Connect with Us

Presidenti i paçes dhe pilafit

Aktualitet

Presidenti i paçes dhe pilafit

Publikuar

-

Shqipëria ka në krye të shtetit Ilir Metën, ai është presidenti i zgjedhur me votat e Rilindjes në vitin 2017.

Është i njëjti njeri që solli Edi Ramën në pushtet së bashku me krimin, ashtu siç thotë Lulzim Basha, i cili sot është në koalicion me partinë familjare të Ilir Metës.

Prej gati dy vitesh në detyrë kreu i shtetit në asnjë rast nuk ka qenë faktori i zgjidhjes së problemeve politike në Shqipëri, apo të qëndrojë mbi palët të cilët duhet ta besojnë dhe ta kenë ata garantin e marrëveshjeve politike.

Edi Rama nuk e beson, për më tëpër është i gatshëm ta zhdukë Ilir Metën nga skena politike. Të njëjtën skemë ndjek edhe Lulzim Basha, marrëveshja e tyre në 17 maj e tregoi këtë fakt. Por, Ilir Meta doli kockë e fortë dhe palë me vete, i rezistoi sulmit dhe kërcënoi deri me luftë për të mbrojtur LSI-në dhe votat e saj.

Më pas Ilir Meta, i kapur me bllokun 700 mijë dollarësh, njeriu për të cilin u vranë 4 vetë në 21 janar 2011, dhe që solli Rilindjen në pushtet shkoi në Presidencë.

Luli ngeli me gisht në gojë, Edi Rama rrëmbeu timonin e tepsisë të tij e cila është shpuar nga të gjitha anët dhe tani mund të shërbejë vetëm si shoshë.

Ilir Meta president në këto vite në krye të institucionit mbi palët, thjeshtë ka vazhduar skemën e tij, ose ka qenë gjithmonë me njërën palë, ose ka luajtur me stilin e tij si palë me vehte që duhet vlerësuar nga dy të mëdhenjtë, të cilët nuk e “hëngrën” dot.

Meta luan i vetëm, përplaset me Ramën, i kreh bishtin Lulit dhe fle natën me një pjesë të opozitës. Ai në fakt është pjesë e opozitës sonë, por kur i shkon hesapi me Ramën është edhe pjesë e Rilindjes, që e zgjodhi president.

Ai asnjëherë nuk doli mbi palët, edhe kur del luan për veten e tij, si palë dhe jo për interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Thotë se mund të vrasë veten për mëmëdheun, por ka gënjyer sepse u bë disa jave që nuk ka kryer asnjë akt sublim. Më pas i fut një paçe e një mesele me qesharakët që mban rreth për ta argëtuar dhe gjithçka zgjidhet.

Prej disa muajsh, Shqipërinë e ka mbërthyer një përplasje e fortë politike. PD dhe partia e gruas të Presidentit kanë ikur nga parlamenti, kanë dalë në rrugë e protesta. Presidenti ynë nuk duket në detyrë.

Ai në asnjë rast nuk ka vlerësuar situatën, të dalë mbi palët të tentojë dialogun, të ulë krerët e politikës për të gjetur zgjidhjet.

Në fakt, Iliri është nga ata që i hedh më shumë benzinë zjarrit nga krevati i tij, ku qëndron me një segment të opozitës. Benzinën e hedh gjithmonë pasi ka ngerë paçen dhe pilafin e preferuar me mikun e tij Fahri Balliun dhe i ka blerë këpucë Çimit.

Së bashku me ta ai është opozita e plotë dhe e vërtetë, prandaj dhe nuk del dot mbi palët dhe nuk ndërhyn të zgjidhë krizën politike në vend. Midis problemeve të Shqipërisë dhe shqiptarëve apo paçes me Fahriun, ka zgjedhur këtë të fundit./CNA.al

Foto/ Ilir Meta i blen këpucë 1 milionë leke Çim Pekës

Fahri Balliu, ceshtja Doshi-Meta si sponsor te tij

Video- CNA.al e paralajmëroi/ Fahri Balliu pajton Metën me Doshin

Këshilltar apo zagar/ Fahri Balliu me dy ‘profesione’

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE