LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia e Korçës sekuestron armë dhe municione/ Në pranga i riu

13 Prill 2019, 09:47, Aktualitet CNA
Policia e Korçës sekuestron armë dhe municione/ Në pranga

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë një tjetër, falë bashkëpunimit midis komunitetit dhe uniformave blu.

Gjithashtu mësohet se janë sekuestuar një armë tip automatik dhe muncione luftarake.

?Pas marrjes së një informacioni nga komuniteti, se në fshatin Pirg, dy shtetas qarkullojnë me armë zjarri, menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë në kohë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit R.L, 20 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë për një 17 vjeçar, banues në Pirg.

Dy shtetasve të mësipërm iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik, një krehër me 3 fishkë dhe 343 copë fishekë të tjerë të vendosur brenda një çante, të cilat i posedonin pa leje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.?-thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga