SHBA kërkon ekstradimin/ Trump: “Nuk di asgjë për WikiLeaks” – CNA
Connect with us

Aktualitet

SHBA kërkon ekstradimin/ Trump: “Nuk di asgjë për WikiLeaks”

Publikuar

-

Presidenti Donald Trump tha të enjten se nuk ka njohuri për faqen e internetit WikiLeaks, pasi themeluesi i faqes së informatorit, Julian Assange, u arrestua në Britani.

Shtetasi australian 47-vjeçar kishte jetuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012, por u nxorr të enjten dhe u arrestua nga policia britanike.

Ekuadori tha se Assange kishte thyer konventat e azilit, duke vazhduar të ndërhyjë në çështjet e vendeve të tjera nëpërmjet publikimit të informacionit konfidencial.

Presidenti Trump u pyet nga gazetarët për arrestimin të enjten.

“Nuk di asgjë për WikiLeaks. Nuk jam i interesuar”, tha zotiTrump. “E di se ka diçka që po bëhet me Julian Assange, dhe kam parë atë që ndodhi me të. Kjo do të vendosej, do të imagjinoja, kryesisht nga Prokurori i Përgjithshëm, i cili po bën një punë të shkëlqyer. Pra, ai do ta marrë vendimin”.

Gjatë fushatës së vitit 2016, yoti Trump iu referua vazhdimisht faqes WikiLeaks pasi botoi email-a të hakeruara nga Komiteti Kombëtar i Demokratëve. Në një tubim në Pensilvani dikur ai deklaroi: “WikiLeaks! E dua shumë WikiLeaks”.

Në vitin 2010, WikiLeaks publikoi më shumë se 700,000 dokumenteve, video, komunikime kabllore diplomatike si dhe të luftës në Iran dhe Afganistan, të marra nga ish analistja e ushrisë amerikane Chelsea Manning, e njohur më parë si Bradley Manning. Ata publikuan hollësi mbi viktimat civile, së bashku me detajet për terroristët e dyshuar të mbajtur në burgun e Guantanamos në Kubë.

Manning u ndoq penalisht në bazë të Aktit të Spiunazhit dhe u burgos në vitin 2010. Ajo u lirua në vitin 2017, por u burgos përsëri në mars 2019 për shkak të refuzimit për të dëshmuar para një jurie të madhe që po heton WikiLeaks.

​Azili në ambasadë

Assange kërkoi azil në Ambasadën e Ekuadorit pasi u ndesh me akuza për përdhunim në Suedi, të cilat që nga ajo kohë janë rrëzuar. Ai parashikoi atëherë se do të përballej me ekstradimin në Shtetet e Bashkuara.

LEXO EDHE:  "Ndalohet hyrja për 10 vjet në SHBA”/ Goxhaj nxjerr “zbuluar” Ramën

“Ndërsa WikiLeaks qëndron nën kërcënim, të njëjtin fat kanë edhe liria e shprehjes dhe shëndeti i të gjitha shoqërive tona”, tha zoti Assange përpara një turme mbështetësish nga ballkoni i ambasadës.

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë zotin Assange për konspiracion me Manning për marrjen e informatave të klasifikuara në kompjuterët e Departamentit të Mbrojtjes dhe kanë kërkuar ekstradimin e tij nga Britania.

Liria e Shtypit

Liria e shtypit mbrohet me Amendamentin e Parë të Kushtetutës Amerikane, kështu që akuzat e sakta kundër Assange do të jenë kyçe, thotë analistja e çështjeve ligjore Caroline Mala Corbin në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Majamit.

“Nëse shkel ligjin kur grumbullon informacione, kjo nuk mbrohet nga klauzola e fjalës së lirë. Nëse, megjithatë, publikon informacione – edhe nëse dikush tjetër e ka siguruar ilegalisht – klauzola e fjalës së lirë hyn në lojë, pra të mbron” i tha ajo Zërit të Amerikës.

Mbështetësi i zotit Assange dhe një aktivist i shquar i të drejtave të njeriut, Peter Tatchell thotë se Assange duhet t’i jepen të drejtat e gazetarëve të tjerë.

“Ky veprim tregon për standarde të dyfishta, dhe mban erën e një hakmarrjeje kundër WikiLeaks dhe kundër Julian Assange,” tha ai.

Gjykatësit britanikë tani do të vendosin nëse do të përmbushin kërkesën e Shteteve të Bashkuara për ekstradim.

Geoffrey Robertson, një avokat që ka përfaqësuar Assange në të kaluarën, tha se ai mund të përballet me 40 vjet burg nëse ekstradohet në Shtetet e Bashkuara.

“Kam besim në sistemin gjyqësor britanik dhe mendoj se ai do të argumentojë se kjo është një shkelje e të drejtës së tij për lirinë e fjalës”, tha zoti Robertson.

Assange së pari do të përballet me dënimin për mos dorëzimin tek autoritetet për akuzat për sulme seksuale në vitin 2012.

Ndërkohë, një nga gratë suedeze që akuzoi Assange-in për përdhunim ka kërkuar që rasti të rihapet, duke e komplikuar më tej çështjen ligjore kundër tij./VOA

Aktualitet

“Ndihem shumë e shpifur”/ Aktorja e njohur përlotet pasi publikoi fotot nudo

Publikuar

-

Para disa ditësh aktorja e njohur e Hollywood, Bella Thorne, u hackua dhe u kërcënua se do të publikonin disa foto të sikletshme të saj.

Por ajo ka reaguar vetë duke i postuar të gjithë fotot nudo që ka, edhe pse në një video të bërë publike nga ajo, e reja duket e rënduar emocionalisht.

Teksa publikoi imazhet me pullë të kuqe, ajo shkruan:

Në djall vafsh ti dhe fuqia që mendon se ke mbi mua. Do të shkruaj për këtë në librin tim të ardhshëm”.
Shumë e duartrokitën për atë që bëri, por kishte dhe të tjerët që e fajësuan. Një ndër to ishte moderatorja e njohur, Whoopi Goldberg që u shpreh se ishte i gjithi i faji i Bellës.

LEXO EDHE:  "Ndalohet hyrja për 10 vjet në SHBA”/ Goxhaj nxjerr “zbuluar” Ramën

Bella nuk mundi të mos reagonte, pasi komentet e Whoopit e kishin lënduar dhe e kishin bërë të ndihej keq.

E përlotur në një video në Instagram, ajo u shpreh:

Nuk do gënjej, dua të them që ndihem shumë e shpifur. Ndihem shumë e shpifur, ëhoopi, duke ditur që të gjithë i panë gjërat e mia. Dhe thjesht dua të them që pasi pashë atë intervistë, u ndjeva keq për veten. Dhe shpresoj të jesh e lumtur. Realisht. Shpresoj të jesh shumë e lumtur… Je e çmendur që mendon gjëra kaq të tmerrshme në një situatë kaq të trishtë.”

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Doli në përgjimet e “Bild”/ Saimir Tahiri kërkon falje

Publikuar

-

By

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar një ditë pasi emri i tij doli në përgjimet e publikuara nga Bild, në lidhje me shit-blerjen e votave në zgjedhjet e 2016-ës në Dibër.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa thekson se biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo cdo lloj manipulim tjeter, Tahiri kërkon ndjesë për fjalorin e përdorur.

“Ndjese cdo qytetari per fjalorin aspak te pershtatshem qe u degjua ne nje bisede private ku merrja pjese.”-shkruan ndër të tjera Saimir Tahiri.

Postimi i plotë:

Ndjese cdo qytetari per fjalorin aspak te pershtatshem qe u degjua ne nje bisede private ku merrja pjese.
Shume nga keta qe bejne moral ne politike, media e portale, fjalorin e atille e shume me teper se aq e kane te shkruar ne balle ne vendime qeverise, ne akte publike a sjellje te perditshme, perseri c’u degjua prej meje nuk perputhet kerkund me vlerat qe duhet te tregojme, qofte edhe ne jeten a bisedat private.
Perpos kesaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo cdo lloj manipulim tjeter. E po keshtu asnje veprim i imi, ne nje fushate si ajo e Dibres ku nuk kam marre pjese asnje dite, ne cilendo menyre.
Perkundrazi, agresoret e atehershem me arme ne brez edhe ne zgjedhjet e Dibres, sot kane veshur lekure qingji.
Ndaj mos harro kurre! Ata qe bejne moral sot, te kane vrare shpirtin e trupin dje! Ata qe bertasin sot per moral, te kane vjedhur ne xhep dje.
Ata dje e skuthat sot, duan ende te te vrasin shpirtin e te te vjedhin keq e me keq, bashke me te ardhmen e femijeve!
Ndjese sinqerisht per fjalorin!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Përgjimet/ Murrizi: Hetojini! Një gazetar gjerman më i aftë se prokurorët

Publikuar

-

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi  ka folur sot në Kuvend lidhur me raportoin që prezantoi Kryeprokurorja Arta Marku ditën e sotme.

Murrizi kërkoi nga prokuroria që të transkriptojë përgjimet të cilat i disponojnë dhe të mos presin që të transkriptohen nga një gazetar gjerman, duke nënkuptuar se hetimi i lidhur me përgjimet është lënë pas dore në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria.

“Një gjerman po prodhon çdo ditë më shumë CD sesa Prokurorët. Transkriptojini se nuk ju gjen gjë.” – tha Murrizi me ironi.

LEXO EDHE:  "Ndalohet hyrja për 10 vjet në SHBA”/ Goxhaj nxjerr “zbuluar” Ramën

“Lërini shifrat por tregoni sa keni kapur me presh në duar. Çfarë kërkoni të përgjoni më shumë, aty i keni ata që keni përgjuar. Një gjerman po prodhon çdo ditë më shumë CD sesa Prokurorët. Transkriptojini se nuk ju gjen gjë. Çdo ditë presim me ankth se ça do dalë, si në një telenovelë.” Ka thënë ndër të tjera Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Trending

Read previous post:
“Unë jam k****, po ti çfarë je?!”

Nga Erjona Rusi S’kam për ta harruar herën e parë që e dëgjova këtë fjalë nga aq afër, më tingëlloi...

Close