LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banka "Credins" dhuron inkubatorë për Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Glozheni”(Foto)

12 Prill 2019, 18:06, Aktualitet CNA
Banka "Credins" dhuron inkubatorë për Spitalin

“Credins Bank”, partnere e institucioneve publike dhe jopublike, ka dhuruar inkubatorë për foshnjat e Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik ?Koço Gliozheni?

Monika Milo, zv. Drejtoresha e Përgjithshme e “Credins Bank”, së bashku me zv. Ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ishin të pranishme në Spitalin Universitar Opsetrik Gjinekologjik “Koco Gliozheni” në të cilin, Credins Bank dhuroi inkubatorë për foshnjat e këtij materniteti.

“Credins Bank”, në mbështetje të objektivit 9 të vendosur nga Kombet e Bashkuara, ka investuar dhe zhvilluar politika për mbështetjen me financim të projekteve në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve jetësore.

Në këtë mënyrë, “Credins” investon në zhvillimin e një infrastrukture cilësore, duke i bërë këto instutucione të besueshme, të qëndrueshme dhe efikase në shfrytëzimin e burimeve dhe përdorim më të madh të teknologjive./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga