LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shiu nuk po na ndahet/ Ja sa do jenë temperaturat

12 Prill 2019, 06:20, Aktualitet CNA
Shiu nuk po na ndahet/ Ja sa do jenë temperaturat

Vranësira të dendura do të dominojnë gjatë pjesës së parë të ditës duke rrezikuar reshje të pakta e të izoluara shiu.

Mesdita sjellë zhvillim të vranësirave në të gjithë Shqipërinë duke rrezikuar shira.

Por mbrëmja dominohet nga vranësira dhe intervale kthjellimesh në zonat qendrore dhe verilindje por vranësira të shpeshta dhe shira lokal do të ketë në zonat bregdetare.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga 6°C në zonat malore deri në 22 °C në zonat e ulëta.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Lajmet e fundit nga