LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha i deleguari i Soros-it/ Goxhaj: Po dëmton qëllimisht PD

14 Prill 2019, 15:23, Aktualitet CNA
Basha i deleguari i Soros-it/ Goxhaj: Po dëmton qëllimisht PD

Protesta e djeshme e opozitës nisi në orën 18:00 të pasdites,. Ndryshe nga herët e tjera ku ajo është zhvilluar në orën 11:00.

Avokat Altin Goxhaj, nga studio e Fax News  ka zbuluar sekretin e orarit të protestës, i cili është lënë për të prishur imazhin e PD-së në botë.

Sipas Goxhajt, Lulzim Basha është i deleguari i Sorrosit dhe është shërbëtor i Rilindjes.

?Kush e di se çfarë po bën Erion Veliaj në Tiranë e kupton se Veliaj është shumë herë më i keq se Rama. Tani edhe nëse shkon Basha në zgjedhje ose nëse vijnë zgjedhjet e parakohëshme siç duan këto  me Pandi Majkon kryeministër, prapë nuk i fitojnë zgjedhjet sepse nuk ka mundësi lançimi për kandidatët. Unë vazhdoj të jem partizan se Basha është i deleguari i Sorrosit dhe shërbëtor i Rilindjes. Lulzim Basha është paterica e Edi Ramës. Sekreti i protestës në orën 6 është se Basha po përpiqet që ta bëjë PD-në të ketë një imazh sa më të keq nëpër botë?,-tha Goxhaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga