LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Rikthehet shtetrrethimi në Korçë

14 Prill 2019, 14:06, Aktualitet CNA
Foto/ Rikthehet shtetrrethimi në Korçë

Policia ka vendosur postbllok në hyrjen e qytetit të Korçës.

Sipas fotove të shkrepura ditën e sotme postblloku po qëndron i vendosur në fshatin Çiflig  me policë të armatosur deri në dhëmbë.

Qyteti nën rrethim duket se dëmton shumë imazhin e një qyteti si Korça, ku veçse ofron një turizëm malor me një natyrë të mrekullueshme është edhe qyteti i ?mësonjëtores së parë shqipe?.

Asnjë qytet tjetër juglindor nuk ka shtetrrethim si në Korçë. Ky postbllok është i vetmi në të gjithë aksin juglindor.

Pavarësisht se më përpara CNA.al ka denoncuar vendosjen e postbllokut në hyrje të Korçës, ai u hoq vetëm për një kohë të shkurtër, për t?u vendosur përsëri.

Ne e inkurajojmë policinë që të bëjë detyrën, por jo që të shkatërrojë imazhin e qytetit të mësonjëtores./CNA.al

Denoncimi në CNA.al/ Policia heq postbllokun nga Korça

FOTO ? Korça në ?shtetrrethim?/ Si po dëmtohet imazhi i Korçës turistike

 

Lajmet e fundit nga