Ashpërsim i retorikës politike Beograd-Prishtinë para takimit të Berlinit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ashpërsim i retorikës politike Beograd-Prishtinë para takimit të Berlinit

Publikuar

-

Udhëheqësit politikë në Beograd dhe Prishtinë po ashpërsojnë tonin me akuza dhe kundërakuza para takimit të Berlinit. Shkas për grindje bëhet Masakra e Reçakut, të cilën Vuçiq e cilësoi si trillim të shqiptarëve,

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, nuk ka ndonjë parashikim nëse nga takimi i 29 prillit në Berlin, do të ketë ndonjë marrëveshje Kosovë-Serbi, por, gjithësesi ai këtë takim e sheh shumë të rëndësishëm për vendin. Haradinaj tha se këtë takim që drejtohet nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidenti francez Emanuel Macron, do ta shfrytëzojë për ta shtyrë përpara çështjen e liberalizimit të vizave.

“Është një nder që në emër të Kosovës e përfaqësojmë Kosovën në këtë takim. Është një takim me peshë dhe është mirë që ky takim do të drejtohet nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron. Takimi i 29 prillit është një mundësi që të ecim përpara edhe me liberalizimin e vizave”, tha Haradinaj.

Ashpërsim i retorikës politike

Por para këtij takimi, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e vendeve të rajonit të Ballkanit dhe ku do të flitet edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe normalizimin e marrëdhnëieve, është ashpërsuar retorika politike ndërmjet udhëheqësve kosovarë dhe atyre ne Serbi. Udhëheqësit politik të Kosovës reaguan ashpër pas një deklarate të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq, i cili tha se është e vërtetë një deklaratë e një ministri serb të Kosovës Ivan Teodosijeviq, i shkarkuar nga qeveria Haradinaj ku tha se “masakra e Recakut në Kosovë në vitin 99 ishte trillim i shqiptarëve”.

Për këtë deklaratë të Vuciqit, u shpreh i tronditur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, që e cilësoi deklaratë fyese për Kosovën. “Shpreh brengën time për këto deklarata ofenduese që vijnë nga zyrtarët në Beograd, duke mohuar në këtë kohë, masakrat mbi civilët e pafajshëm të bëra nga forcat e qeverisë serbe në vitet ’98-’99. Duke mohuar Reçakun dhe qindra masakra të tjera, kjo është thellësisht shqetësuese dhe nuk jep një sinjal për pajtim”, thotë në reagimin e tij, Presidenti Thaçi.

Edhe partitë politike opozitare në Kosovë në raport me këto deklarime të zyrtarëve në Beograd, janë në një linjë me Presidentin Thaçi. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se “Kosova nuk guxon të hyjë në aventura për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë derisa kjo e fundit të mos e njohë shtetin e Kosovës”.

“Si mund të negociohet me dikë që e quan fabrikim masakrën e Reçakut?! Kështu ka deklaruar presidenti serb. Kjo është sikur të mohohet holokausti. Duhet të jemi unik dhe të kërkojmë reagim të fuqishëm nga e gjithë bota demokratike kundër këtyre deklarimeve të Beogradit. Është e qartë se do të na duhen vite dhe ndërrim të disa qeverive në Beograd para se atje politikanët t’i thërrasin ndërgjegjes për krimet e bëra në Kosovë nga shteti serb”, thotë Avdullah Hoti, duke shtuar se “vetëm atëherë Serbia mund të bëjë hapin e madh për njohjen e shtetit të Kosovës dhe normalizim të marrëdhënieve.

BE kërkon dalje nga rrethi vicioz

Në muajt e fundit, sidomos që nga ndërprerja e dialogut Kosovë-Serbi dhe vendosja e taksës për mallrat serbe, ka pasur ashpërsim të tonit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me akuza dhe kundër akuza. Serbia thotë se pa u hequr taksa, nuk rifillon dialogun me Kosovën, ndërsa, Prishtina zyrtare thotë se taksa mund të hiqet vetëm kur Serbia ta njohë pavarësnë e Kosovës. E kjo situatë nuk po i pëlqen komisionerit të BE-së për zgjerim Johannes Hahn dhe ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së. Në një letër kembim që po e publikojnë mediet në Prishtinë, thuhet se, “Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi të dalin prej rrethit vicioz dhe t’i ndalojnë provokimet e ndërsjella”.

