LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhuna ndaj bluzave të bardha/ KSSH: Po prisni të vritet ndonjë mjek?

13 Prill 2019, 12:01, Aktualitet CNA
Dhuna ndaj bluzave të bardha/ KSSH: Po prisni të vritet ndonjë

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e sotmë në Urgjencën e Spitalit të Lezhës, ku një mjek është dhunuar për shkak të detyrës.

Në një reagim për mediat, KSSH deklaron se akte të tilla janë të paranueshme dhe kjo situatë duhet të marrë zgjidhje.

?A po prisni te vritet ndonje mjek për të çuar policinë në spitale?

Mjeku i Urgjencës në  Spitalin Lezhës është viktima e radhës e dhunës ndaj bluzave te bardha. Ai është dhunuar sot nga një pacient 65 vjeçar, i cili është prangosur nga forcat  rendit.

Cënimi i figurës së mjekut po kthehet në një shqetësim dhe  pavarësisht apelit të Ministrisë së Shendetësisë dhe qeverisë kjo situatë ende nuk po merr zgjidhje konkrete.?-thuhet në reagimin e KSSH.

Më tej, Konfederata e Sindiktaave të Shqipërisë thotë se ka kërkuar që siguria në spitale të merret përsipër nga Policia e Shtetit.
?Kjo neglizhencë është e papapranueshme, ndoshta po presim të plagoset apo të vritet ndonjë mjek që të merret një masë e tillë.

Deri tani agresorët janë mjaftuar vetëm me përdorimin e dhunës, por nesë shohin se masat dhe ndëshkimet ndaj tyre janë qesharake, ata mund të shkojnë edhe tej në veprimet e tyre.
Mjekët janë të pambrojtur, pasi kompanitë private të sigurimit janë vetëm për të gllabëruar tenderat.
Dhuna ndaj mjekes në urgjencën e Lezhës është rasti i dytë brënda pak ditësh në Lezhë.?-përfundon deklarata e KSSH./CNA.al

Lajmet e fundit nga