LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi i përgjigjet Ramës/ “Ka dështuar në familje”

13 Prill 2019, 18:51, Aktualitet CNA
Kryemadhi i përgjigjet Ramës/ “Ka dështuar në

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e pyetur rreth mbarëvajtjes së protestës ka refuzuar të japë detaje duke u shprehur se ajo është si qytetare në protestë dhe është në krahun e tyre.

?Mos më pyesni mua për mbarëvajtjen e protestës sepse unë sot jam qytetare dhe jam në krahun e tyre. Sot jemi të gjithë qytetarë dhe secili do të luftojë për veten dhe fëmijët e tij. Kjo situatë është krijuar për shkak të kokëfortësisë së Edi Ramës.?,-tha Kryemadhi.

Më tej Kryemadhi komentoi edhe postimin e kryeministrit Edi Rama që i quajti partitë opozitare si të dështuara edhe qorre.

Sipas Kryemadhit, Rama ka dështuar në çdo aspekt të jetës së tij.

Kryemadhi ka përmendur edhe martesën e kryeministrit Edi Rama.

?Unë solidarizohem me policët e dhunuar, por të dhunuar nga njerëzit e Edi Ramës sepse protestuesit nuk kanë dhunuar asnjë polic. Edi Rama është i dështuar. Ai ka dështuar në familje. Nuk ka arritur do të ndërtojë familjen e tij por vetëm fasadë e kam për familjen politike sepse unë nuk do gjykoj Edi Ramën sa herë martohet. Njeriu para Zotit martohet vetëm një herë pastaj se ç’bën Edi Rama unë nuk e komentoj. Edi Rama ka dështuar në çdo drejtim?,-tha Kryemadhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga