Connect with Us

Ish-ministrja e Integrimit jep lajmin e keq/ Ja çfarë rrezikon Shqipëria

Aktualitet

Ish-ministrja e Integrimit jep lajmin e keq/ Ja çfarë rrezikon Shqipëria

Publikuar

-

Negociatat me BE

Ish ministrja e Integrimit, njëherazi ish-deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha ka deklaruar se vendi ynë rrezikon t’i kthehet regjimi i vizave.

Në një deklaratë për mediat, Klajda Gjosha tha se krimi dhe numri i lartë i azilkërkuesve nga Shqipëria po destabilizojnë edhe vende e tjera.

“Fakti që  i kërkohet një raport qeverisë shqiptare për numrin e azilkërkuesit do të thotë që do të kërkohet rikthimi i vizave.

A ka ministri i Jashtëm dhe i Brendshëm një axhendë konkrete?

LEXO EDHE:  Ish-kreu i LSI nuk ndal sulmet ndaj Ramës/Diplomaci koreano-veriore

Axhenda integruese e Shqipërisë duhet të jetë mbi çdo axhendë.

Arroganca dhe krimi i shtuar në vend ka vazhduar të destabilizojë edhe vende europiane.

Rezulota që është diskutuar dje nuk duhet të jetë dhe nuk duhet lejuar të jetë një rezolutë që i bën elozhe PS-së. E rikujtoj kryeministrin që arroganca e tij është ajo që pengon çeljen e negociatave dhe të ardhmen europiane.”- u shpreh ish-deputetja Gjosha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Andi Bushati nuk përmbahet/ “Deputetët e opozitës janë sharlatanë, letër higjenike e Ramës”

Publikuar

-

Nga

Andi Bushati nuk përmbahet/ “Deputetët e opozitës janë sharlatanë, letër higjenike e Ramës”

Analisti Andi Bushati, nuk është përmbajtur ndaj deputetëve të opozitës parlamentare, teksa ishte duke folur për marrëveshjen e 5 qershorit.

Bushati i cilësoi ata si sharlatanë dhe deklaroi se marrëveshja e 5 qershorit është rrëzuar.

“Për mua është rrëzuar marrëveshja e 5 qershorit, por unë nuk e shikoj me tone kaq dramatike rrëzimin e marrëveshjes nga Edi Rama dhe me futjen në lojë të atyre sharlatanëve të opozitës së re. Por nuk është ajo po shihet që këtu është bërë një gjëmë shumë e madhe”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

LEXO EDHE:  Ish ministrja e Ramës akuza Kryeministrit

LEXO EDHE:  Kujdes!/ Ambasada e SHBA ka një mesazh të rëndësishëm

Analisti i vijoi edhe më tej fyerjet, duke thënë se deputetët opozitarë janë “letra higjienike” e kryeministrit Edi Rama, pasi theksoi se ata kanë votuar të gjitha ligjet që i janë dashur kreut të qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi për marrëveshje/ Bushati zbulon prapaskenat: Rama i dërgoi njerëz Bashës, ja ku u takuan

Publikuar

-

Nga

Propozimi për marrëveshje/ Bushati zbulon prapaskenat: Rama i dërgoi njerëz Bashës, ja ku u takuan

Tre ditë më parë bëri bujë deklarata e kryetarit të Republikës së Re, i cili tha se Edi Rama i kishte ofruar një marrëveshje ku Basha të bëhej kryeministër dhe Rama President.

Duke marrë shkas nga kjo, analisti Andi Bushati tha se ka informacione të sigurta që Rama i ka dërguar disa persona Lulzim  Bashës. Sipas tij, ata janë takuar me kryetarin e opozitës te vila e tij.

LEXO EDHE:  Ish-kreu i LSI nuk ndal sulmet ndaj Ramës/Diplomaci koreano-veriore

LEXO EDHE:  Rikthimi i vizave/ Zëdhënësja e KE: Nuk ka asnjë kërkesë nga Holanda

“E kam informacion të sigurtë, Rama u ka dërguar njerëz Bashës dhe nuk janë takuar në lokal, por te vila e Bashës. Këtë as Basha nuk duhet ta thoshte se pastaj dalim aty ku thotë Carloja që Rama nuk do të prishë koalicionet. Mua nuk më duket Rama person që ndan pushtet, thjesht po tallet me këdo”, u shpreh Bushati në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Marrëveshja Rama-Basha nuk do prishet”/ Spahiu: Ndërkombëtarët po luajnë me dy porta

Publikuar

-

Nga

“Marrëveshja Rama-Basha nuk do prishet”/ Spahiu: Ndërkombëtarët po luajnë me dy porta

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, tha se kryeministri Edi Rama po teston ndërkombëtarët me marrëveshjen e 5 qershorit.

Spahiu deklaroi se marrëveshja nuk do të prishet, ndërsa pretendon se ndërkombëtarët po luajnë me dy porta.

“Rama po teston faktorin ndërkombëtar, mendoj që ai do avancojë dhe do i bëjë ndryshimet kushtetuese, po i thanë ata ndal do ndalë dhe ai. Mendoj që ndërkombëtarët po luajnë me dy porta. Unë nuk mendoj që po prishet marrëveshja.

LEXO EDHE:  Rikthimi i vizave/ Zëdhënësja e KE: Nuk ka asnjë kërkesë nga Holanda

LEXO EDHE:  Ndryshimi i emrit të Ministrisë së Integrimit/ Reagon deputetja e LSI-së Klajda Gjosha

E papranueshme për mua është loja e dyfishtë e ndërkombëtarëve, sepse thonë nuk mbështesim pazaret pas kuintave pastaj thonë votoni marrëveshjen e 5 qershorit, dhe kjo nuk është e moralshme sepse është një marrëveshje që nuk ndryshon asgjë”, u shpreh ai në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE