Tensione në Beograd para protestave masive – CNA
Connect with us

Aktualitet

Tensione në Beograd para protestave masive

Publikuar

-

Prej muajsh qytetarët serbë protestojnë për më shumë demokraci në vend. Njeriu i fortë i Serbisë, presidenti Aleksander Vuçiç ende nuk tregon gatishmëri për bisedime.

Gazetat bulevardeske të afërta me qeverinë përpiqen t’ia kalojnë njëra-tjetrës me kryetituj luftarakë: “Të egrit duan luftë qytetare”. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur, se ushtria nuk do lejojë në asnjë rast një rrëzim të dhunshëm të qeverisë legjitime. Kjo nuk është e re në Serbi. Në 7 vitet, ku qeveria e SNS, partisë së progresit dhe Aleksander Vuçiç i kanë dhënë tonin jetës në Serbi, janë paralajmëruar disa përpjekje për puç ushtarak dhe luftëra. Me këtë frikë, presidenti Vuçiç me tendenca autoritare, mban radhët e veta të bashkuara dhe anatemon kundërshtarët politikë. Në të njëjtën mënyrë ai është shprehur edhe para protestës masive të opozitës dhe qytetarëve më 13 prill. Politikani i opozitës, ish-kryebashkiaku i Beogradit, Dragan Djilas thotë se “nëse do të ishim një vend normal, prokuroria do të kishte reaguar ndërkohë, sepse kjo është thjesht panik bërje.”

Nervoziteti i kreut të shtetit

Që nga viti 2012 Aleksander Vuçiç përcakton politikën në Serbi – qoftë si zëvendëspresident, kryeministër apo si president i vendit. Në kohën e Millosheviçit ai ka qenë ministri radikal-shovinist i Informacionit. Ndërkohë tani është shndërruar në përkrahës të integrimit europian dhe anëtarësimit të Serbisë në BE. Partia e tij qeveris me shumicë të rehatshme Serbinë dhe kontrollon pjesë të mdha të peizazhit mediatik. Pa anëtarësim partie nuk mund të arrish asgjë në Serbi. Të rinjtë largohen masivisht nga vendi. Pamja që inskenojnë mediat besnike ndaj qeverisë dhe realiteti serb janë dy gjëra të ndryshme.

Protest gegen den serbischen Präsidenten Vucic in Belgrad (Reuters/M. Djurica)

Dragan Djilas, kreu i opozitës në protestën kundër presidentit serb

Dhunë verbale e në disa raste fizike kundër atyre që mendojnë ndryshe, pamundësia për të vepruar juridikisht kundër arbitraritetit, korrupsioni në vend, dhe arroganca e kreut të shtetit e ndjerë përditë në deklaratat e tij po zemëron gjithnjë e më shumë qytetarë. Nga 8 dhjetori qytetarët grumbullohen në protesta në më shumë se 100 qytete serbe.

Inskenim dhe mohim

Me inskenimin e vizitës së Vladimir Putinit më 17 janar dhe në një sërë mitingjesh politike, presidenti Vuçiç ku ai festohet nga përkrahësit e tij për suksese, presidenti serb kërkon të dobësojë rëndësinë e protestave. Por llogaria e tij nuk del gjithmonë. Politikanët opozitarë ndjehen kaq të margjinalizuar në programet e lajmeve të televizionit shtetëror, RTS, saqë më 16 mars, me disa përkrahës e demonstrues ata bllokuan ndërtesën e RTS, por u nxorrën më pas nga policia. Qeveritarët e paraqitën si dhunë ndaj medias. Drejtuesi i fondacionit Friedrich Erbert, Max Brändle thekson: “Opinionin publik e fiton ajo palë që e inskenon me besueshmëri veten si viktimë: e shtypjes, dhunës policore, apo edhe e demonstruesve të dhunshëm e trazirave. Vuçiç në këtë rast është në avantazh për shkak të peizazhit mediatik të komanduar nga shteti dhe të varur.”

Shtresa e mesme proteston

Fondacioni Friedrich Ebert ka kryer një sondazh mes demonstruesve bashkë me institutin serb, SeConS. Rezultatet Max Brändle i përmbledh kështu: “Po proteston një aleancë kryesisht e të rinjve, me arsim mbi mesataren dhe shtresa e mesme e Serbisë, që nuk është e lidhur me partitë politike. Liria e medias, demokracia, dhe largimi i lidershipit janë motivet kryesore”. Sipas Brändle, Vuçiç pjesërisht reagon me nervozitet ndaj protestave. “Vuçiç po e ashpërson tonin. Fillimisht u tha se janë të dhunshëm e fashistë pas protestave, që duan madje edhe jetën e tij.”

