Italia kërkon 31 mijë punonjës sezonal/ Kriteret për të përfituar – CNA
Connect with us

Aktualitet

Italia kërkon 31 mijë punonjës sezonal/ Kriteret për të përfituar

Publikuar

-

Më në fund qeveria nxjerr dekretin e flukseve 2019 që përbën të vetmen mënyrë të ligjshme për të ardhur në Itali për punë. Ai është botuar më 9 prill, në Gazetën Zyrtare italiane e ashtu si dekreti i vitit të shkuar, vë në dispozicion 30.850 kuota, thuajse që të gjitha për të mundësuar ardhjen në Itali për punë të varur sezonale të punonjësve të huaj dhe për konvertime lejesh të ndryshme qëndrimi në leje pune, të të huajve tashmë rezidentë në Itali, apo që kanë një lejeqëndrim afatgjatë CE të lëshuar ng një vend tjetër i BE-së.

Në dekret përcaktohet gjithashtu edhe kalendari i nisjes së kërkesave, që do të përgatiten e do të paraqiten, si gjithmonë përmes portalit të ministrisë së Brendshme në https://nullaostalavoro.dlci.interno.it.

Më saktësisht, 30.850 kuotat janë të ndara si më poshtë:

Ardhjet

– 18.000 për punonjës sezonalë për sektorin bujqësor dhe turistik. Punonjësit mund të jenë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Algjeria, Bosnja-Herzegovina, Korea, Bregu i Fildishtë, Egjipti, El Salvadori, Etiopia, Filipinet, Gambia, Gana, Japonia, India, Mali, Maroku, Mauricius, Moldova, Nigeri, Nigeria, Senegali, Sri Lanka, Sudani, Tunizia, Ukraina.

Për më tepër, 2.000 nga 18 mijë kuotat e këtij dekreti u rezervohen autorizimeve shumëvjeçare, me fjalë të tjera, punonjësve që janë thirrur për të bërë punë sezonale në Itali, të paktën njëherë në pesë vjetët e fundit dhe për të cilët punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare. Kjo do t’u lejojë ndërmarrjeve t’i sjellin në Itali vitet e ardhshme sapo të kenë nevojë për ta, pa pritur një dekret fluksesh.

– 500 hyrje për punonjës të huaj josezonalë që kanë përfunduar programe formimi dhe shkollimi në vendlindje sipas nenit 23 të tekstit unik për imigracionin;

– 100 punonjës të pavarur apo të varur josezonale me origjinë italiane (pasardhës deri të shkallës së tretë) rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil;

– 2.400 hyrje për punonjës të pavarur: sipërmarrës që duan të ngrenë në Itali një sipërmarrje Start-up apo të hapin një aktivitet privat duke investuar jo më pak se 500.000 € e që parashikon hapjen e të paktën 3 vendeve të reja pune, apo profesionistë, administratorë shoqërish, artistë të famshëm.

Të interesuarit për procedurën e marrjes së vizës së hyrjes për punë të pavarur, mund të konsultojnë portalin e Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane.

Konvertime

Autorizohet konvertimi në leje qëndrimi për punë të varur:

– 4.750 lejeqëndrimeve për punë sezonale;

– 3.500 lejeqëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional;

– 800 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane;

Parashikohen gjithashtu edhe konvertime në lejeqëndrime për punë të pavarur të:

– 700 lejeqëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional;

– 100 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane.

Paraqitja e kërkesave

Kërkesat për punonjësit josezonalë, të pavarurit dhe konvertimet do të mund të nisen online nga ora 9:00 e 16 prillit 2019.

Kërkesat për punonjësit sezonalë do të mund të nisen nga ora 9:00 e 24 prillit 2019.

Për të gjitha llojet e hyrjeve dhe konvertimeve, do të mund të paraqiten kërkesa deri në 31 dhjetor 2019. Kuotat do të jepen sipas rendit të trajtimit të kërkesave që do të ndjekë atë të nisjes së tyre./Shqiptari i Italisë/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tërmet te Juventusi/ Këta janë 6 lojtarët e parë që do largohen, mes tyre 3 emra të mëdhenj

Publikuar

-

Juventusi po përjeton një ndër momentet më të errët të këtij sezoni, teksa është eleminuar nga Champions League në fazën çerekfinale. Tashmë, bardhezinjtë duhet të “kënaqen” me vetëm një titull, atë të Serie A, që pritet ta festojnë këtë fundjavë.

Gjithsesi, festa duket se nuk do të jetë edhe aq e gëzueshme për “Zonjën e vjetër”. Jo vetëm eleminimi në Champions, por edhe lajmet e fundit që vijnë nga klubi janë shqetësuese. Sipas asaj që raporton “Sport Mediaset”, Juventusin pritet ta braktisin plot gjashtë lojtarë.

Emrat më të bujshëm janë padyshim Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro e Miralem Pjanic.

