pavarësisht se standardet janë miratuar, certifikimi i subjekteve akomoduese, duke filluar nga bujtinat e vogla e deri tek resortet me pesë yje është ndaluar. Ministria pretendon se ky proces është ndaluar për t’i lëne kohë subjekteve për të plotësuar standardet, por nga ana tjetër kjo sjell një mos vlerësim apo ndarje të atyre që vërtet i meritojnë yjet dhe atyre që mashtrojnë duke vendosur yje mbi godinat e tyre.

Në vitin 2005-2008 ka qenë hera e fundit që është bërë certifikimi i disa hoteleve me yje, yje që i mbajnë edhe sot pavarësisht se standardet kanë ndryshuar apo nuk është bërë një rivlerësim për të parë nëse i kanë ruajtur standardet për yjet që kanë të vendosura.

Pavarësisht se nuk ka nisur ende certifikimi, edhe hotelet e reja, kanë vendosur mbi godina yje. Yje të cilat i vendosin siç mendojnë vet, por kjo sipas ministrit nuk mund të ndalet. Ata mendojnë se atë standard kanë, por nuk janë të certifikuar. “Unë nuk mund të ndalojë vendosjen e këtyre yjeve, ai që vuan është konsumatori i cili mund te mashtrohet në bazë të yjeve qe vendosen dhe shërbimit që merr” shprehet ministri Klosi.

Fiksi bëri një vëzhgim nëpër Tiranë, ku pavarësisht se nuk janë bërë certifikimet, yjet nëpër hotele nuk mungojnë. Madje edhe në hotele që janë ndërtuar së fundmi. Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizëm, ku aderojnë mbi 250 hotele pretendon se certifikimi është i domosdoshëm, pasi do të bënte përfundimisht ndarjen e drejtë, shërbim- pagesë që merr konsumatori.

“Do të merrnin fund edhe abuzimet me çmimet e larta pasi me vendosjen e yjeve do të vendosej standardi edhe çmimi do të përkonte me shërbimin, ndaj do të shmangte kështu mashtrimin që i behet turistëve vendas apo të huaj” shprehet Zak Topuzi për Fiksin.

Ndërsa Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi, përdor fjalën “stopim” kur vjen puna tek mos nisja e certifikimit. Duke pretenduar që i duhet lëne kohë subjekteve për të plotësuar standardet, por nga ana tjetër kjo sjell një mosvlerësim apo ndarje të atyre që vërtet i meritojnë yjet dhe atyre që mashtrojnë duke vendosur yje mbi godinat e tyre./ Top Channel/

LEXO TE PLOTE