“Unë jam k****, po ti çfarë je?!” – CNA
Connect with us

Aktualitet

“Unë jam k****, po ti çfarë je?!”

Publikuar

-

Nga Erjona Rusi

S’kam për ta harruar herën e parë që e dëgjova këtë fjalë nga aq afër, më tingëlloi pisët mu tek veshët e mi. Sa kisha filluar gjimnazin dhe ecja me Anën jashtë rrethimit të shkollës kur një djalë u afrua dhe e kapi fort për dore. “O rrushi, sa e mirë qenke mi! Ndalu i çik shpirti”. Ana ishte një kokë sipër meje, e hollë e me ca kaçurrela të gjata të zeza, një nga ato vajza që nuk mund të mos binte në sy. Po përtej bukuroshes, kishte një karakter që ia kisha zili, e mbase dhe arsyeja që rrija me të.

Ia hoqi dorën me vrull, e nuk ia përtoi: “Ik ore më lër rehat” dhe ia shkelëm të frikësuara që të dyja shumë shpejt. Ai gjatoshi me një theks të çuditshëm, na qëlloi gjithashtu shpuzë: “Po ik mi ku..ë, se gjej sa t’dush si ti”. Ajo fjala s’më hiqej disa kohë nga truri, se nuk ia dija mirë kuptimin dhe duke parë Anën që thuajse u zverdh atë ditë, nuk e përmenda kurrë atë episod.

Ca vite më vonë, në fakultet, kur ia kisha mësuar disi kuptimin fjalës, them disi se njerëz të ndryshëm i japin kuptime të ndryshme, e dëgjova prap, po aq afër. Vetëm se kësaj here nuk më tingëlloi pisët, por mu ngritën nervat. Anjeza ishte vajza më seksi e grupit, vishej gjithmonë me shumë shije dhe veshje të shtrenjta, ndonjëherë edhe pak të ekzagjeruara (në këndvështrimin tim) për në auditor por gjithësesi i shkonin me atë qëndrimin e çuditshëm, gjoksin përpara e vithet pas.

Me thënë të drejtën, shumë e kishin zili për stilin dhe sensualitetin, por mbase edhe për pasurinë që ia mundësonte të vishej në atë mënyrë. Unë isha ulur disa herë në kafe me të dhe kisha kuptuar që brenda atij trupit seksi kishte dhe një mendje goxha interesante, me ato idetë e qarta që nuk i bëhej vonë se çfarë thonin të tjerët e që nuk kishte pse ti jepte llogari kujt për jetën apo stilin e saj.

E kishim parë që kishte një të dashur që shpesh e merrte nga shkolla dhe ajo thoshte se kishin vite bashkë e ishin shumë mirë me njëri tjetrin. E kur nja 2 djem, po flisnin në një tavolinë me disa nga të shkollës, më tingëlloi prap ajo fjalë, ndërsa dëgjova pëshpëritjen e njërit: “Ik mo pash Zotin, se ajo është kokrra e kur…”.

Kjo ishte përgjigjja për fjalinë që sapo i kishte thënë tjetri “Erdhi kjo seksi”. Dhe në fakt, vura re se Anjeza sapo kishte hyrë në lokal. U përtypa, doja të flisja por biseda qe mes tyre, ndërkohë ajo po afrohej. U nxiva e u inatosa se fjala kësaj here nuk përshtatej gjëkundi me kuptimin që më kishin mësuar.

“Ajo kur.. do t’mi marrë kalamajtë” –më pati thënë njëri që ishte dënuar për dhunë brenda familjes dhe po bisedonim pasi i kisha kërkuar një intervistë. Po më fliste gjithë tërcëllimë dhe unë isha shumë kurioze të dija se pse e kishte dhunuar e çfarë mendonte.

Që mos të keqkuptohemi, nuk bëhet fjalë për kuriozitet morboz nga ana ime, por gjithmonë kam menduar që kjo beteja me dhunën, duhet nisë që në gjenezë e jo thjesht të merremi vetë me trajtimin e viktimave. “Prit, prit, mos fol ashtu se është nëna e kalamajve të tu.

