Connect with Us

LSI bën thirrjen urgjente/ Të shkarkohen Xhaçka dhe Lleshaj

Aktualitet

LSI bën thirrjen urgjente/ Të shkarkohen Xhaçka dhe Lleshaj

Publikuar

-

LSI i përgjigjet Ballës/ Selinë e PS e goditën socialistët, teatrit të qeverisë i erdhi fundi

Pas kërkesës së Presidentit Ilir Meta drejtuar shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për informacion lidhur me vendosjen e ushtrisë në Rinas, ka ardhur reagimi nga ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka.

Në një postim në rrjetet sociale, Silva Caka kërkon shkarkimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt dhe ministres Olta Xhaçka.

Sipas saj, ndërhyrja e strukturave të Forcave të Armatosura në një aeroport civil (jo ushtarak), pa shpallur më parë gjendjen e jashtëzakonshme, është shkelje e rëndë e Kushtetutës.

Gjithashtu Silva Caka thekson se “vendimi i Ministres së Mbrojtjes, për të vendosur Policinë Ushtarake dhe Batalionin Special të Forcave të Armatosura në Aeroportin Kombëtar të Rinasit, pa qënë në gjendje lufte, apo pa shpallur më parë gjendjen e jashtëzakonshme, është në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe për këtë arsye, ajo duhet të shkarkohet”.

Postimi i plotë:

Të shkarkohen Sandër Lleshaj dhe Olta Xhaçka!

Neni 173 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thotë:

“1. Në rast rreziku për rendin kushtetues dhe për sigurinë publike, Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave, mund të vendosë në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit gjendjen e jashtëzakonshme, e cila zgjat për aq kohë sa vazhdon rreziku, por jo më shumë se 60 ditë.

2. Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme ndërhyrja e forcave të armatosura bëhet me vendim të Kuvendit dhe vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje të rivendosin rendin.

3. Zgjatja e afatit të gjendjes së jashtëzakonshme mund të bëhet vetëm me pëlqim të Kuvendit çdo 30 ditë, për një periudhë jo më shumë se 90 ditë.”

LEXO EDHE:  Fushata e llogaridhënies/ E moshuara shpërthen ndaj ish-ministrit të LSI

Së pari, siguria kombëtare është shkelur rëndë me ngjarjen e datës 9 prill dhe për këtë arsye do duhej të ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme, të paktën në zonën ku pozicionohet Aeroporti i Rinasit, siç parashikohet në pikën 1 të nenit të mësipërm;

Së dyti, ndërhyrja e strukturave të Forcave të Armatosura në një aeroport civil (jo ushtarak), pa shpallur më parë gjendjen e jashtëzakonshme, është shkelje e rëndë e Kushtetutës;

Së treti, injorimi i Kuvendit të Shqipërisë, nuk bën gjë tjetër përveçse fakton edhe një herë, që ai Parlament është ilegjitim dhe këtë e dinë edhe anëtarët e tij, që mbajnë edhe postin e Ministrave;

Së katërti, ndërhyrja e strukturave të Forcave të Armatosura, ndodh kur policia e shtetit nuk është në gjendje të rivendosë rendin. Me këtë urdhër, Ministrja e Mbrojtjes, vetëm sa faktoi që forcat e Policisë së Shtetit, janë të paafta për menaxhimin e situatave të tilla;

Së pesti, paaftësia e forcave të Policisë së Shtetit, në parandalimin dhe trajtimin e kësaj ngjarjeje, do duhej të pasohej urgjent me dorëheqjen ose shkarkimin e Ministrit të Brendshëm (i cili jo rastësisht është edhe ish-ushtarak);

Së fundi, vendimi i Ministres së Mbrojtjes, për të vendosur Policinë Ushtarake dhe Batalionin Special të Forcave të Armatosura në Aeroportin Kombëtar të Rinasit, pa qënë në gjendje lufte, apo pa shpallur më parë gjendjen e jashtëzakonshme, është në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe për këtë arsye, ajo duhet të shkarkohet!!!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Forumi Ekonomik Rajonal/ Firmosen tre marrëveshjet e mëdha në Shkup

Publikuar

-

Nga

Forumi Ekonomik Rajonal/ Firmosen tre marrëveshjet e mëdha në Shkup

Në mbledhjen e Forumit Ekonomik Rajonal në Shkup, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë firmosur tri marrëveshjet e mëdha.

Mobilizimi i tre vendeve për katastrofat natyrore, lehtësimi i importit dhe eksportit dhe qarkullimi i lirë në tregun e punës, këto janë tre marrëveshjet që u frimosën në Forumin Ekonomik Rajonal.

Pas firmosjes së marrëveshjeve është prezantuar emri i nismës ‘Ballkani i Hapur’ dhe nuk do të përdoret më termi që i është referuar deri më tani.

LEXO EDHE:  LSI prezanton programin politik/ Haxhinasto: Duhen para që të mbahen premtimet

LEXO EDHE:  Meta e thotë troç/ Nuk më intereson as PD, as LSI dhe as PS

3 marrëveshjet e firmosura

1-Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.

2-Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.

3-Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I nxehti vazhdon edhe në Gusht/ Temperaturat e larta mbi 40 gradë Celsius

Publikuar

-

Nga

Temperaturat “thyejnë” termometrin/ Nga e hëna i nxehti afrikan ‘godet’ Shqipërinë

Sipas Meteoalb, i nxehti afrikan do të vijojë edhe në në muajin e ardhshëm. Parashikohet se me datën 1 Gusht, temperaturat do të ngjiten derim 42 gradë Celsius.

Ndërkohë që ditët e fundit të muajit Korrik priten të mbyllen me temperatura të larta gjithashtu, deri në kufirin e 40 gradë Celsius./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Afera me inceneratorët/ SPAK ka prova të korrupsionit në Fier

Publikuar

-

Nga

Qyteti i Fierit, mëngjesin e djeshëm është zgjuar nën pushtetin e tymit, për shkak të djegies së mbeturinave urbane.

Edhe sot është e njëjta situatë, qyteti shfaqet i nxirë nga bloza dhe njerëzit në rrugë mezi dallojnë njëri tjetrin, ndërsa automjetet janë të detyruar të lëvizin me drita të gjata. (Lexo këtu)

Sot  CNA.al publikoi një tjetër video të djegies së plehrave, ndërkohë që jepen 30 milionë euro për inceneratorin e Fierit

Inceneratori duhej të kishte nisur nga puna shumë muaj më parë, ashtu siç Kryeministri Edi Rama  kishte premtuar më herët.

Por, sot jemi në kulmin e sezonit turistik, jemi në fund të Korrikut dhe qyteti i Fierit është i mbuluar nga tymi.

Prej dy ditësh po digjen plehrat në Mbrostar, duke kryer kështu një krim mjedisor. (Lexo këtu)

Në vend që këto plehra të digjeshin nga inceneratorët, sot po rrezikojnë jetën e qytetarëve të Fierit, të cilët janë detyruar të largohen edhe nga shtëpitë, nga tymi dhe bloza e mbeturinave.

Zona e mbetjeve duhej të kthehej në një park të gjelbër, por sot plehrat po digjen dhe inceneratori ka mbetur në tentativë, dhe as po funksionon dhe s’dihet se kur do të funksionojë, megjithëse shqiptarët kanë paguar miliona.

LEXO EDHE:  “Fatjonat” e Kuvendit që besojnë te ringjallja

LEXO EDHE:  "Fatjonat" e Kuvendit që besojnë te ringjallja

SPAK-u ka prova të korrupsionit në Fier. Drejtuesi i SPAK Arben Kraja, mund të shkojë me makinë dhe të shikojë provën e aferës korruptive të  inceneratorëve.

Nëse vërtet SPAK është për drejtësi ashtu siç trumbeton, atëherë, Arben Kraja dhe prokurorët e tij, të marrin rrugën drejt Fierit, ndonëse do të jenë të detyruar të udhëtojnë në qytet me drita të gjata, por nga ana tjetër mund të sigurojnë provat për të cilat flasin se mbështeten.

Çfarë ka ndodhur me 30 milionë eurot e inceneratorit, pse nuk ka përfunduar, kush abuzoi me taksat e qytetarëve dhe më pas mori gucimin ti çojë ata drejt helmimit dhe vdekjes, duke iu vënë flakën mbeturinave?

Janë të gjitha këto pyetje por edhe më tepër që SPAK duhet t’u japë përgjigje dhe të hedhë dritë mbi aferën korruptive të inceneratorëve, duke çuar para drejtësisë përgjegjësit, kushdo qofshin ata.

Video që CNA.al ka sjellë dje dhe sot janë prova që hedhin dritë mbi aferën korruptive të inceneratorit të Fierit.

LEXO TE PLOTE