Dybala & Sandro ishin përfolur prej kohësh që mund të largoheshin në fund të këtij sezoni. Gjithashtu edhe mbrojtësit Barzagli dhee Caseres do e mbyllin me Juven në fund të sezonit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U qëllua me armën e oficeres së policisë/ Humb jetën 50- vjeçari

Publikuar

-

By

Ka humbur jetën  50 vjeçari B.U,. i cili ka qëlluar vetën me armë zjarri në shtëpinë e tij. Fillimisht u dërgua në spital nga policia por më pas ka humbur jetën.

Bashkëshortja e 50 vjeçarit punon si oficere policie dhe dyshohet se mund të ketë përdorur armën e gruas së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, pranë Parlamentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pas 20 orë kërkimesh/ Gjendet çifti i turistëve belg  

Publikuar

-

By

Policia ka gjetur dy turistë e huaj të cilët kishin humbur në një zonë të thellë të Himarës.

Sipas Policisë, lokalizimi i tyre ka qenë tepër i vështirë pasi kushtet e këtij terreni janë tepër të thepisura dhe të thyera duke vështirësuar kështu komunikimin dhe gjetjen e tyre.

Pas 20 orë kërkimesh intensive në këtë zonë shkëmbore është bërë e mundur gjetja e tyre gati në majë të një mali midis fshatrave Vranisht dhe Iljaz të Himarës.

Ata kishin qenë duke ecur në këmbë me qëllim eksplorimin e turizmit malor të këtyre zonave.

Për shkak të terrenit të vështirë kishin ngatërruar rrugën e kthimit dhe për këtë kërkuan ndihmën e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:38 - 18 Prill, 2019

Qeveria gjermane ashpërson rregullat e dëbimit të emigrantëve

Qeveria gjermane miratoi projektin e “ligjit të kthimit të rregullt”, në mënyrë që të mos dështojnë kaq shumë riatdhesime. Ai...

Aktualitet20:15 - 18 Prill, 2019

Në përmbyllje të fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Marrëveshja e Prespës, emri i ri i shtetit, anëtarsimi në NATO dhe në BE, zhvillimi ekonomik, raportet ndëretnike dhe politikat...

Aktualitet16:04 - 18 Prill, 2019

Ndërhyrjet ruse në zgjedhje/ Raporti Mueller gati për publikim

Një nga ngjarjet mbizotëruese në presidencën dyvjeçare të Donald Trump-it kalon në një fazë të re të enjten me publikimin...

Aktualitet09:06 - 18 Prill, 2019

Çfarë presin Kosova dhe Serbia nga takimi i Berlinit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiç, nuk presin që në takimin e Berlinit me (29.04)...

Aktualitet22:12 - 17 Prill, 2019

Merr fund “telenovela” e zgjedhjeve në Turqi/ Shpallet fituesi i Stambollit

Ekrem İmamoğlu, kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP) për kryebashkiak të Stambollit në zgjedhjet lokale të mbajtura muajin e kaluar...

Aktualitet21:19 - 17 Prill, 2019

Djegia e katedrales “Notrë Dame”/ Feston ISIS: Paçi një ditë të mbarë!

Pas djegies së Katedrales së “Notrë Dame de Paris”, ISIS ka ndarë mesazhe në rrjetet sociale. Së bashku me publikimin...

Aktualitet21:05 - 17 Prill, 2019

Ngelën në mes të shkretëtirës/ Çifti gjen mënyrën brilante për të shpëtuar

Një çift e ka gjetur veten në vështirësi, pasi iu është prishur makina në mes të shkretëtirs. Shantelle Johnson dhe...

Aktualitet20:23 - 17 Prill, 2019

Rekord botëror/ Femrat “pushtojnë” parlamentin finlandez

Partia Socialdemokrate (SDP) në Finlandë ka fituar votimet duke marrë 40 vende me 17.7 % të votave nga 200 vende...

Aktualitet20:03 - 17 Prill, 2019

Hyn në fuqi Kodi i ri Penal/ Ashpërsohen dënimet për korrupsionin

Në Kosovë këtë javë ka hyrë në fuqi Kodi i ri Penal që parasheh shtim dënimesh për shkelësit e ligjit,...

Aktualitet19:10 - 17 Prill, 2019

SHBA, sanksione të tjera ndaj Kubës, Nikaraguas, Venezuelës

Qeveria amerikane do të njoftojë sot sanksione shtesë ndaj Venezuelës, Kubës dhe Nikaraguas, masa më e fundit kundër qeverive socialiste...

Aktualitet19:03 - 17 Prill, 2019

Policia shkoi ta arrestonte/ Vret veten ish presidenti peruan

Ka ndërruar jetë ish-presidenti peruan, Alan Garcia, i cili qëlloi veten sot me një armë zjarri. Ngjarja ndodhi pasi policia...

