Connect with Us

Zbulohet skema mafioze/ Policia dhe prokuroria përfshihen në skandal  

Aktualitet

Zbulohet skema mafioze/ Policia dhe prokuroria përfshihen në skandal  

Publikuar

-

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas përfundimint të procesit gjyqësor për dosjen ”Babale” që vendosi të marrë të pandehur për kallëzim të rremë, ish- deputetin e PD, Ervin Salianji.

Në një deklaratë për mediat, Basha ka hedhur akuza të forta ndaj kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë.

Basha theksoi se kupola drejtuese e Policisë së Shtetit, prokuroria dhe SHISH janë të përfshirë në atë që ai e cilësoi si skemë mafioze.

“Kupola drejtuese e Policisë së Shtetit, prokuroria dhe SHISH janë të përfshirë në këtë skemë mafioze. Fredi Alizoti është paguar me para në dorë për të pranuar se ishte ai në video, dhe jo zëri i Agrin Xhafajt. Alizoti ka pranuar të dënohet me një vit burg, pasi është paguar për të thënë se është ai dhe jo Agron Xhafaj.

Prokuroria është pjesë e skemës mafioze të narkoshtetit. Prokuroria nuk ka guxuar as të thërrasë e të nisë hetimet, por Rama ka marrë në mbrojtje e ka promovuar zyrtarët e policisë. Sot prokurorët e cështjes dhe një gjyqtar peng i vettingut, coi në gjyq jo kriminelët, por denoncuesit e krimit. Dënoj ashpërsisht kete vendim.”-tha Lulzim Basha./ CNA.al

Aktualitet

Leku forcohet më shumë se të gjitha monedhat rajonale/ Shqipëria humb avantazhin konkurrues

Publikuar

-

Nga

Shqipëria vijon të ketë deficit të lartë të llogarisë korente në raport me Rajonin, por në paradoks më këto zhvillime monedha vendase është mbiçmuar ndjeshëm në tregun valutor në raport me monedhat e vendeve fqinjë.
Sipas grafikut bashkëngjitur një përpunim të dhënash i Fondit Monetar Ndërkombëtar kursi real efektiv i këmbimit (REER) (vlera e jashtme e monedhës së një vendi kundrejt monedhave të partnerëve të tij më të rëndësishëm) është rritur ndjeshëm që nga viti 2015 duke tejkaluar monedhat e të gjithë fqinjëve rajonale edhe pse disa prej tyre kanë përjetuar përmirësim të deficitit tregtar gjatë periudhë 2014-2018. Pothuajse 80 për qind të shkëmbimeve tregtare Shqipëria i ka me vendet e Eurozonës të cilat kanë në përdorim monedhën e përbashkët euro. Për pasojë forcimi i lekut në kursin real efektiv të këmbimit pasqyron mbiçmimin e lekut ndaj euros gjatë viteve të fundit.

Forcimi i lekut me rreth 12 pikë përqindje në katër vitet e fundit me monedhat ku Shqipëria shkëmben mallra dhe shërbime e ka bërë Shqipërinë më pak konkurruese edhe në raport me Rajonin. Kjo po reflektohet së fundmi edhe më rënien e eksporteve në vlerë, pas më shumë se dy dekada rritje të vazhdueshme.
Nga janari 2005 deri në fund të vitit 2007 Leku shqiptar ishte forcuar me ritme të ta lartë se monedhat rajonalë, por [as krizës së vitit 2008 kursi i këmbimit të lekut më valutat kryesore pësoi rënie. Nga viti 2008 deri në vitin 2014, dinarit serb dhe atij maqedonas ishte më e lartë. Madje në vitin 20011 leku performoi shumë më dobët se monedhat e vendeve të Europës Lindore.
Forcimi i lekut mori kthese në maj të vitit 2014 dhe vlera e tij u rrit me ritme të shpejta, duke tejkaluar të gjitha monedhat e rajonit. Në janar të vitit 2019, vlera e lekut në tregun e këmbimit tejkaloi edhe ritmet e dinarit Serb i cili kishte performancën më mirë në këmbimin valutore në raport me rajonin.

Nga ana tjetër Shqipëria në fund të vitit 2018 kishte deficitin e llogarisë korrente më të lartin në Rajon pas Malit të Zi dhe Kosovës.

Shqipëria është një vend me një ekonomi të vogël e të hapur, ndaj dhe kursi i këmbimit të lekut luan një rol të rëndësishëm në ndikimin e nivelit të çmimeve në Shqipëri dhe në bilancin e pagesave në vend. Gjithashtu, hapja e ekonomisë shqiptare gjithnjë e më shumë ndaj tregjeve të huaja, përbën një interes të veçantë lidhur me pozitën konkurruese të bizneseve shqiptare në tregtinë në vend dhe jashtë tij./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tirana nuk heq dorë, i bën ofertë zyrtare mesfushorit të Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Tirana ka afruar Torasan, Kalenë, Bathën, Karriqin, Bakajn, Qirkon, Dungën dhe Osmanin gjatë kësaj merkatoje, mirëpo puna nuk ka ndalur me kaq.

“Panorama Sport” mëson në mënyrë ekskluzive se skuadra kryeqytetase është vënë në lëvizje për një tjetër futbollist të afirmuar të Kategorisë Superiore. Bardheblutë kanë bërë një ofertë zyrtare në adresë të Bruno Ditës, shkruan “Panorama Sport”.

Në Korçë, Bruno Dita është një prej lojtarëve nën kontratë edhe për sezonin në vazhdim. Mirëpo, situata në kampin korçar, pas vendimit të KAS-it, nuk është ajo e duhura dhe me qetësinë e mjaftueshme për një tjetër vit në kërkim të sukseseve.

Kjo ka bërë që Tirana të vihet në lëvizje. Një nga emrat e synuar nga skuadra e drejtuar nga Ardian Mema, është Bruno Dita. 26-vjeçari, i cili në karrierën e tij ka luajtur me Dinamon, Besën, Teutën dhe prej dy sezonesh me Skënderbeun është një element që do të zinte vend në formacionin bardheblu.

Mbi të gjitha, do të shtonte konkurrencën dhe cilësinë në skuadrën kryeqytetase, e cila ka qenë shumë aktive gjatë kësaj periudhe merkatoje me afrimet e kryera.

Tanimë, “topi” ka kaluar në anën e korçarëve dhe presidentit të Skënderbeut nëse do të pranojë që ta zgjidhë kontratën me mesfushorin 26- vjeçar. Në sezonin e fundit, Dita ka luajtur 30 ndeshje në kampionat dhe ka shënuar 3 gola.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare/ Zbardhet axhenda

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama tek selia e PS

Ditën e sotme, Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare.

Asambleja pritet të mblidhet në orën 16:00, ndërsa punimet do të çelen nga kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së.  Në rendin e ditës është edhe analiza mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Po ashtu mësohet se në axhendë është përfshirë edhe shqyrtimi dhe miratimi i projekt vendimit për organizmin dhe zhvillimin e zgjedhjeve në parti.

Shqyrtimi dhe miratimi i projekt vendimit për “Zgjedhjet e reja të përgjithshme në Parti”.

“Mbështetur në statusin e PS, neni 41, pika 5, Sekretari i Përgjithshëm dhe kryetari i AK, njofton mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:

  1. Fjala e kryterit të PS, Edi Rama
  2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019:
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Për zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatët e kongresit, kryetarët e partisë, kryetarët e KS, të N.A dhe kryetarët e OS.
  6. Të ndryshme”-thuhet në njoftimin e PS./ CNA.al
LEXO TE PLOTE