“Bashkëpunimi rajonal, paqja dhe pajtimi varen nga përkushtimi që tregojnë të gjitha palët, guximi dhe lidershipi politik. Fatkeqësisht, ajo që kemi parë së fundi është e kundërta e kësaj, veçanërisht spiralja e veprimeve në muajt e fundit mes Prishtinës dhe Beogradit, duke reaguar me provokime ndaj njëri-tjetrit”, publikojnë mediet në Prishtinë, një pjesë të letrës së Johanes Hahn.

Haradinaj kritika Mogherinit

Në të njëjtën linjë u shprehen edhe Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara, G7, në takimin e tri dite më parë që u mbajt në Francë, ku ftuan Serbinë dhe Kosovën që të angazhohen në mënyrë konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve përmes marrëveshjes gjithëpërfshirëse e ligjërisht të detyrueshme. “Pa normalizimin efikas e gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë e Kosovës përmes dialogut me ndërmjetësim të BE-së, nuk mund të ketë stabilitet afatgjatë në rajon”. Por, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon ta drejtojë gishtin e akuzës pikërisht tek Bashkimi Evropian, përkatësisht te shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini, për atë që ai e quan “devijim të dialogut Kosovë-Serbi. Zyrtarët e BE-së në Prishtinë, thonë se “taksa e vendosur ndaj produkteve serbe ka vashtirësuar zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA). Por, kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se taksa nuk e pengon dialogun, ndërsa, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së Federika Mogherini, sipas tij “ka shkaktuar trauma me diskutimet për shkëmbim territoresh”.

“Pse agjenda evropiane ka pengesa për t’u zbatuar. Po, një vështirësi të madhe e kemi nga komisionerja Federica Mogherini, për faktin se e ka devijuar dialogun me diskutimet për ndërrim të territorit, dhe na ka shkaktuar trauma politike të brendshme dhe në rajon. Fatkeqësisht, një pjesë e energjisë time dhe Qeverisë time ka shkuar për të kundërshtuar një temë si kjo,” ka thënë kryeministri Haradinaj në një konferenë në Prishtinë ku u fol për reformat në Kosovë dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA)./DW/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Thellohen përplasjet/ Voltana Ademi sfidon Ramën

Publikuar

-

By

Ndërkohë që ditët e fundit përplasjet mes mazhoramcës dhe opozitës janë thelluar, pas dekretit të presidentit Meta, i cili shfuqizoi 30 qershorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka ndërmarrë një tjetër lëvizje

Mësohet se Bashkia e Shkodrës ka refuzuar lejen për mitingjet e PS-së, duke sfiduar kështu hapur mazhorancën.

Kryebashkiakja i ka dërguar dje një letër zyrtare, komisariatit të policisë së Shkodrës, dhe vetë Partisë Socialiste, ku i njofton se Bashkia nuk miraton asnjë leje për asnjë subjekt politik për aktivitete elektorale.

Në letrën dërguar shefit të komisariatit, Voltana Ademi shkruan: “Çdo aktivitet politik elektoral që mund të zhvillohet në sheshet publike të hapura në qytetin e Shkodrës konsiderohet i paligjshëm dhe për rrjedhojë Bashkia Shkodër nuk miraton leje për asnjë subjekt politik”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Lëvizte me armë/ Qytetarët i bëjnë “gjëmen të fortit” të Lushnjes

Publikuar

-

By

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lushnjes, pas denoncuimit nga qytetarët, pasi lëvizte me armë zjarri pa leje.

Në kuadër të bashkëpunimit me qytetarët për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, si dhe në sajë të punës së mirëorganizuar nga efektivët e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u godit një tjetër rast në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin: A. L., 29 vjeç, banues në Lushnjë.

29 – vjeçari është denoncuar nga qytetarët se lëvizte me armë zjarri pa leje.

Shërbimet e Policisë Lushnjë, pas kontrollit të automjetit që drejtohej nga ky shtetas, gjetën në çantën e tij të krahut 1 armë zjarri tip “pistoletë” me 1 krehër dhe 15 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Le të bëjmë një tjetër”/ Emina Cunmulaj “kërkesë” publike bashkëshortit për të…

Publikuar

-

Modelja shqiptare e cila tashmë jeton në Amerikë, Emina Cunmulaj dëshiron një tjetër fëmijë.

Modelja shqiptare e cila ka dy vajza, i ka bërë kërkesën publikisht bashkëshortit për të bërë një tjetër bebush.

Përmes një urimi në Instagram, Emina i uron përvjetorin partnerit Sam dhe i shpreh dëshirën për t’u bërë sërish prindër:

“Dashuria ime, gëzuar përvjetorin. 4 vjet dhe 2 bebe të bukura. Jeta është e bukur. Psssstttt le ta bëjmë një tjetër”, shkruan Emina.

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:48 - 19 Qershor, 2019

Trump premton dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm

Presidenti Donald Trump, i cili nisi zyrtarisht fushatën për rizgjedhje, thotë se autoritetet amerikane të emigracionit do të fillojnë deportimin...

Aktualitet20:38 - 19 Qershor, 2019

Kapet sasia më e madhe e drogës në historinë e SHBA

Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA. Bëhet fjalë...

Aktualitet19:08 - 18 Qershor, 2019

A i ka mbajtur Presidenti Trump premtimet e bëra?

Ndërsa demokratët vazhdojnë përplasjen njëvjeçare për të parë se kush do të sfidojë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet 2020, presidenti...

Aktualitet18:47 - 18 Qershor, 2019

Erdogan e quan “martir”/ Funerali i ish presidentit egjiptian, Mohamed Morsi

Ish presidenti egjiptian Mohamed Morsi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vend, i cili u detyrua më...

Aktualitet18:39 - 18 Qershor, 2019

Shtetet e Bashkuara ratifikojnë marrëveshjen e ekstradimit me Kosovën

Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, tha të martën se ka marrë një letër të nënshkruar presidenti i Shteteve...

Aktualitet18:26 - 18 Qershor, 2019

Gjoka bën deklaratën që nuk pritej: Më mirë që na ra Debreceni

Kukësi do të përballet me Debrecenin në turin e parë të Europa League dhe në kampin verilindor e kanë pritur...

Aktualitet19:48 - 17 Qershor, 2019

Ndërron jetë në sallën e gjyqit ish Presidenti i “Pranverës Arabe”

Mohamed Morsi, ish presidenti i  Egjiptit, i dalë pas lëvizjes së njohur si “Pranvera Arabe”, që rrëzoi nga froni presidencial...

Aktualitet19:04 - 17 Qershor, 2019

Vizitë në Sarajevë/ Palmer: Rusia po bllokon Ballkanin Perëndimor

Zëvendësi i ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ka deklaruar se SHBA angazhohet për një raport...

Aktualitet18:37 - 17 Qershor, 2019

Vendimi pritet të shtyhet/ Mogherini: Çelja e negociatave të bëhet sa më shpejt

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme edhe njëherë ka kërkuar nga vendet anëtare të BE...

Aktualitet18:31 - 17 Qershor, 2019

Maqedoni e Veriut, hidhet poshtë varianti i zgjedhjeve të parakohëshme

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur të dielën në mbrëmje se nuk do të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare...

Aktualitet18:18 - 17 Qershor, 2019

“I ke dhënë ndonjë gjë a si ke dhënë”/ Qytetari i ankohet drejtorit të Ramës se nuk ka marrë lekët e votave

Në audiopërgjimin nr.5, publikuar nga gazetari i “Bild”, zbulohet biseda mes drejtorit në ministrinë e Brendshme Arben Keshi me dy persona...

Aktualitet14:13 - 17 Qershor, 2019

Lëvizja pa viza/ Avramopoulos: Kujdes, BE do të marrë masa

Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve në BE po rritet. Veçanërisht persona nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor e kanë...

Aktualitet12:00 - 17 Qershor, 2019

Presionet dhe sinjalet/ Grindje serioze mes Iranit dhe Britanisë së Madhe

Edhe Britania e Madhe beson se Irani qëndron pas sulmeve ndaj dy anijeve. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në Teheran, i...

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Trending

Read previous post:
Gjermania: Ballkani është detyrë e Evropës

Stabiliteti dhe zhvilimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor ka një rëndësi shumë të madhe për Gjermaninë. Këtë e theksoi zëdhënësi...

Close