Bankat shqiptare/ 2.9 miliardë euro të investuara jashtë vendit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Bankat shqiptare/ 2.9 miliardë euro të investuara jashtë vendit

Publikuar

-

Bankat shqiptare kanë aktualisht 2,9 miliardë euro të investuara jashtë vendit ose gati një të tretën e depozitave që kanë mbledhur nga qytetarët.

Të dhënat nga bilancet zyrtare tregojnë se vitet e fundit dërgimi i parave jashtë Shqipërisë ka qenë një nga format kryesore ku bankat kanë investuar likuiditetet e tyre.

Por, pse bankat shqiptare e çojnë një pjesë të parave jashtë? Arsyet lidhen me situatën ekonomike në Shqipëri. Deri në fund të vitit 2008 sektori bankar ka qenë debitor ndaj jorezidentëve. Pra, shuma e investuar nga bankat e huaja në Shqipëri ishte më e madhe sesa ajo që bankat tona kishin investuar jashtë. Por, pas krizës situata u përmbys.

Goditja e ekonomisë shqiptare nga kriza solli dy pasoja të mëdha për sistemin financiar. Së pari, bizneset dhe familjet ulën ndjeshëm kërkesën për kredi. Së dyti, për shkak të rritjes së kredive të këqija, vetë bankat u bënë më hezituese për të dhënë hua të reja. Këto zhvillime krijuan një situatë kurthi, ku nga njëra anë bankat paguanin interesa për depozitat e mbledhura nga qytetarët dhe nga ana tjetër nuk mund t’i investonin dot në tregun e brendshëm. Rrjedhimisht, paratë nisën të investoheshin jashtë.

LEXO EDHE:  8000 euro për një postim/ Modelja seksi tregon fitimet luksoze prej Instagramit

Sipas Bankës së Shqipërisë, në dekadën e fundit investimet e bankave jashtë janë rritur me 6 herë, nga 86 miliardë lekë që ishin në 2009 në 350 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e këtyre investimeve janë depozita që bankat shqiptare kanë vendosur në grupet e tyre të origjinës. Por, veç depozitave te mëmat, një pjesë e parave janë investuar në bono të qeverive të huaja, ndërsa mbi 60 miliardë lekë janë kredi të dhëna për bizneset jashtë vendit.

Për një dekadë, investimet jashtë shtetit kanë shërbyer si një valvul për të qarkulluar kursimet e qytetarëve. Por, tani edhe kjo formë investimesh është bërë më e vështirë, për shkak të vjedhjeve të përsëritura gjatë transportimit të parave në aeroport. / TCH

Aktualitet

Shënoi super gol, Karagandi surprizon Donjet Shkodrën me gjestin e papritur

Publikuar

-

By

Donjet Shkodra po kalon një formë të shkëlqyer me Shaktar Karagandin në Kazakistan, teksa ka shënuar dy gola në tri ndeshjet e fundit.

Kjo formë që po kalon ish-futbollisti i Kukësit, ka bërë që drejtuesit kazak ta shpërblejnë me rinovimin e kontratës, shkruan “Sport Ekspres”.

Pak momente më parë klubi i Shaktarit ka zyrtarizuar gjithçka në faqen zyrtare.  Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit të ardhshëm.

LEXO EDHE:  8000 euro për një postim/ Modelja seksi tregon fitimet luksoze prej Instagramit

Deri tani, Shkodra ka zhvilluar 10 ndeshje me fanellën e Karagandit, me këta të fundit që renditen në vendin e shtatë në kampionat.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Takimi i Ramës në Shkodër/ Militantët e PD-së bllokojnë rrugën

Publikuar

-

By

Sipmatizantë të Partisë Demokratike dhe të LSI-së kanë dalë në protestë në aksin Lezhë-Shkodër për të bllokuar kryeministrin Edi Rama i cili ka paralajmëruar një takim elektoral në orën 19:00 në qytetin e shkodrës.

Militantë janë grumbulluar në afërsi të zonës së Dajçit ku kanë shkuar edhe shumë forca Policie ku ndodhen protestuesit dhe kjo gjë ka shkaktuar tensione mes tyre.

LEXO EDHE:  8000 euro për një postim/ Modelja seksi tregon fitimet luksoze prej Instagramit

Për takimin e Ramës në Shkodër, bashkia e këtij qyteti e cila drejtohet nga Voltana Ademi nuk ka dhënë leje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E bujshme/ Amir Rrahmani përfundon në Serinë A, nuk do e besoni te cila skuadër

Publikuar

-

By

Merkato nuk rresht kurrë së dhuruari surpriza. U përfol për një transferim të Amir Rrahmanit nga Dinamo Zagreb drejt Standard i Liezhit në Belgjikë, por një tjetër klub ka vepruar shpejt në momentet e fundit dhe ka siguruar shërbimet e mbrojtësit dardan.

Verona do të jetë destinacioni i radhës i 25-vjeçarit. Gazetari i njohur, Gianluca Di Marzio, ka bërë publik marrëveshjen mes palëve, ndërsa lojtari i rritur në Prishtinë ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare.

LEXO EDHE:  8000 euro për një postim/ Modelja seksi tregon fitimet luksoze prej Instagramit

Rrahmani, i cili refuzoi Standartin dhe Sëlltikun, është një lojtar që i bën të gjitha rolet e repartit defensiv, qendrën edhe krahët.

Rritja e tij ka qenë e dukshme, ndërsa numëron dhe tre gola të shënuar në 19 ndeshje me Kosovën. Tani është gati për të provuar forcat e tij në Serie B, me një ekip që synon rikthimin mes më të mirave.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Trending

Read previous post:
Përplasen dy automjete/ Mbeten të plagosur 6 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në Suharekë të Kosovës. Sipas informacioneve kanë ngelur të plagosur gjashtë persona, pasi në aksident...

Close