Connect with Us

Cilat kanë bërë revolucion në botën e modës? Njihuni me supermodelet seksi

Aktualitet

Cilat kanë bërë revolucion në botën e modës? Njihuni me supermodelet seksi

Publikuar

-

Pavarësisht se mund të kenë kaluar disa vite që kur ato kanë ecur në pasarelat më të mëdha të modës, vijojnë të mbeten ikona të bukurisë.

Sigurisht që janë të shumta në numër, mirëpo ne kemi përzgjedhur disa prej tyre.

Sensuale, sexy dhe supermodele të vërteta siç ato dinë të jenë… ju ftojmë t’i shikoni!

LEXO EDHE:  Këngëtarja shqiptare bëhet artistja e tretë më e dëgjuar në botë/ Pas Drake dhe J Balvin

Liya Kebede 

Natalia Vodianova

Daria Werbowy
Gemma Ward
Coco Rocha
Miranda Kerr
Chanel Iman
Karlie Kloss
Jessica Stam
Lara Stone
Natasha Poly

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasja e të riut në Bulqizë/ Policia jep detaje: Dyshohet se u qëllua aksidentalisht nga shoku i tij

Publikuar

-

Nga

Shoqërohet me forcë nga policia avokati Gjergj Neli/ Bashkëshortja: Efektivët e dhunuan

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin e Bulqizës, ku ka humbur jetën një 22-vjeçar.

Sipas policisë, 22-vjeçari është qëlluar aksidentalisht nga shoku i tij me të cilin ishin së bashku për gjah.

“Dyshohet se e plagosi me armë gjahu aksidentalisht shokun e tij, i cili humbi jetën, shoqërohet në Polici 27-vjeçari.
Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte. Dyshohet se nga pakujdesia shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës.

Menjëherë pas njoftimit të marrë u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasin K. K., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë vendore të Policisë Dibër vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes“, njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Bulqizë/ Vritet me armë zjarri 23 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Bulqiza, ku një person ka mbetur i vrarë.

Dyshohet se  23 vjeçari me iniciale E.B., është vrarë aksidentalisht me armë zjarri nga shoku i tij. Ai është dërguar  i pajetë në spitalin e Bulqizës rreth orës 03:30.

Priten të mësohen më shumë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë, mbi shkaqet dhe motivet.

LEXO EDHE:  15 qytetet më të mira në botë për vitin 2019

LEXO EDHE:  15 qytetet më të mira në botë për vitin 2019

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Familjet e pasura shpenzojnë 34 herë më shumë për arsimin se ato të varfra/ Lajmërohet polarizim i shoqërisë

Publikuar

-

Nga

Pabarazitë në arsim po rriten dita – ditës, teksa shtresat e popullsisë me të ardhura të larta po i rrisin shpenzimet për t’u arsimuar me ritme më të shpejta se ato të varfra.

Thellimi i pabarazive në arsim shtron premisat për thellimin e hendekut pasuror në të ardhmen.

Nga të dhënat e INSTAT shihet se në vitin 2019 familjet e pasura, që përfshihen në 20 përqindëshin me të ardhurat më të larta, i kushtuan arsimit gati 7% të shpenzimeve mujore, ndërsa familjet e varfra ato në 20 për qindëshin me të ardhura të ulëta shpenzuan për arsimin vetëm 0.2% të buxhetit mujor.

Nga të dhënat shihet se, shpenzimet e familjeve të “pasura” janë 34 herë më të larta se ato të familjeve të varfra.

Më shumë se mungesa e fondeve, familjet në nivelin e poshtëm të të ardhurave nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur arsimit, përderisa shpenzojmë më shumë nga buxheti i tyre për t’u argëtuar.

Arsimi, i cili është mjeti kryesor për të ndryshuar perspektivën e varfërisë për këto familje mbetet më i nënvlerësuar, sipas anketës së INSTAT për strukturën e shpenzimeve mujore në familjet shqiptare më 2019.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, familjet e varfra shpenzojnë vetëm 0.2% të buxhetit të tyre mujor për arritjet mësimore, në të kundërt shpenzimet për argëtim, restorante dhe hotele marrin 3.2% të buxhetit mujor të tyre. Shpenzimet për këto shërbime shihet të jenë 16 herë më të larta se, ato për arsim.

LEXO EDHE:  Pse kjo foto u bë virale në të gjithë botën!

LEXO EDHE:  Nuk lidhet vetëm me modën! Ja arsyeja përse Karl Lagerfeld mbante gjithnjë doreza

Siç shihet nga të dhënat e INSTAT, familjet me të ardhura të larta i kanë rritur shpenzimet për arsim me ritme shumë më të larta se familjet e varfra në dekadën e fundit.

Në vitin 2009, familjet me të ardhura të larta çonin 3.8% të shpenzimeve të tyre mujore për shërbimet arsimore, ndërsa në vitin 2019, ky tregues ishte 6.9%.

Familjet më të varfra në vitin 2009 i dedikuan vetëm 0.1% të buxhetit të tyre mujor shërbimeve arsimore, ndërsa në vitin 2019 ky tregues ishte 0.2%

Në të gjithë botën, arritjet arsimore janë guri i themelit për të ndryshuar perspektiven ekonomike të një vendi, ndërsa barazitë në arsim sigurojnë një rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të ekonomisë./Monitor

LEXO TE PLOTE