Pjesë të opozitës së përçarë u bashkuan në vjeshtën e kaluar në një aleancë për Serbinë. Kësaj aleance, krahas politikanëve liberalë i përket edhe një parti e vogël nacionaliste, “Dveri”. Nëse kjo aleancë ia del që dinamikën e protestave ta kthejë në kapital politik, dhe se kush del në krye – Djilas dhe partia Demokratike apo ajo radikale e djathtë, Dveri, kjo mbetet e hapur, thotë Max Brändle. Por sondazhi tregon qartë, se shumica e qytetarëve protestues është e fokusuar tek politika e qendrës. Simpatizantët e Dverit janë përfaqësuar me 4%.

Producenti i televizionit, Vladimir Milic është pjesë e protestave që nga fillimi i tyre. “E gjithë atmosfera në shoqëri është shumë e rrezikshme dhe politikisht e papërgjegjshme. Nëse përgjigja e qeveritarëve do të vazhdojë të mungojë, protestat do të marrin një hov të ri. Sa më i madh hendeku mes realitetit dhe propagandës, aq më i madh tensioni, që mund të kalojë edhe në dhunë, që të shpresojmë nuk e do askush”, thotë Milic. Vetë presidenti Vuçiç ka paralajmëruar një protestë të përkrahësve të tij më 19 prill në Beograd./ DW

Aktualitet

Lojtari më i ri i Realit turpërohet në sytë e të gjithëve/ Ja çfarë i ndodhi gjatë prezantimit në “Santiago Bernabeu”

Publikuar

-

Mbrojtësi i ri i krahut të majtë i Real Madrid, Ferland Mendy, nuk bëri figurë të mirë përpara tifozëve të tij të rinj gjatë prezantimit në “Santiago Bernabeu”.

Francezi vendosi të tregonte aftësitë e tij me topin, por emocionet bënë që të ngecte në performancën e tij. Pavarësisht kësaj, publiku madrilen e mori me humor situatën duke duartrokitur futbollistin.

LEXO EDHE:  “Do marrësh ndëshkimin e merituar”/ Berisha kërcënon Ramën

Por, në një emision sportiv spanjoll, Hugo Gatti, ish-portieri legjendar i Boca Juniors, u tall me shfaqjen e Mendy. Madje, arriti deri aty sa të thonte: “Ka dy trungje në vend të këmbëve. Ta them unë, Marcelo shtatzënë luan edhe 30 vite të tjera”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dënoi dhunën në KZAZ/ Ish-ministri i Ramës i përgjigjet Sattler

Publikuar

-

Ish-ministri i drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në rrjetet socliale duke iu drejtuar ambasadorit të Austrisë së Shqipëri, Johann Sattler.

Sattler dënoi përplasjet nëpër KZAZ dhe diegjen e shkollave nga ana e militantëve të opozitës joparlametnare, për të mos u  zhvilluar zgjedhjet.

Manjani shkruan se “djegia e shkollave është një gjë e pakëndshme” por po aq e pakëndëshme është e dhe “përdorimi i shkollave, qendrave të dhënies së dijes dhe edukimit të rinisë, për të vjedhur vota” ka shkruar ndër të tjera Manjani.

LEXO EDHE:  “Rama, ndalo sulmin ndaj qytetit të lirisë”/ Bardhi merr në mbrojtje kavajësit

Postimi i plotë i Manjanit

Po zoti Sattler, djegia e shkollave është një gjë e pakëndshme.

Jam krejt dakort me Ju!

Po përdorimi i shkollave, qendrave të dhënies së dijes dhe edukimit të rinisë, për të vjedhur vota dhe për rrëmbyer pushtet pa zgjedhje çfarë quhet?!

Në cilin standart Europian pranohet pushteti me vota të grabitura?/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Engjëlli që po vjen në jetë”/ Alban Skënderaj dhe Miriam Cani prindër për herë të dytë

Publikuar

-

Para disa muajsh çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani u kurorëzuan me një martesë private në një ishull ekzotik të pabanuar.Ata kanë bashkë një vajzë, Ameli, e cila erdhi në jetë në 28 nëntor të 2015-ës.

Por në mes të një koncerti të Alban Skënderajt në Prishtinë mbrëmjen e djeshme ,ata dhane lajmin e bukur se po bëhen prindër për herë të dytë!

LEXO EDHE:  “Do marrësh ndëshkimin e merituar”/ Berisha kërcënon Ramën

“Kurse këtë këngë, dua t’ia dedikoj dikujt tjetër”, tha Albani dhe teksa iu afrua Miriamit duke prekur barkun e saj, salla vërshoi në brohorima, siç dëgjohet në videon e publikuar nga “n’Zoom”

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Trending

Read previous post:
Ashpërsim i retorikës politike Beograd-Prishtinë para takimit të Berlinit

Udhëheqësit politikë në Beograd dhe Prishtinë po ashpërsojnë tonin me akuza dhe kundërakuza para takimit të Berlinit. Shkas për grindje...

Close