LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ramës i dështon propaganda/ “Masakrohet” nga qytetarët

12 Prill 2019, 10:31, Aktualitet CNA

Kryeministri Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke publikuar një video nga kantieri i punës për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

?Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga kantieri i punës për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ju uroj një ditë të mbarë?-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këtij postimi qytetarët kanë shpërthyer në komente, duke hedhur kritika të forta ndaj kreut të qeverisë.

?AQ shumë e ke reklamuar këtë rrugë, saqë na duket si ata filmat turk. Leri lloqet po hidhi syte nga shqiptaret se vetem po largohen perdit e më shume?.-shkruan një qytetar.

Më tej një tjetër shkruan ?Bravo, Gener 2-shi besoj. Po Tirane-Thumane, po Milot-Lezhe-Shkoder, po rruga e Komanit, po rruga e Shengjinit, e Torovices etj etj se me ta permende rrugen Shkoder – Breglumi – Theth apo ate Lekbibaj-Curraj Eper te iken truri edhe ty e jo ma Salihit?!?.

Më tej, një tjetër shkruan ?Po Vlores si do ka bejme, nje shi dhe mbytemi jemi te Bulevardi Ri, u bene te reja kanalizimet dhe prape mbytet te Aleksandria?.

Gjithashtu një tjetër shkruan ?Lëri kto budalliqe po na hap ndonjë vend pune o legen?.

?O kryeminister, kur do te vazhosh rruge e lumit te Vlores, apo u vodhen leket??-shkruan një tjetër komentues./ CNA.al

Lajmet e fundit nga