S’ti ka marrë, po thjesht nga frika se mos i rrahësh edhe ata, po ti mban larg. Mbaroje shërbimin e provës dhe po ke tru në kokë, rregulloji gjërat”-i pata thënë. Ajo “kur..”, ishte gruaja me të cilën kishte 3 fëmijë, kishte qëndruar me të gati 15 vite, shumë prej të cilave me sherr, pije, bixhoz e në fund edhe dhunë. Dhe tani ajo na kërkonte kujdestarinë e fëmijëve në gjyq.

Të gjitha këto mi pohoi vetë ai, sepse ish të shoqen, nuk e takova kurrë. Pasi ika mendova, çfarë gruaje e tmerrshme. Si guxonte të kujdesej për fëmijët, kur babai ishte ende gjysmë i pirë, pa punë, pa kokërr leku dhe mbi të gjitha gjithë mllef brenda tij. Më erdhi keq e kësaj here kur e dëgjova atë fjalë dhe ndjeva një lloj mëshire për injorancën e këtij burri të mjerë që nuk kuptonte se kishte shkatërruar gjënë më me vlerë nga pikëpamja sociale, që mund të krijojë qenia njerëzore, familjen.

Ndërsa vdekjen e asaj, nuk kam për ta harruar kurrë deri sa të vdes vetë, ose deri sa të kem dy pare mend në kokë. Lajmi bëri bujë të madhe në atë kohë për shkak të rrethanave e nuk besoj që nuk ka njeri që nuk e mban mend. Ai e kishte mbytur dhe lënë në një apartament, ndërsa rrëfeu vrasjen e saj vetëm përmes një letre të shkruar para se ti jepte fund jetës së tij.

Po ndryshe nga ajo, ai ishte i martuar e me fëmijë dhe 36 vite më i madh në moshë. Dhe po ndryshe nga vdekja e saj që ai kishte zgjedhur ta bënte sa më torturuese duke e mbytur, vetes i kishte futur një plumb. E kur i përcollën për në banesën e fundit, atë, burrin e shkretë e të mashtruar prej dashnores së re, të bukur e “magjistricë”, e përcollën i madh e i vogël.

Ndërsa ajo ishte “kurva”, gjithnjë sipas komentuesve mendje ndritur, që kishte tentuar ti shkatërronte familjen një burri të ndershëm, ndaj nuk meritonte as edhe një grusht dhe. Dhe kështu, askush nga fqinjët apo fshati nuk shkoi ta varrosë vajzën, veç një grup i vogël familjarësh të afërm. Sepse turpi kishte mbuluar të gjithë puritanët dhe shenjtorët e fshatit.

Kësaj here kur e pashë fjalën “kur..” të shkruar diku nëpër komentet e lajmit, ndjeva thjesht një neveri të madhe, gati gati një përzierje në stomak që s’po duroja deri sa ta pështyja fort. Neveri për një popull tru-shpërlarë nga Sadnat apo Hatixhet e telenovelave që përbëjnë ekstazën e tij maksimale të ditës, për një popull injorant që nuk arrin dot të bëjë dallimin mes vrasësit dhe viktimës, e përtej gjithçkaje të arrijë të dënojë një krim.

Neveri edhe për një popull fatkeq që ushqehet çdo ditë me llum e përbaltje “kurvash” politike (dhe këtu nuk e kam fjalën aspak për gratë, të kuptohemi, megjithëse ka dhe mes tyre).

Por përtej historive e rrethanave, një gjë kanë të përbashkët këto gra e shumë të tjera si ato. Po të kishit mundësi ti takonit, pa pikë turpi, qetë fare, dhe pa iu trazuar aspak stomaku do kishin guximin tua përplasnin në fytyrë: Po! Jam kurvë, po ti?

P.S: Mbase pas këtij shkrimi do të kuptoni edhe emrin e bitchmagazine. Gjithësesi, të gjitha ngjarjet e mësipërme janë reale, përveç emrave natyrisht.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Bindja Demokratike/ Astrit Patozi: Jemi si zjarrfikës mes dy zjarreve

Publikuar

-

By

Astrit Patozi nga studio e emisionit “Opinion” sqaroi se Bindja Demokratike është ndryshe nga partitë e tjera të lindura më herët, pasi sipas Patozit, Bindja lindi nga njevoja dhe jo nga urrjetja.

Patozi e cilësoi Bindjen Demokratike si një zjarrfikëse në mes të dy zjarreve.

“Partia jonë është e ndryshme nga të gjitha partitë e tjera që kanë lindur, pasi ne nuk kemi lindur nga urrejtja por nga nevoja. Urrejtja është një gjellë që serviret e nxehtë. Ne jemi menduar gjatë kemi pritur 2 vite. Këtë projekt ia kemi çuar edhe zotit Basha për PD-në por e injoroi e hodhi në kosh duke e privatizuar më tepër PD-në. Bindja Demokratike nuk ka lindur me urrejtje ndaj PD-së. Unë jam një njeri me passion me adrenalinë dhe kam dalë në tregun politik. Ne lindëm për ti hedhur edhe ujë zjarrit të ndezur në Shqipëri ne jemi midis dy zjarrëve si zjarrfikës, mes qeverisë dhe opozitës, që të dyja janë përgjegjëse për këtë situatë”,-tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Merr “flakë” Petrit Vasili/ Injoron “Bindjen…,” ofendon deputetët e listës

Publikuar

-

By

Ish kryetari afatshkurtër i LSI-së, deputeti mandardjegur, Petrit Vasili, ka shpërthyer në akuza të pambështetura në fakte ndaj partisë së më të re “Bindja Demokratike”, ndërsa e ka lëshuar gojën duke përdorur retorikë ofenduese banale, ndaj deputetëve të listës që pranuan mandatin.

I ndodhur në studion e lajmeve të TV “Ora News”, hyrjen në skenë të  subjektit “Bindja Demokratike”, Vasili e ka komentuar si krijesë të Edi Ramës, duke deduktuar pakuptueshmërisht së emri që ajo ka mban vulen e Ramës.

“Se kam në llogari fare këtë parti. Nuk kam asgjë. Ai që e krijoi është Edi Rama, pyeteni atë çfarë ka pasur në mendje edhe në stilistikën e vënies së emrit, se është në stilin e tij. Nuk e kam fare në hesapet e mia, nuk më intereson”, – ka qenë reagimi i Petrit Vasilit, pas pyetjes së intervistueses.

Ndërkohë ai nuk ka ngurruar të komentojë dhe veprimin e deputetëve të rinj që me pranimin e mandateve thyen bojkotin e shpallur solemnisht nga liderët drejtues të opozitës Basha dhe Kryemadhi.

Ndërsa ka ashpërsuar tonin e zerit, Petrit Vasili, i ka etiketuar ata si “patate të kalbura…”

” Kam një përcaktor që do ti qëndroj besnik. I kam quajtur patate të kalbura dhe do të vazhdoj ti quaj të tilla. Nga kalbësira nuk lind asgjë vetëm erë e keqe, e dini dhe ju kur ju kalbet ndonjë gjë në shtëpi”, – ka qnë artikulimi i drejtëpërdrejtë i Vasilit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Përplasje civile me 30 Qershor?/ Patozi: Terrorizëm politik

Publikuar

-

By

patozi ne opinion

Astrit Patozi, themelues i partisë Bindja Demokratike, foli rreth mundësisë së një përplasje civile siç kanë deklaruar përfaqësues të opozitës për të penguar zgjedhjet lokale. Thirjet e Lulzim Bashës për mosbindje civile dhe sulm ndaj qendrave të votimit ditën e mbajtjes së zgjedhjeve në 30 Qershor Patozi i ka vlerësuar të rrezikshme dhe që mund të sjellin pasoja të renda.

Sipas Patozit, një përplasje civile është vëllavrasëse dhe terrorizëm politik.

“E konsideroj vëllavrasëse një përplasje civile, atë dhe që paralajmërojnë që kjo mund të ndodhi e konsideroj terrorizëm politik. Por asgjë nuk ka për të ndodhur. Në rast se Edi Rama dhe çifti Basha-Kryemadhi do të lihen vetëm janë gati t’i vënë flakën Shqipërisë”,-tha Patozi në “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:49 - 24 Prill, 2019

Pritje vllazërore/ Udhëheqësi komunist Kim Jong Un mbrin në Rusi

Sikurse ishte paralajmëruar, udhëheqësi komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbriti në qytetin port të Vladivostokut, në rajonin...

Aktualitet18:30 - 24 Prill, 2019

KQZ nuk çertifikon kandidatët e Listës serbe për zgjedhjet në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i certifikoi katër kandidatët e subjektit Lista serbe, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e...

Aktualitet18:22 - 24 Prill, 2019

Gjykata vendos masën e arrestit shtëpiak për 10 gra të kthyera nga Siria

Një gjykatë në Prishtinë vazhdoi të mërkurën dëgjimin e një grupi grash të kthyera nga Siria, nën dyshimet për përfshirjen...

Aktualitet10:28 - 24 Prill, 2019

Luftë kundër dhunës seksuale në rajonet e krizave

Me nismën gjermane Këshilli i Sigurimit të OKB kërkon me një rezolutë që komuniteti botëror të luftojë më ashpër dhunën...

Aktualitet19:04 - 23 Prill, 2019

Rusia do të marrë me qira portin sirian të Tartusit

Medie të të dyja vendeve raportojnë se përfaqësues të qeverisë ruse kanë zhvilluar konsultime me Presidentin Assad për një marrëveshje....

Aktualitet18:32 - 23 Prill, 2019

Kim Jong Un dhe Vladimir Putin takohen të enjten në Vladivostok

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të udhëtojë këtë javë drejt qytetit rus të Vladivostokut për një...

Aktualitet18:26 - 23 Prill, 2019

Gratë e kthyera nga Siria nën hetime për përfshirje në terrorizëm

Rënia e grupit militant Shteti Islamik, që dikur kontrollonte mbi 100 mijë kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë...

Aktualitet09:16 - 23 Prill, 2019

Fitorja e Selenskyjt në Ukrainë/ Shpresa e lindur nga zemërimi

Në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë aktori i komedisë, Volodymyr Selenskyj arriti një rezultat rekord. Pse i besojnë atij kaq shumë...

Aktualitet16:54 - 22 Prill, 2019

Vrau bashkëshorten dhe gruan e djalit/ Zbulohet arsyeja e krimit

Vrasja e trefishtë në lagjen Dardania në Prishtinë ka tronditur vendin. Një burrë ka vrarë gruan e djalit, gruan e...

Aktualitet14:56 - 22 Prill, 2019

Horror në Prishtinë/ Tre të vrarë me armë zjarri 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Prishtinë. Policia e Kosovës bën të ditur se tre...

Aktualitet14:42 - 22 Prill, 2019

Zeng Yi në Firenze, Kina në një shkrepje fotografike!

Intervistoi Dr. Dritan Haxhiraj: Prof Rocca, Ju jeni Drejtori i Akademisë së Arteve te Bukura të Firences, kohët e fundit...

Aktualitet14:00 - 22 Prill, 2019

Tragjedia në Sri Lanka/Miliarderi i ASOS humb tre fëmijët e tij

Numri i të vdekurve në sulmet e Sri Lanka është tani në 290, pas një serie shpërthimesh në kishat dhe...

Aktualitet11:23 - 22 Prill, 2019

Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova në balotazh/ Vendosin votat e Rekës

Në Maqedoninë e Veriut u mbajt dje raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në balotazh u kualifikuan dy kandidatët maqedonas....

Aktualitet09:47 - 22 Prill, 2019

Bilanc lufte/ 290 të vdekur, mbi 500 të plagosur  

Ka shkuar në 290 numri i personave që kanë ndëruar jetë, ndërsa 500 të tjerë kanë mbetur të plagosur në...

Aktualitet09:27 - 22 Prill, 2019

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Pendarovski fiton raundin e parë 

Stevo Pendarovski, kandidat i 31 partive në pushtet të udhëhequr nga Lidhja Social-Demokrate, është shpallur fitues në raundin e parë...

Aktualitet23:31 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale/ Kandidati Blerim Reka fiton komunat shqiptare

Blerim Reka, kandidati shqiptarë në garën për president të Maqedonisë së Veriut, ka dalë kryesues në shumicën e vendbanimeve shqiptare,...

Aktualitet23:01 - 21 Prill, 2019

Numërohen 70 % e votave/ Mësoni kush e kryeson garën për President i Maqedonisë

Burimet më të fundit nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin se janë numëruar rreth 70 % e votave....

Aktualitet22:28 - 21 Prill, 2019

Komediani mposht bisnesmenin, zgjidhet president i Ukrahinës

Presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko, përfundimisht e pranoi humbjen, duke i njohur fitoren rivalit të tij në zgjedhje Volodimir...

Aktualitet21:16 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni/ Kandidati shqiptar fiton Gostivarin

Burime nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, kanë publikuar në ueb faqen e vet zyrtare rezultatet e para...

Aktualitet20:23 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale maqedonase/ Ja pjesëmarrja në komunat me shumicë shqiptare

Shqiptarët janë faktor determinues në përcaktimin e kandidatit fitues të garës për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo...

Aktualitet20:15 - 21 Prill, 2019

Forcohet aleanca e populistëve para zgjedhjeve europiane

Euroskeptikët bashkojnë forcat para zgjedhjeve europiane. Tani edhe kryetarja e „Bashkimit Kombëtar“ francez, Marine Le Pen iu bashkua aleancës së...

Aktualitet20:11 - 21 Prill, 2019

Edhe sa kohë do të qëndrojë në post Angela Merkel?

Largim i parakohshëm i Merkelit? Për këtë po flitet shumë. Në fokus është vendosur kryetarja e re e CDU-së, Annegret...

Aktualitet20:02 - 21 Prill, 2019

Fitore apo balotazh?/ Përfundon votimi për Presidentin e Maqedonisë së Veriu

 Ndërkohë që konform ligjit zgjedhor, ora 19.00 ka sjellë mbylljen e të gjitha qendrave të votimit, duke i dhenë fund...

Aktualitet18:41 - 21 Prill, 2019

Ukrainë, kandidatët presidencialë në balotazh

Zgjedhësit në Ukrainë u drejtuan sot tek kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit. Balotazhi ka...

Aktualitet18:30 - 21 Prill, 2019

Po merrte pjesë në një ceremoni mortore/ Rrihet lideri i opozitës

Lideri opozitar, megjithse mbrohej nga Njësia e Operacioneve Speciale e policia, pasi u mor nga zona ku ndodhej, është dërguar...

Aktualitet16:49 - 21 Prill, 2019

Maqedonia e Veriut në zgjedhje/ Shqiptarët dynden në kutitë e votimit

Në Maqedoninë e Veriut, sot po mbahen zgjedhjet presidenciale. Në garë për të parin e shtetit janë tre kandidatë, Blerim...

Aktualitet16:42 - 21 Prill, 2019

Votimet në Maqedoninë e Veriut/ OSBE vlerëson procesin

“OSBE e ndjek procesin zgjedhor me 250 vëzhgues të sistemuar nëpër tërë vendin, ndërsa procesi deri më tani po zhvillohet...

Aktualitet16:18 - 21 Prill, 2019

Kina “pushton” Europën/ KE pritet të marrë vendimin drastik

Siç shkruan BBC, invesitimet e Kinës po përhapen gjithmonë e më shumë në Europë dhe kjo gjë ka shtuar ankth...

Trending

Read previous post:
Pas arrestimit në Londër/ SHBA padit themeluesin rebel të “WikiLeaks”

Shtetet e Bashkuara akuzuan të enjten themeluesin e "WikiLeaks", Julian Assange, për konspiracion në hakerimin e një kompjuteri lidhur me...

Close