Connect with Us

Tabaku jep alarmin/ Shqipëria po penalizon edhe Kosovën

Aktualitet

Tabaku jep alarmin/ Shqipëria po penalizon edhe Kosovën

Publikuar

-

Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me diskutimet në parlamentin holandez për rikthimin e vizave ne vendin tonë.

Tabaku, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se trafiku i drogës, veçanërisht ai i heroinës është një nga arsyet kryesore që fshihen pas kësaj kërkese.

Sipas Tabakut, nëse nuk merren masa kjo situatë do penalizojë edhe Kosovën.

“Qeveria është palë me krimin, sot krimin e kemi në pushtet. Deputetët holandezë përgatitur pesë rezoluta, dy prej të cilave për Shqipërinë.
Rezoluta e parë për vendosjen e vizave për Shqipërinë, rendit faktorë të bazuar nga të dhënat e shërbimeve secrete holandeze, policisë dhe insttiucioneve të tjera, ata flasin për për pastrim parash, mafien shqiptare, trafikun e heroinës, krimin, çdo gjë tjetër që lidhet me detyrat që duhet të bënte qeveria shqiptare.

Dhe rezoluta e dytë që flet për Kosovën dhe ngre shqetësimin se këto probleme që ekzistojnë sot në Shqipëri, nesër mund të ekzistojnë në Kosovë. Shqipëria për herë të parë bëhet pengesë për Kosovën.”-shruan ndër të tjera Jorida Tabaku.

Postimi i plotë i Tabakut:

Rrezikojmë rikthimin e vizave dhe fatkeqësisht po penalizojmë Kosovën.
Dje ka pasur diskutime shumë të gjata në parlamentin holandez. Krimi që vjen nga Shqipëria, trafiku i drogës dhe në mënyrë të veçantë trafiku i heroinës janë kthyer në problem në Holandë prandaj institucionet dhe shërbimet holandeze kanë ngritur shqetësim.
Jo më larg se dy javë më parë, dy Ministra holandezë ishin këtu, ai i Drejtësisë dhe ai për Cështjet e Migracionit, për të paralajëmruar qeverinë shqiptare që krimi dhe droga po bëhen pengesë për procesin e integrimit dhe kthimin e vizave.

Ministri dje ka raportuar për vizitën e tij në Shqipëri dhe tre partitë kryesore që bëjnë dhe mazhorancën atje në parlament kanë thënë që nuk është më e mjaftueshme paralajmërimi i qeverisë se qeveria shqiptare e ka marrë paralajmërimin. Ne duhet të marrim masa më të forta sepse siç thonë ata, korrupsioni në qeveri e pengon të luftohet krimi, trafiku i drogës. Qeveria është palë me krimin, sot krimin e kemi në pushtet. Deputetët holandezë përgatitur pesë rezoluta, dy prej të cilave për Shqipërinë.
Rezoluta e parë për vendosjen e vizave për Shqipërinë, rendit faktorë të bazuar nga të dhënat e shërbimeve secrete holandeze, policisë dhe insttiucioneve të tjera, ata flasin për për pastrim parash, mafien shqiptare, trafikun e heroinës, krimin, çdo gjë tjetër që lidhet me detyrat që duhet të bënte qeveria shqiptare.

Dhe rezoluta e dytë që flet për Kosovën dhe ngre shqetësimin se këto probleme që ekzistojnë sot në Shqipëri, nesër mund të ekzistojnë në Kosovë. Shqipëria për herë të parë bëhet pengesë për Kosovën. Shqipëria që duhet të ishte ndihmë, shpresë dhe mbrojtje për Kosovën, sot bëhet problem për avancimin e Kosovës dhe kjo është akoma më e rëndë.
Ju e kujtoni se çka ndodhur dhjetë vjet më parë. Shqipëria arriti të siguronte liberalizimin e vizave me vendet e shengen në BE. Shqiptarët nuk do të mbanin më radhë të gjata në ambasada, sot pas 10 vitesh kjo ëndërr po thyhet nga një qeveri e papërgjegjshme shqiptare. Një qeveri që ngopet me lugën bosh po I çon shqiptarët edhe një herë në radhët e gjata përpara ambasadave për të marrë një vizë.
Ndërsa nga kuvendi shqiptarët gënjehen sistematikisht për integrimin e vendit.

Ju e mbani mend një vit më parë, kryeministri na tha që negociatat janë hapur, ndërsa sot sulmon opozitën se përse këto negociata nuk do të happen. Nga shtatori e deri më sot nuk është marrë asnjë masë konkrete në plotësim të rekomandimeve. Shqipërisë i janë vendosur 5+2 kushte, 2 kushte njëri prej të cilëve lidhet me zgjedhjet dhe reformën zgjedhore. Ka pasur mungesë totale të vullnetit politik për të arritur në një draft dhe kishte kohë mjaftueshëm.Vullnetin politik nuk e jep opozita por e jep qeveria. Por mos harrojmë 5 kriteret tradicionale, krimi dhe korrupsioni, administrata publike, çështja e pronave. Në të gjitha ka hapa pas dhe kjo jo e thënë nga opozita por nga vendet anëtare.

Nuk ka asnjë lidhje opozita në këtë proces. Çfarë mund të bënte opozita në këtë proces ishte votimi i atyre ligjeve që ishin me shumicë të cilësuar që pengonin procesin e integrimit, në shtator të 2016 miratuam ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi. Kaq ishte puna e opozitës. Çdo gjë tjetër është në dorën e qeverisë. Pse nuk ngrihet SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, pse nuk plotësohen vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese?

Shqiptaë, sot jemi përpara një momenti të vështirë. Qeveria Rama po na kthen pas në vitin 2005, ku shqiptarët rreshtoheshin që me mëngjes për njëvizë në vendet e BE. Senati holandez vazhdon të mos besojë në qeverinë Rama dhe me gjasë do të marrë vendimin për kthimin e vizave. Po kthejmë rrotën e historisë dhjetë vjet më pas duke zhbërë edhe atë që kemi arritur me shumë mund.
Të ngrihemi sot në oren 18 përpara kryeministrisë për të rrëzuar këtë qeveri. ajo e cila do ta rikthejë edhe një herë Shqipërinë dhe shqiptarët në radhët e gjata të vizave dhe ambasadave./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: