Sa i pafat!/ Shqiptari i Lazios mbyll sezonin para kohe! – CNA
Connect with us

Aktualitet

Sa i pafat!/ Shqiptari i Lazios mbyll sezonin para kohe!

Publikuar

-

Lazio është duke vijuar luftën për të arritur një vend në kupat e europës. Ndryshe nga sezoni i kaluar, kur “Biancocelesti”, ishte në pozita të sigurta për të luajtur në një nga dy kompeticionet evropiane të UEFA-s, këtë sezon gjërat janë pak më të komplikuara.

Telashet shtohen për Inzaghin, pasi trajneri i Lazios nuk ka dispozicion një nga lojtarët e rëndësishëm të ekipit si Jordan Lukaku, i cili është operuar në gju dhe ka mbyllur sezonin.

Mirëpo, ky nuk do të jetë lojtari i vetëm që do të mungojë për Lazion deri në fund të kampionatit. Edhe mesfushori shqiptar, Valon Berisha, është në pritje të kryerjes së një operacioni në gju, çka do të thotë se rrezikon të mbyll para kohe sezonin me Lazion.

LEXO EDHE:  Kjo është pesëshja më e mirë e vitit në NBA/ Mungon ylli i madh

“Corriere dello Sport”, raporton se mesfushori kosovar, që erdhi në verë nga Salzburg, mund të operohet në gju, duke përfunduar sezonin e tij të parë te Lazio disa javë para përfundimit të kampionatit.

Futbollisti është dëmtuar pas ndeshjes me Spal, në stërvitje. Valon Berisha ka kryer një kontroll në gju në Barcelonë, por ende nuk është vendosur nëse do të kryhet operacioni. Nëse kjo ndodh, atëherë futbollisti do të kthehet në fushë vetëm në fillim të sezonit të ardhshëm për Lazion.

Berisha nuk ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën nga kryeqyteti italian. Ai ka luajtur 14 ndeshje, një numër i kushtëzuar për shkak të disa problemeve fizike që futbollisti pati në vjeshtë. /CNA.al

Aktualitet

Plagosja e menaxherit të vip-ave/ Arratiset nga spitali agresori

Publikuar

-

Menaxheri i “On Records” Met Elshani, disa ditë më parë,  mbeti i plagosur pas një përleshjeje mes dy grupeve.

Personi që kreu plagosjen ka qenë nën mbikëqyrje të policëve teksa ishte i shtruar në Klinikën Ortopedike të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Thuhet se si pasojë e përleshjes ai ishte lënduar dhe për këtë arsye i ishte nënshtruar një trajtimi mjekësor.

LEXO EDHE:  Kjo është pesëshja më e mirë e vitit në NBA/ Mungon ylli i madh

Por Adhurim Krasniqi, i cili ka plagosur menaxherin e “On Records”, është arratisur nga institucioni në fjalë, raporton “Klan Kosova”.

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Deklaratat për dorëheqje/ Artan Hoxha nxjerr zbuluar Ilir Metën

Publikuar

-

By

hoxha per grabitjen e Rinasit

Gazetari Artan Hoxha, në një postim në rrjetet sociale ka ironizuar deklaratën e presidentit Ilir Meta se i qëndron asaj çka ka thënë më herët nga qyteti i Pogradecit ku paralajmëroi djegien e mandatit të tij e deri në ekstremin e vetëflijimit.

Sipas Hoxhës, dorëheqja e presidentit as prish punë dhe as ndreq punë.

Postimi i plotë:

Presidenti serish ka ofruar doreheqjen e tij sot. E bela e madhe qe na ka zene!!!

Opozita, qe po ben gati molotovet per neser dhe mileti, i kerkojne me force dhe mezi presin te jap doreheqjen kryeministri, ky tjetri qe nuk i kerkon njeri as te jap doreheqjen dhe as te sakrifikohet si Salvador Allende duke vrare veten ne zyre(Larg qofte inshallah), del dhe na kujton xhenazene.

