LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk përmbahet Vasili/ "Ti vëmë vizën këtij kryeministri"

12 Prill 2019, 10:02, Aktualitet CNA
Nuk përmbahet Vasili/ "Ti vëmë vizën këtij

Ish kreu i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar për kërkesën e bërë nga Holanda për rikthimin e vizave për shqiptarët.

Sipas Vasilit, kjo është e keqja më e madhe që rilindja mund t?iu sjellë shqiptarëve.

Vasili ka bërë thirrje të ruajmë heqjen e vizve për shqiptarët dhe ti vëmë vizën kryeministrit Edi Rama.

Postimi i plotë i Vasilit:

Na rroftë kryeministri se vizat po na lënë.

Holanda kërkon në parlament rikthimin e vizave për shqiptarët.

Te keqe më të madhe se kaq rilindja nuk mund tu bënte shqiptarëve.

Heqja e Vizave në vitin 2010 i dha fund poshtërimit të shqiptarëve në dyert e ambasadave,i dha fund mafies se vizave si dhe i dha fund izolimit të tyre.

I vetmi,që thoshte se 1 milion shqiptare do të ikin sapo të hiqen vizat është pikërisht ky që është sot kryeministër.

Një sukses të zi ky kryeministër e ka arritur.Atë që nuk ndodhi në 2010 e realizoi ky nga 2013 e këndej duke përzënë 1 milion shqiptare nga Shqipëria dhe duke bërë që europianet të kërkojnë rikthimin e vizave.

Më mire le ruajmë heqjen e vizave për shqiptarët dhe ti vëmë vizën këtij kryeministri./CNA.al

Lajmet e fundit nga