LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrimi i pronave/ Reagon ish-deputeti socialist

11 Prill 2019, 18:19, Aktualitet CNA
Sekuestrimi i pronave/ Reagon ish-deputeti socialist

Ish deputeti socialist, Arben Ndoka në një postim në rrjetet sociale ka mohuar të ketë tokë dhe aq më tepër t?i jetë sekuestruar sikurse yu lajmërua pak më parë.

Sipas tij, ai nuk ka asnjë metër tokë askund dhe nuk ka shance që të konstatohet prona apo firma të falsifikuara.

Postimi i plotë i Ndokës:

Shpesh here viteve te fundit qe pas angazhimit tim ne politike , akuzat ndaj meje hiperbolizohen. Nuk e di ku jane keto prona qe me paskan konfiskuar mua, kur une nuk kam asnje meter toke askund.

Pse nuk e dokumentoni me fakte atehere meqenese me papergjegjshmerine me te madhe postoni lajme te tilla mediokre? Prokuroria mund te sekuestroje dhe detin Adriatik, por une nuk kam asnje meter toke te sekuestruar e as te pa sekuestruar. Ska shans as prokuroria, as portalet, as oficeret gjyqesor profesionist te konstatojne prona apo firma te falsifikuara qe kane te bejne me mua.Akuzat ndaj meje dhe arrestimi im dihet ku e ka bazen../CNA.al

Shifra marramendëse/ Prokuroria sekuestron pronat e ish-deputetit socialist

Lajmet e fundit nga