Taulant Balla zbulon nesw do te rikandidohet veliaj? Taulant Balla zbulon nesw do te rikandidohet veliaj?
Aktualitet16:10 - 17 Prill, 2019

Përplasjet tek Bregu i Lumit/ PD padit Veliajn

Partia Demokratike ka ngritur padi penale ndaj Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake si dhe ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës...

Aktualitet14:20 - 17 Prill, 2019

Sqarimi i një zhgënjimi

Kapitulli Nr. 15 i hapjes te Negociatave per anetaresimin ne B. E. ( per ENERGJINE ) si dhe V.K.M. Nr....

Aktualitet09:08 - 17 Prill, 2019

BE nuk duhet ta braktisë anulimin e Brexitit

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk deklaroi se BE nuk duhet të ngutet, për shkak të një lodhjeje nga Brexiti....

Aktualitet22:39 - 16 Prill, 2019

Djegia e Katedrales/ Çfarë i tha Trump presidentit Marcon?

Shtëpia e Bardhë deklaroi se  presidenti Donald Trump i i ka shprehur ngushëllimet e tij presidentit francez Emmanuel Macron për...

Aktualitet18:44 - 16 Prill, 2019

Kandidati për president i SHBA bën transparent statusin e tij si milioner

Bernie Sanders, kandidati presidencial demokrat në SHBA, publikoi të hënën taksat për 10 vitet e fundit, duke dhënë detaje të...

Aktualitet18:40 - 16 Prill, 2019

Lutje dhe himne për Katedralen “Notrë Dam”

Brigada e zjarrëfiksave të Parisit tha të martën se struktura e katedrales së famshme të Notrë Damit është shpëtuar, së...

Aktualitet14:30 - 16 Prill, 2019

Alarm për bombë në Spanjë/ Evakuohet kulla 235 e lartë

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë policinë e Madridit. Sikurse bëjnë të ditur mediat e huaja, policia ka...

Aktualitet20:47 - 15 Prill, 2019

Foto-Francezët në panik/ Përloten gjatë djegies së katedrales historike

Katedralja më e famshme në Paris dhe Europë “Notre Dame” është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Pavarësisht ndërhyrjes së...

Aktualitet20:36 - 15 Prill, 2019

Zjarri gllabëroi majën e “Notre-Dame”/ Reagon Donald Trump

Flakët e zjarrit kanë pushtuar katedralen e famshme në Paris “Notre-Dame”. Për disa minuta zjarri ka përfshirë pjesën më të...

Aktualitet20:03 - 15 Prill, 2019

Konsumonte kokainë me miqtë/ Arrestohet avokati i njohur

Një avokat është arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e trafikimit të drogës. Sipas informacioneve 51 vjeçari Francesco Bizzarri, ka...

Aktualitet19:50 - 15 Prill, 2019

Notre-Dame/ Flakët pushtojnë katedralen e famshme të Parisit

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris. Sipas informacioneve objekti...

Aktualitet19:06 - 15 Prill, 2019

Video-Bullizohet nga të rinjtë/ Transgjinorja rrihet barbarisht

Një transgjinore është rrahur në mënyrë barbare nga disa të rinj në Dallas të SHBA-së. Sipas informacioneve 23 vjeçarja është...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet18:46 - 15 Prill, 2019

Trump i bën thirrje kompanisë Boeing të riparojë avionin 737 MAX

Presidenti amerikan Donald Trump i bëri thirrje të hënën kompanisë Boeing që të riparojë avionin 737 MAX dhe t’i ndryshojë...

Aktualitet18:40 - 15 Prill, 2019

BE e vendos përfundimisht reformën e së drejtës së autorit

Reforma e së drejtës së autorit, që ka ngjallur shumë debate në BE, u miratua. Qeveria gjermane dha aprovimin për...

Aktualitet18:35 - 15 Prill, 2019

Vdes Mira Markoviç, bashkëshortja e Slobodan Millosheviçit

Mirjana Markoviç, e veja e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç, ka vdekur në kryeqytetin e Rusisë, Moskë , ku kishte...

Aktualitet17:23 - 15 Prill, 2019

ISIS publikon shifrat tonditëse/ Ja sa njerëz kanë vrarë për 3 ditë

Grupi terrorist ISIS pretendon se ka vrarë 362 njerëz për 3 ditë, pas hakmarrjes për rënien e Kalifatit Islamik. Ata...

Aktualitet17:38 - 14 Prill, 2019

Eufori kineze në Dubrovnik/ Kina shpëtimtarja e Ballkanit?

Një numër kontratash nënshkruan me Kinën pjesëmarrësit e samitit të grupit 16+1 në Dubrovnik. Ndërkohë që Europa Lindore e Juglindore...

Trending

Read previous post:
Ashpërsim i retorikës politike Beograd-Prishtinë para takimit të Berlinit

Udhëheqësit politikë në Beograd dhe Prishtinë po ashpërsojnë tonin me akuza dhe kundërakuza para takimit të Berlinit. Shkas për grindje...

Close