LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali, një 5-vjeçare në qeli/ Trondit Jorida Tabaku

11 Prill 2019, 11:40, Aktualitet CNA
Skandali, një 5-vjeçare në qeli/ Trondit Jorida Tabaku

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka denoncuar policinë, pasi sipas saj kanë dërguar në qeli një të mitur 5-vjeçare.

“Skandali i radhës. Minorenet brenda komisariatit 4 dhe mbi të gjitha një vogëlushe në moshën 5-vjeçare. Përfunduan në qelitë e ftohta pasi i zgjuan me gaz lotsjellës përpara dy ditësh, i nxorën nga shtëpia sikur të ishin terroristë dhe i futën në qelitë e ftohta”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

Sipas saj, në kundërshtim me çdo akt, këto janë kriminelët që arrestojnë minorenë dhe u ikën hajduti poshtë hundëve në mes të Aeroportit.

“Kjo është policia në shërbim të Ramës që i nxin faqen Shqipërisë përditë” shkruan më tej Tabaku./CNA.al

Lajmet e fundit nga