Connect with Us

E paprecedentë/ Lulzim Basha, shantazh me Vettingun

Aktualitet

E paprecedentë/ Lulzim Basha, shantazh me Vettingun

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e djeshme ka reaguar me tone të forta, pas përfundimint të procesit gjyqësor për dosjen ”Babale” që vendosi të marrë të pandehur për kallëzim të rremë, ish- deputetin e PD, Ervin Salianji dhe gazetarin Jetmir Olldashi.

Në një prononcim për mediat, Lulzim Basha tha se “Dua ta dënoj ashpërsisht këtë akt të korruptuar dhe Kriminal. Dua t’ja bëj të qartë Kastriot Gramshit, gjyqtar i çeshtjes, dhe dy prokurorëve, se nuk do të ja hedhin vettingut me këtë akt që kanë ndërmarrë. Se ne nuk do të pranojmë asnjë transaksion nga procesi i kompromentuar politik i vettingut për të varrosur dosjet kriminale të bandës në pushtet dhe për të çuar në mënyrë të rreme, denoncuesit e krimit.

Prandaj të jenë të sigurtë, ai dhe të dy prokurorët, dhe çdo prokuror dhe gjyqtar tjetër, që nji për nji vettingut do tu bëhet publikisht nga Partia Demokratike.”

Por, ka edhe një tjetër detaj.

Lulzim Basha në pothuajse të gjitha daljet e tij mediatike e ka sulmuar Vettingun. Ka dalë e ka thënë shpesh herë në media se është kapur nga Edi Rama, është kapur nga PS-ja apo nga Rilindja.Lulzim Basha shpesh herë ka thënë se Reforma në Drejtësi është e deformuar.

Por, tani lind një pyetje?

Si do t’ju bëhet Vettingu këtyre prokurorëve dhe gjykatësit, nëse PD nuk ka përfaqësues në Vetting?

Apo, ndoshta Basha luan me dy porta?

Pra, mos ndoshta nga njëra anë del e thotë që Vettingu është i kapur nga Rilindja dhe nga ana tjetër ka futur brenda në strukturat e tij njerëz të PD-së dhe Lulzim Bashës, por këtë ai nuk e deklaron,  por i përdor për kur t’i duhen për të goditur struktura të caktuara të drejtësisë, të cilat nuk bëjnë atë që kërkon ai, por zbatojnë ligjin?

LEXO EDHE:  Lulzim Basha si zootekniku i Peqinit

Për më tepër, Basha tha se do t’ju bëhet në publik, Vettingu nga PD-ja.

Por, Vettingu në publik është një  kërcënim dhe shantazh ndaj prokurorëve dhe gjyqtarit.

Ky është një akt i paprecedentë, kur kryetari i një partie del e i bën shantazh drejtësisë, njësoj sikurse ka bërë edhe Edi Rama dje në opozitë.

Ky duket të jetë veçse një shantazh i Lulzim Bashës, të cilit nuk i pëlqen vendimi pas rezultatit të hetimit dhe del e kërcënon se do t’ju bëjë Vettingun publikisht.

Ky kërcënim është njëlloj si ato që bëntë Enver Hoxha në kohën e diktaturës, për të dënuar ata të cilët i cilësonte “me sjellje të pahijshme në shoqëri”.

Personat e përfshirë në çështje nuk janë njerëz të paprekshëm dhe nëse ka prova dhe fakte që kanë deformuar apo inskenuar çështjen në fjalë do mbajnë përgjegjësi sipas ligjit.

Pse, Basha nuk ua ka bërë deri tani Vettingun në publik gjyqatrëve dhe prokurorëve të korruptuar?

Basha ka gjashtë vite që është kryetar i PD-së, përse nuk e ka bërë këtë deri tani?

Nëse ka dosje pse nuk i ka nxjerrë në publik, por i përdor për shantazh.

Nëse ka dosje korrupsioni le t’i bëjë publike.

Në momentin që ka deklaruar, Lulzim Basha do të duhej ti kishte publikuar tashmë dosje, se ndryshe quhet shantazh ndaj njerëzve që duan të zbatojnë drejtësinë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lufta me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në disa shtete të SHBA

Publikuar

-

Nga

Lufta me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në disa shtete të SHBA

Në SHBA ashtu sikurse kishin parashikuar ekspertët, rastet e vdekjeve si pasojë e koronavirusit po shënojnë rritje, nxitur kryesisht nga situata në shtetet në jug dhe perëndim të vendit.

Prej disa kohësh numri i vdekjeve në ditë nga virusi kishte shënuar rënie dhe po vazhdonte të ishte në shifra të ulta edhe pas shtimit të rasteve të të infektuarve në shtete si Florida dhe Teksasi që u përballën me nivele rekord ditore. Por shkencëtarët kishin paralajmëruar se kjo situatë nuk do të zgjaste.

Sipas ekspertëve vdekjet nga koronavirusi, zakonisht ndodhin disa javë pasi një person infektohet. Ata parashikuan se shtetet që shënuan rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital, do të përballeshin në një moment me një numër në rritje të vdekjeve.

LEXO EDHE:  Basha në SHBA: Instituti Republikan Amerikan do ndihmojë PD në zgjedhjen e kandidatëve për deputet

LEXO EDHE:  Basha në SHBA: Instituti Republikan Amerikan do ndihmojë PD në zgjedhjen e kandidatëve për deputet

Kalifornia ka shënuar mesatarisht 91 vdekje në ditë ndërsa Teksasi rreth 66. Florida, Arizona, Ilinois, Nju Xhersi dhe Karolina e Jugut kanë shënuar gjithashtu rritje të konsiderueshme.

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në SHBA ka arritur në mbi 3.2 milionë dhe atyre që kanë humbur jetën në mbi 134 mijë persona që prej përhapjes së virusit./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

“Dorëzohet” Trump/ Shfaqet për herë të parë me maskë në publik

Publikuar

-

Nga

Për herë të parë që kur shpërtheu pandemia, Presidenti Trump është shfaqur me maskë në publik. Presidenti ishte të shtunën në spitalin ushtarak Walter Reed për t’u takuar me ushtarë që mjekohen atje dhe personel mjekësor që kujdeset për pacientë me COVID dhe këtë radhë ishte në përputhje me udhëzimet e zyrtarëve të shëndetësisë për vënien e maskave si një ndër masat kritike për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Me një maskë të errët që mbante stemën presidenciale, i shoqëruar nga personel i spitalit ushtarak Walter Reed, presidenti hyri në mjediset e spitalit për t’u takuar me ushtarë të plagosur.

Ky akt i thjeshtë është një ndër hapat më kritikë që këshillojnë zyrtarët e shëndetit publik për parandalimin e infeksioneve. Por është bërë një simbol politik për disa amerikanë që shprehin rezistencë nga masave të rekomanduara ose imponuara nga autoritetet duke mos vënë maskë.

Ishte hera e parë që presidenti vinte maskë para kamerave. Por ai e pohoi që para nisjes se në prani të pacientëve të shtruar, është një masë e domosdoshme:

“Ndoshta do të vë maskë. Kur je në spital, sidomos në pavione ku janë shtruar ushtarë dhe njerëz që sapo janë operuar, duhet vënë. Më duket si ditë e shkëlqyer për të vënë maskë. Nuk kam qenë kurrë kundër maskave por besoj se varet nga momenti dhe vendi,” tha presidenti.

Presidenti u ka rezistuar vazhdimisht këshillave të specialistëve shëndetësore që këmbëngulin për vënien e maskave. Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve ai është shprehur më parë se nuk e sheh të nevojshme dhe ka komentuar edhe për faktin që ish-nënpresidenti Joe Biden vë maskë në mjedise të hapura publike.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha si zootekniku i Peqinit

LEXO EDHE:  Luli gëlltitet dhe nuk përmend emrat e oligarkëve

Persona të afërt me presidentin kanë pohuar agjencinë e lajmeve Associated Press se presidenti shqetësohet që maska e bën të duket një politikan i dobët dhe se e zhvendos vëmendjen nga nevoja për rihapjen e ekonomisë tek kërëcënimi për shëndetin publik.

Kritikët e presidentit thonë se ai e ka politizuar vënien e maskave gjë që e ka shtuar rezistencën ndaj kësaj mase nga disa grupime.

Para nisjes për në spitalin ushtarak Walter Reed, presidenti u pyet edhe për vendimin për t’i zbutur dënimin bashkëpunëtorit të tij të vjetër Roger Stone:

“Roger Stone u trajtua shumë padrejtësisht. E vunë nën akuza në kuadër të një gjuetie shtrigash, të një komploti politik, një mashtrim tjetër i Robert Muellerit. Ishte mashtrim sepse u provua se ishte fallso. Unë veprova pasi Roger Stone ishte trajtuar shumë padrejtësisht. Njerëzit janë gëzuar shumë sepse në këtë vend njerëzit duan drejtësinë,” tha presidenti.

Të premten, pak ditë para se Roger Stone të fillonte vuajtjen e dënimit me 40 muaj burgim, presidenti e liroi mikun e tij nga dënimi me burgim. Ky ishte një tjetër shembull i përpjekjeve të shumta që ka bërë presidenti dhe stafi i tij për t’i dhënë një interpretim të ri hetimeve mbi administratën e tij për lidhje e bashkëpunim të fshehtë me rusët. Në fillim të vitit, Senati e liroi presidentin nga akuzat që u ngritën lidhur me këto hetime./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Hoti: Sot votojmë masat e reja!

Publikuar

-

Nga

Kosova nuk e shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Hoti: Sot votojmë masat e reja!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti vendos të mos e shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, ndonëse prej më shumë se 5 ditësh janë shënuar rreth 200 të infektuar për çdo 24 orë.

Hoti, pas takimit me Këshillin e Sigurisë tha se do të ketë masa rigoroze gjatë ditëve në vijim. “Sapo e kryem mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ku ka një pajtueshmëri të përgjithshme për ndërmarrjen e masave shtese dhe zbatimin rigoroz të atyre masave”, ka thënë Hoti.

LEXO EDHE:  Basha në SHBA: Instituti Republikan Amerikan do ndihmojë PD në zgjedhjen e kandidatëve për deputet

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet Bashës: Unë dua të vërtetën e ti karrigen

Hoti tha se parlamenti do të votojë sot në mbrëmje për masa shtesë, pjesë e të cilave do të jetë forcimi i gjobave për shkelësit e protokollit anti-Covid, ndalimi i tubimeve dhe ndalimi i riteve fetare.

Autoritetet shëndetësore në Prishtinë bëjnë me dije se janë konfirmuar 301 pacientë me Covid-19, të cilët po vazhdojnë të marrin trajtim shëndetësor në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

LEXO TE PLOTE