Connect with Us

PD forca e parë politike në vend/ Edi Ramës i kanë rënë të gjitha alibitë

Aktualitet

PD forca e parë politike në vend/ Edi Ramës i kanë rënë të gjitha alibitë

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët në Fier, ku theksoi se Edi Ramës i kanë rënë të gjitha alibitë dhe çdokush e ka të qartë se pushteti i tij nuk buroi nga vota e qytetarëve, por nga bashkëpunimi me oligarkinë.

“Banda në pushtet e Edi Ramës që ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik, sot qëndron si kërcënimi më i madh për sigurinë e njerëzve, si shkaktari numër 1 i varfërisë, mjerimit, braktisjes së vendit. Edi Rama dhe banda e tij e dinë fare mirë se zgjedhje palo-zgjedhje, zgjedhje fallco pa opozitën nuk ka për të pasur. Kauza e çlirimit të Shqipërisë nga banda e Edi Ramës është përqafuar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, që i janë bashkuar thirrjes, kushtrimit dhe emergjencës kombëtare “Rama ik”.-tha Basha.

Lulzim Basha tha se është përgjegjësi e PD t’i udhëheqë  shqiptarët për realizimin e projektit që transformon Shqipërinë nga një vend bazë operacionale për krimin e organizuar, siç e quan Departamenti i Shtetit, në një vend që siguron mundësi dhe mirëqenie për qytetarët e saj.

Sipas kryedemokratit Basha, “Kjo është arsyeja se pse të gjitha matjet dhe studimet e opinionit publik tregojnë sot, se ne, jo vetëm jemi forca e parë politike në vend, por gëzojmë besimin e shqiptarëve, jo thjesht dhe vetëm për të kaluar këtë krizë, por për t’iu përgjigjur kësaj krize me një transformim kaq të thellë politik dhe ekonomik, saqë të pamundësojmë sot e përgjithmonë, që fati i vogëlushëve shqiptarë, fati i studentëve shqiptarë, fati i të punësuarve që kanë frikë për sigurinë e punës, fati i të papunësuarve që enden rrugëve në kërkim të punës, fati i pensionistëve, i prindërve tanë, kurrë më të mos bjerë në duart e një njeriu të korruptuar apo një pale të korruptuar si kjo, e organizatës kriminale të Rilindjes.”

Lideri i opozitës vuri në dukje se për shkak të bashkëpunimit me krimin, qeveria i ka mbyllur Shqipërisë derën e Europës për 6 vjet me rradhë, duke u kthyer në kërcënimin më të madh për shqiptarët. Për ta ndryshuar sa më shpejt këtë realitet, Lulzim Basha, tha se bashkimi me protestën e 13 Prillit është vendimi i duhur për çdo qytetar që e do Shqipërinë si gjithë Europa.

“Stabiliteti në Shqipëri është kërcënuar nga krimi i organizuar, në partneritet me qeverinë, ndaj e vetmja rrugë për të rithemeluar stabilitetin afatgjatë të këtij vendi është ajo që kalon përmes demokracisë së vërtetë, zgjedhjeve vërtetë të lira e të ndershme dhe drejtësisë së vërtetë, që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin, me kriminelët bashkëpunëtorë të tyre. Prandaj beteja jonë është e vetmja betejë për stabilitet të vërtetë dhe është një leksion për popujt e tjerë të Ballkanit, se ky vend edhe njëherë, do t’i prijë integrimit evropian të të gjithë Ballkanit Perëndimor, duke pranuar, imponuar dhe zbatuar asgjë më pak se standartet evropiane për qytetarët tanë dhe vendin tonë.”-deklaroi Lulzim Basha.

Aktualitet

Shtypi i ditës, 23 korrik 2019

Publikuar

-

Nga

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 23 korrik 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Milot-Balldren, kosti rritet me 44 milion euro”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Meta: Negociatat? Duhen zgjedhje të ndershme”.

“MAPO” hapet me titullin “Nga Teatri tek Astiri, qeveria nuk ndalet në kursin e saj”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Reforma në Drejtësi, palët mbeten të ndara edhe tre vite pas”.

“Shekulli” ka si titull kryesor “Milot-Balldren, kosto e rrugës mund të shkojë 300 milion euro”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Shembja e Teatrit Kombëtar, mobilizohen artistët”.

“RD” ka si titull kryesor “Protestat nuk ndalen. Qytetarët mbrojnë Teatrin, përplasje te Unaza e re”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Plani: Kthim i parave të grabitura”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shqiptarët më të mjerët në rajon/ 28 % e familjeve nuk paguajnë dot ujin dhe dritat

Publikuar

-

Nga

28 për qind e familjeve shqiptare kanë vështirësi në pagesën e faturave mujore, të tilla si uji, dritat, qira etj për gjatë vitit 2018, sipas gjetjeve të Barometrit të Ballkanit të këtij viti.

Anketa që përfshiu familjet në të gjitha vendet e Ballkanit evidentoi se në Shqipëri përqindja e familjeve që nuk përmbushin detyrimet për shlyerjen e  faturave të dritave dhe të ujit është më e madhe se në çdo vend  tjetër, madje edhe më e madhe se në Kosovë, e cila për nga niveli i jetesës është në nivele të krahasueshme.

Madje Bosnja dhe Kosova u renditën ndër vendet me më pak vështirësi për përballimin e faturave mujore përkatësisht me nga  9-17% secila. Në Maqedoni shihet se 19 për qind e familjeve e kanë këtë vështirësi, ndërsa në Malin e Zi 20 për qind e tyre.

Pas Shqipërisë nivelin më të lartë të familjeve që nuk i përballojnë faturat e ka Serbia me rreth 23 për qind të familjeve.

Sipas anketës numri i familjeve në vështirësi për të paguar faturat mujore erdhi në ulje në raport me vitin 2017, por gjithsesi janë nivel shumë më të lartë se mesatarja Rajonale.

Gjetja e anketës materializohet edhe në arkëtimet e OSHE-së, ku për rreth 24 për qind e energjisë që hidhet në rrjet nuk merret asnjë pagesë.

Çmimet e energjisë u rritën pesë vite më parë me rreth 20 për qind. Teksa Shqipëria ka çmimet energjisë për konsumatorët në nivelet më të larta rajonale, i ka të ardhurat për frymë në nivelet më të ulta.

Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë periudhës 2012-2017, të ardhurat për frymë të Shqipërisë u rriten me 700 euro, nga niveli 3300 euro arritën në 4000 euro për frymë.

Rritja më e madhe neto e të ardhurave për frymë ka ndodhur në Malin e Zi. Niveli i tyre, nga 5100 euro në vitin 2012 arriti në 6900 euro në vitin 2017, duke u rritur me 1800 euro. Kjo vlerë ishte gati sa dyfishi i rritjes neto të të ardhurave për frymë se në vendet e tjera të Ballkanit. Më pas, për rritjen më të lartë vjen Maqedonia, të ardhurat për frymë të së cilës u rritën me 1100 euro gjatë 2012-2017.  Gjithashtu Serbia dhe Bosnja raportuan rritje të njëjtë të ardhurash për frymë, me 900 euro për periudhën në fjalë./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Moti në vendin tonë vijon të jetë në kushte të qëndrushme, ndërsa temperaturat pësojnë sërish rritje.

Sipas IGJEUM, në përgjithësi, nuk priten reshje në asnjë prej qarqeve, por ekziston mundësia për ndonjë shtrëngatë gjatë pasditeve është mjaft e vogël, më e mundshme në terrenet malore të qarqeve të Veriut.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 33 °C
në vendet e ulëta: 22 / 35 °C
në vendet malore: 19 / 32 °C

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve, sidomos në qarqet e Veriut dhe të bregdetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE