LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kthejnë magazinën në serë kanabisi/ Arrestohen katër shqiptarët

12 Prill 2019, 18:59, Aktualitet CNA
Kthejnë magazinën në serë kanabisi/ Arrestohen katër

Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal në Athinë. Në pranga kanë përfunduar 4 shtetas shqiptarë.

Sipas mediave greke shqiptarët kishin kthyer një magazinë në një laborator modern kultivimi të lëndës narkotike të llojit Cannabis Sativa. Ata merreshin dhe me shpërndarjen e drogës.

Në laborator u gjetën 915 fidanë të rritur nga 10 në 70 cm lartësi, 2.6 kg kanabis të tharë, fare bime, fidanë si dhe pajisjet laboratorike dhe 4 celularë.

Sipas polcisë metodat e përdorura nga shqiptarët në këtë laborator ishin shumë të sofistikuara.

Nëse droga do të shitej në treg do të kapte vlerën e 500 mijë eurove. /CNA.al

Lajmet e fundit nga