Po c’ke o burre i dheut, tek je mire e bukur pse e trazon dynjane kot me skenare fatkeqesish kaq tragjike. Pak humbje dhe dhimbje ka patur ky vend ne keto 30 vite post-komunizem, sa te perballoje dhe nje humbje apo gjeme kaq te madhe?!!!

Kur nuk te thote njeri as plac, e jo me jep doreheqjen apo sakrifikohu me vetvrasje, cfare dreqin ke qe i con neper mend belara te tilla me zarar!!!!

Pashe zotin se jemi ne muaj Ramazani dhe nuk mbajme dot me, por me mire kap ndonje iftar me qetesi dhe dashuri dhe lerja kryeministrit ta mendoje thelle si doreheqjen si sakrifikimin me vetvrasje.

Jo per gje por si doreheqja jote, si vetvrasja jote ne keto momente(larg qofte inshallah) as prish pune e as ndreq pune.

Tjeterkujt i kerkohet dhe i urohet, si doreheqja, si vetvrasja…se ti na duhet shendoshe e mire si kokrra e molles per halle te tjera…

LEXO EDHE:  Kjo është pesëshja më e mirë e vitit në NBA/ Mungon ylli i madh

Dy qendrimet ekstreme te presidentit:

20 mars 2019

“Në këtë drejtim, edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues jam i gatshëm për të dyja ekstremet:

1)-Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara,

2)-e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.

Pra, Ilir Meta është i përgatitur dhe është i gatshëm për të dyja rrugët sepse asnjëherë, pavarësisht nga ambiciet e tij, nuk ka rrezikuar dhe nuk mund të pranojë të rrezikojë as për karrigen e tij, dhe as për ambiciet e tij, as Shqipërinë dhe as demokracinë në Shqiperi.

24 maj 2019

“Ashtu siç deklarova me përgjegjësi më 20 mars nga Pogradeci, mbetem i gatshëm që për një zgjidhje që i shërben interesit më të mire, stabilitetit dhe demokracisë së vendit, të vendos në dispozicion edhe mandatin tim si President i Republikës, nëse palët e gjykojnë edhe këtë element si të rëndësishëm për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që do t’u jepte qytetarëve shqiptarë të drejtën për të zgjedhur edhe Presidentin me votën e tyre të lirë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

12 lojtarët pa të cilët nuk mund të bëjnë dot klubet e mëdha/ Kjo është lista e plotë

Publikuar

-

Gjiganti i famshëm mediatik, ESPN, ka publikuar një artikull me listën e 12 lojtarëve pa të cilët klubet e tyre nuk mund të bëjnë dot.

Fakt jo shumë i njohur: Kur Beyonce këndoi, “Do ta gjej një tjetër si ti deri nesër, kështu që mos mendo kurrë që je i pazëvendësueshëm”, ajo nuk po fliste për Lionel Messin apo Virgil Van Dijk apo edhe këdo tjetër në këtë listë, shkruan ESPN.

Të gjithë lojtarët e një ekipi kanë rëndësinë e tyre, por ndikimi i disave në fushën e lojës dhe jo vetëm është shumë më i madh sesa të tjerët. Lista e plotë është si më poshtë:

LEXO EDHE:  Kjo është pesëshja më e mirë e vitit në NBA/ Mungon ylli i madh

Barcelona: Lionel Messi
Manchester City: Fernandinho
Liverpool: Virgil van Dijk
Manchester United: Paul Pogba
Juventus: Joao Cancelo
Bayern Munich: Thiago
Real Madrid: Casemiro
PSG: Kylian Mbappe
Chelsea: Eden Hazard
Atletico Madrid: Jan Oblak
Tottenham: Christian Eriksen
Arsenal: Aaron Ramsey


/CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Trending

Read previous post:
Pas arrestimit në Londër/ SHBA padit themeluesin rebel të “WikiLeaks”

Shtetet e Bashkuara akuzuan të enjten themeluesin e "WikiLeaks", Julian Assange, për konspiracion në hakerimin e një kompjuteri lidhur me...

Close