LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërhiqet UBT/ Hapet rruga për ndërtimin e shkollës

13 Prill 2019, 08:54, Aktualitet CNA
Tërhiqet UBT/ Hapet rruga për ndërtimin e shkollës

Senati i Universitetit Bujqësor të Tiranës është tërhequr nga protestat dhe i ka hapur rrugën ndërtimit të shkollës ?Nënë Tereza?.

Gentian Mehmeti, përfaqësues i UBT, në një deklaratë për mediat është shprehur se nuk mund të mohohet nevoja që kanë banorët për një shkollë të ciklit parauniversitar, ashtu siç nuk mund të mohohet edhe interesi i lartë publik që vepra mbart në vetvete.

“Ndërtimi i shkollës është domosdoshmëri. Shkolla është vepër e mirëpritur. Takimet e ditëve të fundit qartësuan marrëdhëniet juridike dhe procedurale. Senati mbështet unanimisht marrëveshjen e lidhur mes UBT-së, ministrisë dhe bashkisë së Tiranës për paktin për universitetin” thuhet ndër të tjera në deklaratën e Senatit të Bujqësorit.
Tashmë shkolla ?Nënë Tereza? do të ndërtohet sipas gjurmës së përcaktuar nga Bashkia e Tiranës.

Lajmet e fundit nga